Neritan Ceka ka dhënë një intervistë për gazetën Mapo, ku flet për problemet e trashëgimisë kulturore, por dhe për pakënaqësitë e tij nga qeverisja e Ramës. “Kam komunikuar me kryeministrin, i cili çdo gjë që ia thua me të mirë ta merr për keq. Shembull konkret ishte kur Mirela Kumbaro doli me bujë për restaurimin e Muzeut Kombëtar e tha që në Shqipëri s’ka specialistë, do ia japim një firmë të huaj, por kur i shkruajta kryeministrit që i ke këtu specialistët, ajo tha po do ia japim një firme shqiptare. Po kur i thashë që kjo punë zonjë është…
Author: tirana
Ekstradohet në Tiranë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i arrestuar në Itali për llogari të drejtësisë shqiptare. Ky person ka qenë, një prej të shpallurve në kërkim gjatë megaoperacionit të koduar “One If -By Land”, në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.Nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Milano/Itali i shtetasit shqiptar me inicialet E. S., 27 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të vitit 2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve…
“Gjuha, në të vërtetë, është pasuria jonë më e madhe…” – ka thënë dikur Rexhep Qosja, dhe si e tillë, meriton vëmendje të vazhdueshme, sidomos dekadat e fundit kur në të janë vënë re deformime të shumta. Gjuhëtarët dhe akademikët tanë tërheqin vëmendjen vazhdimisht për kujdes në mirëshkrimin dhe mirëshqiptimin e shqipes, e cila, për fat të keq, si çdo fushë e jetës, vijon të mbetet në tranzicion. Pa dashur të vëmë gishtin tek fajtorët, nuk mund të lëmë pa përmendur “kontributin” e klasës politike, të vetëquajturve “opinionistë” e “analistë”, por edhe shumë gazetarëve të medias së shkruar e elektronike,…
Policia e Shtetit ka bërë me dije këtë të enjte se sot është afati i fundit për aplikimin për Patrullë e Përgjithshme. Policia njofton se për çdo të ri apo të re të interesuar, mbeten edhe pak orë për të dorëzuar dosjen pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së qarkut ku banojnë. Kështu kjo do të jetë edhe mbyllja e fazës së parë, për të vijuar më pas me procedurat e konkurimit. Njoftimi i plotë Sot është afati i fundit për aplikimin për Patrullë e Përgjithshme, në Policinë e Shtetit. Për çdo të ri apo të re të interesuar, mbeten edhe…
Një gjyqtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka urdhëruar që një agjent i FBI-së të maskohet në kohën kur do të japë dëshminë ndaj Fabjan Alametit. Shqiptari u arrestua pasi akuzohet si mbështetës i ISIS dhe dyshohet se do të kryente sulme terroriste në Amerikë. Ndërkohë prokurori federal kërkoi që seanca gjyqësore ku pritet të jepet dëshmia e agjentit të kryhej me dyer të mbyllura. Por Gjyqtarja Dana Christensen vendosi të kundërtën. Ajo lejoi që agjenti të dalë i maskuar me paruke ose kapele, syze dhe qime false në fytyrë në mënyrë që t’i mbrohet identiteti. FBI-ja pretendon se…
Një nënë e cila tentoi të fuste drogë në burg për të birin, është në telashe, teksa ai që ia shiti, është ndaluar. Policia e Vlorës ka ndaluar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” shtetasin K.K., 33 vjeç, banues në Vlorë. 33-vjeçari më datë 14.08.2019, dyshohet se i ka dhënë një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa të fshehur në shuallin e një palë atleteve sportive shtetases L.B. dhe kjo e fundit tentoi t’i fusë në IEVP e Vlorës për djalin e saj (i dënuar për vjedhje). Policia ka proceduar në gjendje të lirë 45-vjeçaren L.B. për veprën penale…
