Author: tirana

Prodhuesit e mëdhenj të hiodrokarbureve në vend do të jenë nën monitorim nga autoritetet shtetërore, pasi lënda që nxirret nga nëntoka shqiptare përdoret në masë të madhe për të përzier naftën dhe benzinën që tregtohet në pikat e karburanteve të vendit. Admir Abrija, kryeinspektor i Inspektoriatit Shtetëror Teknik thotë se abuzimi bëhet nga i gjithë zinxhiri i tregut, nga i madhi te pika e vogël e shitjes, por vëmendja do të jetë te ata që janë burimi i lëndës që bëhet përzierja. “Prishja e cilësisë vjen nga përzierja nga nafta bruto me kompanentë të tjerë, si mazut, solar etj. Këto…

Read More

Vetëm një muaj nga dita e madhe, duket se dyshja ka nisur ndarjen e ftesave, për të cilat këngëtari dhe modelja kanë treguar një kujdes të veçantë duke qenë se ideja është me të vërtetë origjinale. E futur brenda një shishje, e më pas e futur në një kuti të vockël; me siguri ky do të jetë mesazhi më i bukur në një shishe që miqtë e cifit kanë dëgjuar për ta. Dasma madhështore do të zhvillohet në Gjirin e Lalëzit në Shqipëri, ku mes të ftuarve do të jenë dhjetra emra të njohur të showbiz-it shqiptar.

Read More

Të gjithë e dinë që ekstrovertët dhe introvertët e shohin botën disi ndryshe. Bright Side tregon nepërmjet disa ilustrimeve mënyrën se si i shohin gjerat. 1. Për ekstrovertët dhe introvertët, festat janë ngjarje krejtësisht të ndryshme. 2. Një bisedë me një të huaj mund të jetë një sfidë për një introvert, ndërsa një ekstrovert merr çdo mundësi për t’u shoqëruar. 3. Kjo është e vërtetë për bisedat si ballë për ballë ashtu edhe përmes telefonit. 4. Takimi me një person ‘llafazan’ në ashensor është një  fillim dite e shkëlqyer për një ekstrovert. Por një introvert ëndërron te ngjitet lart vetëm.…

Read More

Është përkujtuar këtë të enjte një ndër ngjarjet e rëndësishme historike në Mat, 75 vjetori i çlirimit. Aktiviteti për këtë vit jubile u zhvillua në fshatin Suç të Bashkisë Klos, nën organizimin e Komitetit të Organizatës së Veteranëve të LANÇ Mat dhe me mbështetjen e Bashkive Mat e Klos. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryetarët e Bashkive Mat e Klos, Agron Malaj e Ilmi Hoxha, drejtues të organizatës, familjarë të dëshmorëve etj. Fjalën e hapjes e mbajti Kryetarja e Këshillit të Bashkisë Klos, Valbona Kola. Më pas historiani dhe njëherësh Nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it Mat, Sefer…

Read More

Këto janë pamjet e fundit nga sheshi i xhirimit të filmit “Liqeni im”. Premiera e tij do të duhej të ishte këtë vit, nëse regjisori Gjergj Xhuvani dhe gjithë ekipi i këtij produksioni kinematografik do të vijonin punën e do të bëheshin bashkë për duartrokitjet. “Liqeni im” kishte mbyllur fazën e xhirimeve dhe mbetej ende shumë pak punë nga post produksioni. Vetë regjisori u nis drejt Romës këtë gusht të punonte. Shkoi në kryeqytetin italian për të punuar mbi zërat dhe audion e filmit që ishte një bashkëprodhim me Italinë dhe Maqedoninë. Të mërkurën, bashkëpunëtorët e kanë pritur si çdo…

Read More

Familja Walton është familja më e pasur në botë. Kjo familje fiton 70 mijë dollarë për çdo minutë që kalon, shkruan Bloomberg. Familja në fjalë është pronare zinxhirit më të famshëm të dyqaneve “Walmart”. Pasuria e saj rritet çdo minutë që kalon, siç u tha edhe më lart dhe është pak e vështirë që të llogaritet se sa pasuri kanë aktualisht. Si më të pasurit e kësaj familjeje renditen dy vëllezërit Jim dhe Rob, pasuria e të cilëve shkon në 48,8 miliardë dollarë. E më pas renditet motra e tyre me Eliss me 48 miliardë dollarë. Kurse dy vajzat e…

