Qumështi i nënës ka përbërje të tillë që i përshtatet plotësisht nevojave të foshnjes gjatë 5-6 muajve të parë të jetës. Qumështi i nënës tretë plotësisht dhe me lehtësi nga organizmi dhe aparati tretës i fëmijës. Përse tretet më lehtë dhe ndikon në zhvillimin e fëmijës? Dihet rëndësia që kanë proteinat për zhvillimin e trupit dhe të trurit. Proteinat në qumështin e gjirit gjenden në atë sasi që i duhen organizmit të fëmijës. Ato kanë një përbërje të veçantë dhe thithen e përvetësohen plotësisht nga organizmi i tij. Proteinat në qumështin e lopës gjenden në sasi më të madhe por…
Author: tirana
Është konstituar sot Këshilli Bashkiak i Shkodrës mes përplasjeve të ashpra të protestuesve opozitarë dhe policisë. Në videon e mëposhtme shihet momenti kur në Bashkinë e Shkodrës mbërrijnë deputeti Tom Doshi dhe këshilltarët socialistë. Siç mund ta shihni dhe në video, deputeti Doshi dhe këshilltarët e PS janë goditur nga protestuesit me shishe uji, teksa kanë kaluar mes turmës së qytetarëve shkodranë dhe policisë për të hyrë në ambientet e bashkisë.
Lajmi se përdorimi i deodorantëve mund të rrisë mundësinë e zhvillimit të kancerit të gjirit ka qarkulluar në rrjet për një kohë të gjatë dhe gjen hapësirë të madhe tani që është nxehtë. Herë pas here, faji i vihet aluminit ose parabenëve që gjenden në këto produkte, të cilat shoqërohen me një efekt kancerogjen. Por a është kjo e vërtetë? Në të vërtetë nuk ka të dhëna shkencore që mbështesin lidhjen midis përdorimit të deodorantëve dhe kancerit të gjirit. Përbërësit në deodorant Hipotezat që kontribuan në përhapjen e lidhjes midis deodorantëve dhe kancerit të gjirit janë të ndryshme. Një pjesë…
Pallate të bardha të ndritshme me shtylla prej guri dhe shqiponja të arta mbi çati, shtëpi me fasada tërheqëse, kafene të populluara mbi tarraca, struktura më kupolë të stërmadhe e Katedrales moderne “Ngjallja e Krishtit”. Një udhëtim me taksi nëpër kryeqytetin e Shqipërisë është si një turne nëpër ndalesat kryesore të historisë shqiptare – dhe pse jo një pjesë e pazbuluar e Europës. Kështu e nis artikullin e saj gazeta e përditshme gjermane “Ëelt” kushtuar Shqipërisë për të cilën thotë se po shndërrohet në një destinacion të turizmit kulinar. Vendi nuk është akoma i mbipopulluar ndonëse shquhet për pushime në…
19 gushti është Dita Ndërkombëtare e Dembelizmit. Në shtete të ndryshme të botës, njerëzit i kushtohen çlodhjes dhe shkëputjes nga stresi i përditshëm. Kohë më parë, Çajupi shkruante: “Burrat nën hije, lozin, kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga gratë rrojnë.” Por sot si jane shqiptarët: punëtorë apo dembelë? Kështu, “më dembelë nuk bëhet” shprehet një djalë, e ndërsa një zotëri i ardhur nga emigracioni thotë se “ne jemi si komb dembelë”. Ndërkohë, një grua që po nxiton për punë deklaron: “Unë jam punëtore për vete. Por ne shqiptarët jemi pak dembelë, duam të rrimë gjithë ditën nëpër kafe.” Dikush…
Tre shtetas shqiptarë, të tre të lindur në Dibër, janë arrestuar nga Policia italiane dhe ajo shqiptare, pasi për ta ishte dhënë vendimi “arrest me burg” nga Gjykata e Rietos, Itali, më 25.06.2019. Ata akuzohen për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Dy prej të arrestuarve, B. GJ., 38 vjeç, dhe Q.A.(M), 32 vjeç, lindur dhe banues në Dibër, janë arrestuar nga policia shqiptare, ndërsa pjesëtarja e tretë e grupit, H.R., 49 vjeçe, është arrestuar në Fiano Romano…
Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi, i cili kohë më parë shkaktoi polemika me fjalimin që mbajti në Kuvendin e PD, në një postim në rrjetet sociale shkruan se kreu i PD-së, Lulzim Basha duhet minimumi të kërkojë votëbesimin nga anëtarësia. Elezi numëron 10 gabimet që sipas tij ka bërë Lulzim Basha dhe për të cilat duhet të mbajë përgjegjësi. Gjithashtu Elezi ka shigjetuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Bujar Nishani, ndërsa thekson se mosreagimi i tyre për krizën në PD dhe një analizë të detajuar të situatës i ngarkon ata me bashkëfajsi.
