Policia ruse ka njoftuar se një student 16 vjeç, brilant në mësime, me thuajse të gjitha notat A, vrau të gjithë anëtarët e familjes së tij. Timur Kimaletdinov, nga Rusia, masakroi nënën e tij “të dashur”, motrat binjake katër vjeçe dhe dy gjyshërit në një sulm brutal natën që ka lënë fshatin e tij “të tronditur”.
Author: tirana
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Cërrik, duke lënë të plagosur pesë persona. Policia njofton se ngjarja është shënuar në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”, teksa drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një lokal. Njoftimi i policisë: Cërrik Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”, Cërrik, drejtuesi i mjetit J.Ç., 38 vjeç, nga Cërriku, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një lokal. Për pasojë janë lënduar jashtë rrezikut për jetën 5 persona, që ishin duke drekuar në lokal. Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen shumë të ndjeshme, që ka prekur thellë zemrat e gjithë shqiptarëve dhe më gjerë, 15-vjeçaren nga Fushë-Kruja, Elona Kuburja, e cila vuan nga një sëmundje shumë e rëndë dhe e rrallë. Vajza me fytyrë engjëllore është nisur pasditen e sotme për kurim në Turqi, ndërsa Rama shkruan në “Facebook” se rasti është ndjekur me përkushtim të plotë dhe shumë përparësi. Sipas kreut të qeverisë, Elona do të kurohet në një spital publik të specializuar në Turqi, duke shtuar se të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga qeveria shqiptare. “Duke qenë se jo…
Asnjëherë mos e zemëroni pronarin e një restoranti shqiptar- kështu e nis një artikull gazeta italiane, ‘Corriere”, një ndër më të mëdhatë në vend. Një grup turistësh spanjollë, shkruan gazeta, u larguan nga një restorant në Porto Palermo në jug të Shqipërisë, duke mos vlerësuar shërbimin e ofruar. Një gjest që pronari, Mihal Kokedhima, nuk e pëlqeu aspak aq sa ndoqi furgonin iberik. Në artikull thuhet se burri e ngjit mbi furgon duke arritur të thyej xhamin për të depërtuar brenda. Kështu ndodhi për mbi tre kilometra, ndërsa brenda njëri prej djemve shqiptar, shkelmonte pronarin e restorantit, ndërsa vizitorët ishin…
Kjo javë e sapo nisur pritet të sjellë temperatura të larta në të gjithë territorin e vendit, ndërsa do të mbizotërohet nga kthjellimet. Sipas Meteoalb, temperaturat vijojnë të rriten gradualisht, ndërsa pritet që të kapin vlerën e vlerat 35⁰C – 36⁰C. “Kjo jave MBIZOTEROHET nga kthjellime dhe temperatura te larta, ne te gjithe territorin Gjate pasditeve ne zonat malore priten kalime vranësirash te lehta. Temperaturat e ajrit VIJOJNE te rriten gradualisht duke shenuar ne mesdite vlerat 35⁰C – 36⁰C”, shkruan Meteoalb.
Aktori i famshëm, Dëayne Johnson ka kurorëzuar dashurinë me partneren e tij prej shumë vitesh, Lauren Hashian. Lajmi i gëzueshëm u dha nga vetë 47-vjeçari, përmes një sërë fotografish të postuara në llogarinë e tij, në Instagram. “Ne pranuam. 18 gusht 2019. Haëaii”, shkroi Johnson. Dyshja është bashkë që prej vitit 2007 dhe kanë dy vajza, Jasmin-n 3 vjeçe dhe Tiana-n, 15 muajshe. I njohur ndryshe me nofkën “The Rock” (Guri), ish-profesionisti i ërestling-ut fitoi vëmendjen e audiencës, veçanërisht me pjesëmarrjen në filmin “The Fast and the Furious “, në rolin e Luke Hobbs.
Shkenca mjekësore ka arritur të testojë me sukses vaksinën kundër alergjisë maceve. ‘’HypoCat’’ mund të injektohet te macet për të asimiluar proteinën e padëshiruar ‘’Fel-d1’’, e cila bashkohet me zbokthin te macet. Ky kombinim shkakton probleme te alergjikët, si: skuqje të syve, tështitje etj. Megjithatë, vaksina ende nuk është hedhur në treg.
Drejtori i Burgut 313 në kryeqytet Maksim Hamitaj është pezulluar ditën e sotme nga detyra me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili. Shkak i ndëshkimit të Hamitajt ka qenë favorizimet ndaj të dënuarit Emiliano Shullazi, duke e lejuar të ketë takime të veçanta me anëtarët e tjerë të grupit të tij kriminal. Në vend të Hamitajt është caktuar drejtori i Burgut të Durrësit Qazim Hoxha. Vendimi vjen në kohën kur do të mbyllen procedurat për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të burgjeve të Shqipërisë, iniciativë e ndërmarrë nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni.
Trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha dhe moderatori i njohur Ledion Liço, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të dytë. Sara është në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël dhe pas London-it, do të bëhet sërish me djalë. Më herët, ajo ka rrëfyer se e ka menduar emrin e të voglit që para se të ngelte shtatzënë dhe ka thënë se do të jetë sërish një emër i një qyteti të njohur europian. Vazhdimisht në Instastory ajo ka qëndruar në kontakt me ndjekësit, duke ndarë ecurinë e shtatzënisë së saj. Ditën e sotme, Sara ka rrëfyer se…
Këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj janë një ndër çiftet më të njohura të shoëbiz-it shqiptar, të cilët një muaj më parë e bënë publike lidhjen e tyre në emisionin “Treshat”. Jonida u afrua ta puthë Romeon në faqe ndërsa ai iu drejtua në buzë, duke shkatuar të qeshura mes çiftit dhe publikut. Dy javë më parë. ata u fotografuan duke u puthur teksa shijonin pushimet së bashku, mirëpo fansat po mendojnë se tashmë gjërat s’po shkojnë mirë mes tyre. Postimet e tyre në Instagram kanë lënë të kuptohet se diçka ka ndodhur mes çiftit. “Numëro bekimet e tua,…
Një situatë aspak normale trafiku makinash është krijuar ditën e sotme në aksin rrugor Vorë – Rinas – Fushë- Krujë. Në këta aks rrugor, radha e makinave është mbi 15 kilometra. Shkak për këtë trafik janë bërë punimet në Urën e Fushë-Krujës. Ky segment rrugor shpesh herë bëhet objekt trafiku të rënduar të automjeteve. Aksi rrugor Vorë-Rinas-Fushë është bllokuar për minuta të tëra. Raportohet se shkak për shtimin e radhëve të automjeteve janë bërë ndërhyrjet në Urën e Fushë-Krujës. Kjo ka bërë që të krijohet një gjatësi trafiku prej 15 km. Në jo pak raste punimet në mes të akseve…
Marrëdhënia miqësore midis këngëtarëve të njohur Erik Lloshi dhe Anxhela Peristerit ngjan se është prishur. Këngëtarja nuk ka qenë prezente në dasmën e Erik Lloshit, por sipas zërave të fundit, ajo ishte e ftuar në një dasmë tjetër bashkë me mikun dhe kolegun e saj Aurel Thëllimi. Lloshi dhe Peristeri njiheshin për marrëdhënien e mirë midis tyre dhe bashkëpunim në disa këngë.