Udhëzimet që mund të keni marrë gjatë shtatzënisë mund të ketë bërë të kuptoni nëse kanoseni nga ndonjë rrezik apo jo! Ju e dini se çfarë ju duhet të hani dhe pini, ushtrimet që do t’ju bëjnë të ndiheni rehat për gjendjen në të cilën ndodheni. Sidoqoftë, ka mjaft gjëra që udhëzuesi juaj duhet të ketë humbur pa ju thënë. Disa prej tyre janë këtu: Qëndroni larg aromave të rëndaAromat e rënda, psh të bojrave mund të kenë impakt për fëmijën. Shmangni thithjen e tyre, veçanërisht në vendet që nuk kanë ventilim të duhur. Bëni banjo të nxehtë, jo saunaËshtë…
Sa më shumë të lexojë një fëmijë, aq më shumë fjalor të pasur do të ketë, do të zgjerohet fantazia e tij, do të bëhet më i ditur, do i shtohen ëndërrat apo objektivat në jetë etj. Gjithmonë studimet shkencore flasin për ndikimet pozitive që sjell leximi tek fëmijët. Përzgjedhjet që janë bërë nga Amazon, Goodreads, Times, The Guardian, The Neë York Times, iu rekomandohen edhe prindërve shqiptarë. “Harry Potter dhe Kupa e Zjarrtë” nga J. K. RowllingHarri, një magjistar adoleshent, dëshiron të largohet nga njerëzit e ligj dhe të shkojë në Kupën e Botës së Kuidiçit me Hermionën, Ronin…
Në kulmin e tensioneve për Kashmirin, kryeministri i Pakistanit, Imran Khan e akuzoi Indinë, se po planifikon sulme ndaj pjesës së rajonit malor pakistanez. Vendi i tij posedon informacionet përkatëse të shërbimeve sekrete. “E paralajmëroj kryeministrin e Indisë Narendra Modi, se reagimi ynë do të jetë edhe më i fortë”, tha Khan në një fjalim në Ditën e Pavarësisë së Pakistanit. “Forcat tona të armatosura dhe i gjithë kombi ynë janë të gatshëm të reagojnë.” Khan kërcënoi me “një luftë deri në fund”. Ka ardhur koha, që India “të marrë një mësim”, tha Kahn në parlament në Muzaffarabad në pjesën…
Gazetarja Iva Tiço po pushon ne keto dit te nxehta verore dhe ka ndarë foto nga ditët e bukura që po kalon. Bloggeri Olti Curri nuk lë pa e përshëndetur me një koment thumbues. “Mbete jahteve do kujtojë dynjaja se je lidh me ndonjë milioner larg qoftë”- shkruan Olti Curri në postimin e gazetares. Iva Tiço i ka kthyer komentin mikut te saj, duke i shkruar se ai e di shumë mirë standartin që kërkon, dhe nuk është aspak i tillë. “Apapapapaaa ishalla ka dhe shpirtin e bukur dhe të ketë lexuar shumë libra s’e ti ma di standartin mua,…
Poetja Natasha Lako ka bërë një reagim mjaft të dhimshëm një ditë pasi regjisori Gjergji Xhuvani ndërroi jetë në një spital në Romë. Ndër rreshta Lako shpreh hidhërimin e saj në lidhje me këtë vdekje që sipas poetes duhet të shkundë gjithë Shqipërinë. Ajo shkruan më tej se në një kohë kur vjen një nga Bollivudi apo nga Amerika dhe flet për realitetin shqiptar, atëherë le të shkojë në djall kinematografia shqiptare. Por jo kinematografia, sipas poetes nuk mund të shkojë në djall në një khë që një kieast që ka dhënë jetën dhe gjithë frymëzimin për të, ka ndërruar…
Izet Haxhia dhe mbrojtja e tij shpërthyen dje në akuza dhe sulme kundër ish-kryeministrit Sali Berisha dhe trupës gjykuese. Seanca e djeshme gjyqësore e zhvilluar në Gjykatën e Apelit për shqyrtimin e ankimit të Haxhisë kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për masën e sigurisë u shoqërua me tensione të shumta. Ashtu siç gazeta e paralajmëroi një ditë më parë, Haxhia ka dalë kundër pjesëmarrjes së Asim Vokshit në trupën gjyqësore. Sipas tij, ai ka lidhje me Sali Berishën, ndërkohë që shtoi se ky i fundit është personi përgjegjës për eliminimin e Hajdarit. Sipas tij, ish-kryeministri ishte i…