Read More

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar arrest shtëpiak ndaj të pandehurit Q.A për shkak të dyshimit të bazuar se ka dhunuar seksualisht një grua dhe më pas e ka dërguar atë në Prizren tek një person tjetër i cili ka vazhduar ta dhunojë Në një komunikatë të Gjykatës Themelore bëhet e ditur e tërë ngjarja. “Gjatë muajve gusht – shtator 2012, në Banjë, Komuna Istog, në bashkëveprim me persona të tjerë ka trafikuar viktimën A.S, në atë mënyrë që pasi i pandehuri paraprakisht e strehon viktimën në katin e dytë të furrës së tij dhe kryen me viktimën marrëdhënie seksuale pa…

Read More

Ylli Limani, këngëtari i shumë baladave është ndër artistët më të njohur në vendin tonë, por jo vetëm. Fjalë dashurie për ndarje apo histori të pamundura, janë këto disa nga karakteristikat e këngëve të tij. Në intervistën e dhënë për Klan Kosova, Ylli tregoi arsyen përse është kaq i dhënë pas baladave dhe këngëve të flasin gjithmonë për dashurinë. “Unë jam mësuar t’i kem këngët nën kontroll. Si muzikën edhe tekstin. Amendi dhe Aida, që janë të pazëvendësueshëm në botën e muzikës, janë njerëz jashtëzakonisht inteligjent dhe çdo bisedë të gjatë tonën apo problem timin dashurie e kanë përpirë dhe çdo…

Read More

Mbrëmjen e djeshme ka nisur “Festa e Birrës” në qytetin e Korçës, festa më magjike  jo vetëm në rajon por edhe në vend. Kanë qenë mijëra qytetarë dhe turistë që mbushën sheshin dhe ndër ta nuk ka munguar djali korçar, ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi.  Ish-ministri ka qenë bashkë me familjen e  tij. Ndërkohë, vëmendje ka tërhequr sërish vajza e tij Aleksia, e cila tashmë është rritur dhe është bërë një zonjushë e vërtetë. Bukuroshja nga ndarë në llogarinë e saj në Instagram momente të gëzueshme me të atin gjatë festës. “Unë dhe shoku im më i mirë”, shkruan ajo…

Read More

Enca Haxhia ka postuar një foto me një mbishkrim tejet provokues ku flet për orgazmën. Këngëtarja, Enca Haxhia ka bërë një postim në rrjete sociale si asnjëherë tjetër. Enca ka postuar një foto ku nxjerr në pah format e lakmuara me bikini pink, por si që bie në sy është shkrimi bashkëngjitur fotos së këngëtares. “Nëse nuk më bën të prishëm, atëherë mos u kthe pas,”– shkruan Enca në postimin në rrjete sociale. Pas këtij postimi ka ardhur dhe komenti ‘pikant’ i Ermal Mamaqit: “Paske dalë vetvetja”. Këngëtarja njihet për publikimet e saj provokuese, ku vetëm pak ditë më parë…

Read More

Gjykata e Fierit ka dhënë pak më parë masën e sigurisë burg pa afat për dy të rinjtë e dyshuar si personat që vranë përmes prerjes së fytit dhe më pas hodhën në kanal Florian Selimin. S.S, 26 vjeç dhe K.M, 20 vjeç do të qendrojnë në burg deri sa prokuroria ta qepë dosjen për ta dërguar më pas për gjykim ku edhe do të jepet vendimin i shkallës së parë për ta.

Read More

Frieda Kahlo (1907-1954), një grua e ndjeshme, dinamike, e apasionuar pas jetës dhe shumë përpara kohës së saj. Në moshën gjashtë vjeç ajo u sëmur me poliomielit, me një këmbë më të shkurtër se tjetra dhe gjysmë e paralizuar. Kur ishte 18 vjeç, një tramvaj u përplas me autobusin ku po udhëtonte. Ajo iu nënshtrua një numri operacionesh dhe që atëherë jeta e saj u shënua nga dhimbje dhe pikëllim për pamundësinë e saj për të pasur fëmijë. Por nuk mbaroi me aq, gjurmë në jetën e saj la edhe marrëdhënia me piktorin e madh Diego Rivera. Me pak fjalë…

Read More