Author: tirana

Labinot Tahiri është i njohur për karrierën e tij muzikore dhe shumë i dashur për publikun, por së fundmi ai është përkushtuar më tepër karrierës së tij politike. Por këngëtari është tepër aktiv në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e tij momente nga jeta private, profesionale apo projekte të ndryshme muzikore. Këtë herë ka publikuar disa foto, ku shfaqet duke shijuar ditet e nxehta në pishinën e shtëpisë së tij, së bashku me familjarët dhe miqtë e afërt, duke zbuluar kështu pak nga ambientet e shtëpisë së tij luksoze. Mesa duket banon në një vilë të bardhë dhe oborri…

Read More

Presidenti Ilir meta e ka nisur ndryshe mëngjesin e sotëm. Nga ngjitja në Bjeshkën e Prevallës si boksieri i famshëm “Rocky Balboa”, Meta tashmë po lexon një libër. Presidenti ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet se po lexon librin “Esat pashë Toptani: Njeriu, Lufta, Pushteti”, te Ilir Ikonomit. “Një libër që duhet lexuar për histori që nuk duhen harruar dhe marrëveshje që s’duhet të përsëriten,”- shkruan Meta krahas fotos. Të jetë vallë ky një mesazh i Prsidentit për marrëveshjet që ka bërë deri më sot dhe është penduar?!

Read More

Është e vështirë të zgjohesh pa goditjen që të jep kafeina, për të cilën shumica e njerëzve në botë kanë nevojë. Por nëse dëshironi që dita juaj të fillojë këndshëm dhe mendja juaj të zgjohet pa një kafe në mëngjes, vendosni muzikë me zë të lartë. Studiuesit nga Universiteti i Mançesterit kanë zbuluar se muzika me zë të lartë stimulon një pjesë të veshit të brendshëm, gjë që i jep kënaqësi trurit dhe na bën të ndihemi mirë si kur e dëgjojmë, ashtu edhe pas kësaj. Kështu që vendoseni këngën tuaj të preferuar me zë të lartë dhe zgjohuni lehtë…

Read More

Ish-deputetëve të opozitës joparlamentare nuk do t’u mungojnë privilegjet edhe pas djegies së mandateve. Ish-deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët ‘dogjën’ mandatet në muajin mars të këtij viti, në kuadër të strategjisë politike për të rrëzuar qeverinë ‘Rama 2’ dhe për të ardhur në pushtet, do të paguhen nga buxheti i shtetit deri në mars të vitit 2022, pra deri një vit para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Për tre vite me radhë, që nga muaji i djegies së mandatit deri në 2022, ish-deputetët e PD-LSI do të paguhen me 50 për qind të pagës referuese…

Read More

Dëshira e shqiptarëve për të ikur është rikthyer sërish e fortë në pjesën e parë të këtij viti, teksa mes krizës së tejzgjatur politike, njerëzit nuk duket se po shohin dritë për të ardhmen e tyre brenda vendit. Të dhënat e fundit paraprake të publikuara nga AESO, Zyra Europiane e Mbështetjes së Azilit, dhe të përpunuara nga Monitor, bëjnë të ditur se në 6 muajt e parë të vitit kishte 10,439 kërkesa për azil për herë të parë nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kërkesat për azil janë rritur…

Read More

Liverpul ka arritur të fitojë finalen e Superkupës së Evropës duke mposhtur Çelësin. U deshën 120 minuta plus penalltitë që të zbulohet fituesi i kësaj finaleje. Në 120 minuta, ndeshja përfundoi me rezultat 2-2. Golat për Liverpul i shënoi Mane, ndërsa për Çelësin Giroud dhe Jorginho. Më i saktë nga penalltitë u tregua Liverpul. Të kuqtë shënuan pesë penallti ndërsa londinezët vetëm katër. Tek Çelësi gaboi i riu, Tommy Abraham, penalltinë e të cilit e priti Adrian. Pas këtij titulli, Liverpul mund të fitojë edhe Kupën e Botës për Klube gjatë muajit dhjetor.

