I mbani mend shqiptarët? Ata erdhën papritur, 25 vite më parë. Erdhën të gjithë bashkë. Më parë nuk kishte asnjë prej tyre, por krejt papritur, ata ishin të gjithë këtu. Ata erdhën në anije dhe ishin aq shumë sa anijet nuk mund të shiheshin më. Anija ishte si një pemë Krishtlindjesh e përgatitur mirë, me dekorime, topa me shkëlqim, drita të bukura që mbulojnë gjithçka dhe nuk shihni më pemën të bredhit që është kryesorja. Pema e Krishtlindjeve që kanë të pasurit . Por ata nuk ishin të pasur, shqiptarët, ata ishin një mal me njerëz të varfër, ata ishin…
Author: tirana
Hygerta Sako ka treguar disa “sekrete” për karrierën e saj, duke na njohur me emisionet që do të moderojë në TVSH për sezonin e ardhshëm televiziv. Në një intervistë për Pamorama Plus, moderatorja Hygerta Sako është treguar e hapur dhe ka folur për ndjenjën e konkurencës dhe programin e ri televiziv që do të startojë së shpejti. Lidhur me konkurencën mes kolegëve ajo është shprehur: Konkurrenca sjell veç progres. Të bën të etur, të bësh më shumë e të kërkosh më shumë nga profesioni yt. Unë s’kam pse ndihem e rrezikuar, në momentin që jam profesioniste dhe punoj në një kanal…
Pamjet që shihni më poshtë janë ato aktualet, ku po punohet në vijën bregdetare të qytetit të Durrësit dhe pamjet e asaj cfarë pritet të duket e gjithë kjo zonë pasi të përfundojë me afat deri sezonin e ardhshëm sipas kryeministrit Edi Rama. “Ja edhe kantieri i Rilindjes Urbane, në vijën bregdetare të qytetit të Durrësit, e cila deri sezonin e ardhshëm, do të shndërrohet në një hapësirë publike spektakolare me shetitore e oaze për të gjitha moshat😁 DurrësiqëDuam☀️ ShqipëriaqëDuam🇦🇱”, shkruan shefi i qeverisë në FB.
Edhe nëse një dush i ftohtë nuk ju duket i këndshëm, kjo procedur ka shumë përfitime shëndetësore. Alternimi i ujit të nxehtë dhe të ftohtë do t’ju ndihmojë të përmirësoni qarkullimin e gjaku, rrjedhjen linfatike si dhe forcon sistemin imunitar. Gjithashtu ky veprim do ju ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së lëkurës, madje ndihmon në uljen e nivelit të stresit dhe stimulon uljen e peshës. Për të patur gjithë këto përfitime ju mjaftojnë 10 deri në 30 sekonda. Ja si duhet të veproni: Filloni me dushin tuaj normal, me ujë të ngrohtë. Në fund të tij ulni temperaturën e ujit. Lajuni me ujin…
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, thotë se shkodranët kanë “Kuvendin” e tyre të ri lokal. Balla thekson se “në çdo rast, kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese dhe kur bëhet fjalë për raportin e individit me ligjin, Partia Socaliste nuk investohet në asnjë debat. Ligji eshte i barabarte per te gjithe dhe ai vetëm duhet zbatuar nga kushdo.” Postimi i plotë i Taulant Ballës Sot shkodranët kanë “kuvendin” e tyre të ri lokal, të përbërë nga 51 këshilltarë bashkiakë të zgjedhur në Zgjedhjet Vendore të 30 Qershorit. Duke i uruar Këshillit të ri bashkiak urime në…
Për gjatë gjithë protestës së PD në Shkodër ku nuk kanë munguar edhe tensionet me policinë, mesa duket Voltana Ademi i ka ndjekur nga zyra e saj në Bashkinë e Shkodrës. Ajo nuk ka dalë për asnjë moment nga zyra, ndrësa pas protestës Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi dhe përfaqësues të tjerë të PD kanë shkuar në zyrën e saj për ta takuar. “Po shkojmë të takojmë kryebashkiaken legjitime” ka thënë Bardhi. Ndërkohë nga ana tjetër Këshilli Bashkiak me shumicë socialiste është konstituuar pa probleme.
Titulli prestigjioz i presidentit të Shteteve të Bashkuara vjen me përfitime që mund të quhen edhe luksoze. Përfitimet që ata kanë janë tepër të mëdha duke përfshirë pagën, akomodimin dhe shumë shërbime që posti ju mundëson. Ligji amerikan kërkon që presidentit të Shteteve të Bashkuara t’i paguhet pagë gjatë kohës që është në detyrë. Një president fiton një pagë prej 400,000 dollarësh dhe është ende në listën e pagave të qeverisë pas largimit nga detyra. Presidentit i është dhënë gjithashtu një llogari vjetore e shpenzimeve 50,000 $, 100,000 dollarë llogari udhëtimi të pakontestueshme dhe 19,000 dollarë për argëtim. Shtëpia e…
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas konstituimit të Këshillit Bashkiak në Shkodër. Në një status në Facebook, Basha thotë se “beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik”. “Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t’i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit. Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe…
Një tjetër incident ka ndodhur në Shkodër pas konstituimit të Këshillit të ri bashkiak. Mbështetësit e PD kanë qëlluar me shishe uji deputetin e PS në Shkodër, Tom Doshi. Incidenti ka ndodhur pasi Doshi ka dalë nga ambientet e Universitetit ku ka ndodhur mbledhja.
Arena Kombëtare nuk do të inagurohet as në ndeshjen e 10 shtatorit që përfaqësuesja kuqezi do të luajë në eliminatoret e Europianit kundër Islandës. Edhe pse nga federata shpresohej që impianti të ishte gati për muajin shtator ky afat tani është i pamundur. Edhe në faqen e UEFA-s ditën e sotme është bërë e ditur se sfida me Islandën do të zhvillohet në ‘Elbasan Arena’. Për ‘Report TV’ burime brenda federatës konfirmuan gjithashtu se ky lajm është i vërtetë. Më herët, ekzaktësisht më 17 qershor, vetë presidenti i federatës Armando Duka e kishte paralajmëruar diçka të tillë. “Ne i kemi…
Mbani mend kohërat kur mund të keni fjetur në natyrë. Nëse sot do të dëshironi të bëni sërish të njëjtën gjë duket thuajse e pamundur të realizohet. Ndhodh shpesh që për shkak të stresit dhe angazhimeve ju nuk mund të bëni gjumë mjaftueshëm. Një studim i Universitetit të Kolorados zbuloi se njerëzit që kaluan natën në një tendë flinin mesatarisht 10 orë dhe shkonin në shtrat 2 orë më herët sesa do të ishin në shtëpi. Ja pse ndodh kjo: 1. Ju jeni të ekspozuar ndaj dritës natyrore. Sipas një studimi në Universitetin e Kolorados, ekspozimi i vetes para dritës…
Analisti dhe gazetari, Artur Zheji ka folur sot për herë të parë për një lajm që qarkullon në disa portale se ai ka patur probleme shëndetësore. I pyetur nga portali 360gradë.al. Zheji ka pohuar se ndodhet në Sarandë me familjen dhe se lajmet që qarkullojnë për semundjen e tij të janë si “puçrrat që u dalin fëmijëve nga djersa e vapës”. Ai ka rrëfyer se ka kryer një ndërhyrje të lehtë kirurgjikale në Gjermani, por sipas tij këto tre muaj ka preferuar të kujdeset për vetën, duke hequr “prizat’ nga zhvillimet e përditshme. Zheji, më në fund si jeni? Do…