Këtë vit kanë rënë në sy dukshëm trendet më të përhapur të unazave të fejesës. Gurë të shndritshëm me ngjyrë, unaza antike, ar, ngjyrë rozë. Janë këto disa nga opsionet e pafundme që mund të zgjidhni. Ato janë ndër simbolet më karakteristike të lidhjes në fejesë midis një femre dhe një mashkulli. Për t’u ndalur tek trendet më “in” të këtij sezoni dhe nëse ende nuk e keni ndarë mendjen se cfarë lloj modeli do të zgjidhni, ja ka po vijmë me disa nga modelet më të njohura dhe më të klikuara nga klientet femra. Unazat Rose Gold Ky metal…
Policia ka arrestuar në flagrancë për “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës”, shtetasin A.Sh., 41 vjeç, banues në Vlorë. Seksioni për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij pasi ditën e djeshme ky shtetas ka shkelur Urdhërin e Gjykatës duke shkuar në banesën e familjarëve të tij në lagjen “28 Nëntori” dhe ka dhunuar psikologjikisht vëllain, nënën e tij por edhe të afërm të tjerë për motive të dobëta. 41-vjeçari ka qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.
Nga Kersten Knipp 13 civilë të vdekur të premten, 7 të shtunën: Rimarrja e provincës së Idlibit nga trupat siriane dhe aleatët po përparon, por me çmimin e lartë të paguar nga civilët e qytetarët paarmatosur. Sipas vlerësimeve të OKB-së, që nga fillimi i ofensivës në prill kanë humbur jetën më shumë se 500 civilë në Siri, rreth 300.000 vetë janë arratisur nga rajoni. Kur të bjerë brenda një kohe edhe Idlibi, atëherë Asadi e merr kontrollin në shumicën e territoreve të vendit. Lufta do të merrte fund – por jo kriza për shumë sirianë. Nuk mund të pritet rend shtetëror…
Policia ka arrestuar kryetarin e FRPD-së në Shkodër, Arvid Bushatin. Arrestimi i tij vjen pas protestës së sotme në Shkodër. Ndërkaq, lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ish-deputeti Bardh Spahia. “Ishte nje arrestim i panevojshëm dhe i paligjshëm. Policia nuk kishte asnjë shenjë dalluese dhe asnjë mandat për ta arrestuar”, tha Spahia mes të tjerash për mediat.
Shumica e skuadrave italiane e kanë nisur sezonin dhe fillimisht po luajnë në Kupën e Italisë e më pas do të nisin ndeshjet e tyre në kampionat. Kështu, mbrëmjen e djeshme janë luajtur të tjera ndeshje të Kupës, aty ku në garë ka hyrë edhe Fiorentina që ka mundur me rezultatin 3-1 Monzën. Breshia e Ndojt është eliminuar pasi u mundu me rezultatin 2-1 nga Peruxhia, ndërkohë që është eliminuar edhe Verona. Këta të fundit, u mundën në shtëpi nga Kremoneze me rezultatin 1-2, në një ndeshje ku Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani ishin titullar. Në krahun tjetër, 18-vjeçari Omar…