Read More

Më 24 janar 1965, në Londër, Këmbana Big Ben bie para orës së plotë për të lajmëruar se Uinston Çurçill vdiq në moshën 90-vjeçare. Shumë programe televizive dhe të radiofonike u anuluan për t’u bërë vend atributeve për ish-kryeministrin. Trupi i tij u vendos në Westminster Hall ku rreth 300 mijë vetë bënë homazhe. Në Mbretërinë e Bashkuar ai është quajtur “britaniku më i madh në histori”. Ishte i njohur në mbarë botën si një politikan dinak dhe i thellë, i cili e përdorte mirë mendjen e tij, kundër kundërshtarëve. Duket sikur çdo mëngjes, ai i vishte xhaketën, së bashku…

Read More

Artistja e njohur Rozana Radi është mjaft aktive në rrjetet sociale ku sjell foto, video dhe mesazhe nga më të ndryshmet. Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram foto me rroba banje dhe mund të themi se pavarsisht moshës, ajo duket shumë në formë. Rozana mbushi 40 vjeç në korrik të këtij viti kur u shpreh se është lodhur shumë për t’i bërë këto vite. Gjithsesi mosha duket të mos jetë aspak problem për të sepse vazhdon të jetë po aq energjike sa gjithmonë. Momentalisht Rozana ndodhet në Greqi, Santorini, ku po kalon pushimet. Fotoja e…

Read More

Nga Luan Rama Kohët e fundit e mendoja veten si të isha ai. Dhimbjet e mëdha të shpirtit janë më të mëdha se ato të trupit. Mund të thuash se ishte kjo dhimbje ajo që e mundi çdo ditë e më shumë gjer në frymën e fundit, edhe pse miku ynë i mirë, regjisori i talentuar e donte jetën tmerrësisht, jo thjesht jetën për të jetuar, por një jetë për të krijuar, pasi nëse kishte diçka që e mbante në këtë botë ishte pikërisht filmi, sheshi i xhirimit ku shpirti i tij u bashkua me një shpirt tjetër, kinematografia, pa…

Read More

Moderatorja e komentuar në media, Einxhel Shkira është rikthyer pas në kohë me postimet e fundit në InstaStory duke treguar foto nga vitet e kaluara.Në njërën prej fotove një ndjekës i shkruan Einxhelit: “Në kohën kur të kishte xhuxhi dashnore ke qen ktu”. “Hahahah me thënë të drejtën s’kam pas nai xhuxh dashnor. Mos më ngatërron me Borëbardhën?”, ishte përgjigja epike e Einxhelit. Më pas moderatorja ka treguar edhe bisedën në vazhdim ku ndjekësi i shkruan se e ka ngatërruar vërtet.

Read More

Shqiptarja nga Kosova, Arelena Shala, është përzgjedhur rreshter majore e komandës së Regjimentit në Akademinë West Point në SHBA. Këtë lajm e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Diplomatja kosovare ka treguar se Akademia ushtarake West Point është institucioni më elitar në SHBA, dhe se kadetët që dalin nga kjo akademi udhëheqin jo vetëm me ushtrinë, por edhe me shtetin. Procedura e rekrutimit, sipas saj, është tepër rigoroze. “Vetëm më të mirët kanë privilegjin të shkollohen aty. Ajka e ajkës”, ka rrëfyer Çitaku. Kosova, sipas saj, është e nderuar që ka dy kadet që po…

Read More

Mbrëmjen e sotme policia në Tiranë, në zonën e Laprakës ka ndaluar disa persona të cilët dyshohet se shisnin lëndë narkotike. Në video duket edhe efektivi i cili pyet njërin nga të rinjtë dhe madje e godet edhe me shpullë. Ndërkohë, Lapraka njihet si zonë problematike, ku ka pasur dhe here të tjera shoqërime të të rinjve të dyshuar për shpërndarje të lëndeve narkotike. Nga ana tjetër, burime jo zyrtare thanë se ky grup djemsh ishin shoqëruar dhe herë tjetër në polici, por policia bën me dije se për rastin në fjalë kemi të bëjmë thjesht me një procedurë verifikimi…

Read More