Author: tirana

Maturantët që nuk mundën t’i kalonin Provimet e Maturës kanë një mundësi të dytë, në mënyrë që të garojnë në universitete për vendet e mbetura bosh. Nga fundi i muajit gusht dhe deri në 6 shtator, maturantët të këtij viti, ato të viteve të kaluara ose që vijnë nga jashtë vendit, do kenë mundësi të japin provimet. Gjuhë e huaj – 27 gusht Gjuhë shqipe dhe Letërsi – 30 gusht Matematikë – 3 shtator Provim me zgjedhje – 6 shtator Provimet do të vlerësohen në mënyrë elektronike, ndërsa pyetjet me shtjellim ose esetë do të kalojnë në dy duar korrigjuesish.

Read More

Bukuroshja Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në Instagram, në të cilën u shfaq tejet provokuese. Këngëtarja u shfaq e veshur në bikini teksa në fotografi kishte vënë në plan të parë të pasmet. Kjo fotografi e Beatrixit ishte realizuar dy vite më parë, por thotë se vazhdon të jetë ndër të preferuarat e saj.

Read More

Një ngjarje e rende ka ndodhur ne Velipojë, ku një pushues nga Kosova ka humbur jetën. Dyshohet se viktima rreth 86 vjeç, nga Kosova, ka pësuar atak kardiak pasi ka hyrë ne ujë. Mësohet se viktima është identifikuar si Agush Kastrati.

Read More

Deputetja e PD, Rudina Hajdari ka reaguar menjëherë pas dorëheqjes së kryebashkiakut Valdrin Pjetri. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Hajdari shprehet çështja e Valdrin Pjetrit vërteton për të disatën herë se sa i korruptuar dhe i dështuar është sistemi ynë politik. Sipas deputetes, problemi nuk qëndron tek Pjetri, sa tek liderat partiakë që promovojnë figura të pista në pozicione të larta drejtuese. Më tej, Hajdari shton se ajo që është akoma dhe më shqetësuese, është se nuk ekziston një figurë politike për qytetarët që t’i besojnë. Statusi i plotë: Çështja e Valdrin Pjetrit vërteton për të disatën herë se sa…

Read More

Menjëherë pas deklaratës së Valdrin Pjetrit se ka zgjedhur të jap dorëheqjen nga marrja e postit të kreut të Bashkisë Shkodër ka ardhur edhe reagimi nga kreu i PD Lulzim Basha. “Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik”, thotë Basha.

Read More

Me ftesë të veçantë të ministres së re të Mbrojtjes së Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, do të marrë pjesë sot në mbrëmje, në ceremoninë e përcjelljes së ministres së sapodorëhequr të Mbrojtjes të Gjermanisë, Ursula von der Leyen, e cila u zgjodh presidente e Komisionit Evropian. Në ceremoninë ushtarake me traditë 200-vjeçare, që u rezervohet personaliteteve më të spikatura të politikës, do të marrin pjesë bashkëpunëtorët dhe miqtë më të afërt të ish-ministres Ursula von der Leyen. Vetëm pak javë përpara se të zgjidhej në detyrën më të lartë të Bashkimit Evropian, von der Leyen, në…

Read More

Ish-drejtuesit e bashkisë Mat mashtruan për muaj me radhë banorët e fshatrave Gjoçaj se nuk kishin dhënë leje për ndërtimin e HEC-it Zajs-Zallë Gjoçaj. Ndonëse firmën për lejimin e ndërtimit të këtij HEC-i e kishin dhënë që në tetor 2018, publikisht deklaronin se ishin në mbështetje të banorëve të kësaj zone për të mos cenuar rrjedhën e lumit Flim. Kryeplaku i këtij fshati, Adem Gjokola iu drejtua Bashkisë Mat, Ministrisë së Infrastrukturës dhe asaj të Mjedisit, duke kërkuar anulimin e këtij konçesioni që shkakton dëme serioze për qindra banorë të zonës së Derjanit e Rukajve. Banorët e shqetësuar protestuan në…

Read More

Dorëhiqet nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës Valdrin Pjetri. Deklarata e Plotë e Pjetrit Të dashur miq, bashkëqytetar, votues të Bashkisë Shkodër, anëtarë të PS, bashkëpunëtorë të mi…. Ditët e fundit jam gjendur në mes të një stuhie mediatike ku akuzat dhe thashethemet i zunë vendin fakteve dhe të vërtetës. Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e…

Read More

Një garë se kush hante më shumë pite, përfundoi në tragjedi ku një 41-vjeçar u mbyt duke ngrënë. Është kjo ajo që ndodhi në Fresno të California, SHBA, gjatë garës kush hante më shumë tortija. Dana Hutchings, u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, gjeti vdekjen pak minuta më vonë. Gara se kush hante më shumë pite të llojit tortija, u bë gjatë një ndeshje bejsbolli të skuadrës lokale Fresno Grizzlies. Dana po merrte pjesë në garë, në Chukchansi Park, të stadiumit të Fresno, gjatë ndeshjes mes të zotëve të shtëpisë dhe Memphis Redbirds, kur mbeti…

Read More

Maradona i ardhshëm vjen nga Kolumbia. Anderson Diaz është një 20 vjeçar i cili luan skuadrën e Norte Santander në Kolumbi për moshat U-21. Ai konsiderohet si Maradona i ardhshëm jo vetëm për stilin e tij të lojës, por tashmë ai e vulos me një gol “alla” Maradona. Diaz tërheq “zvarrë” të gjithë ekipin kundërshtar sëbashku me portierin dhe shënon një gol e ngjashme me golin që ka shënuar legjenda e Argjentinës. Shikoni videon dhe bëni krahasimin.

Read More

Një furgon me turistë spanjollë është sulmuar në Borsh, të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje, ku mësohet se turistëve spanjollë nuk i ka pëlqyer shërbimi në një lokal dhe kanë tentuar të largohen. Paraprakisht bëhet e ditur se furgoni i turistëve është ndjekur nga pronarët e lokalit, të cilët kanë goditur me grushte turistët dhe drejtuesin e mjetit. Më pas kanë nxjerrë armë të ftohta dhe kanë tentuar t’i godasin. Ata kane thyer xhamin e furgonit, i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Furgoni ka arritur të largohet deri në vendin e quajtur…

Read More

Një burrë në Brazil i ka shpëtuar mrekullisht një aksidenti të frikshëm. 39-vjeçari Cleyton Gomes da Silva, po shijonte një shishe birrë së bashku me miqtë e tij, në një pijetore buzë rrugës. Siç shihet dhe në video, një makinë pëson një defekt teknik, ndërsa një prej gomave të saj shkëputet dhe merr përpara 39-vjeçarin. Sipas dëshmitarëve automjeti bënte një zhurmë të tmerrshme kur kalonte. Gomes pësoi disa lëndime në kokë dhe mëlçi, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Read More