Author: tirana

Pas publikimeve të dokumenteve të PD-së, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur procedurat për zbardhjen e të vërtetës lidhur me figurën e Valdrin Pjetrit. Sektori i dekriminalizimit në Prokurori i dërguar një letër-porosi drejtësisë italiane, ku edhe kërkon informacion lidhur me dënimin e pretenduar të kandidatit të PS-së për Bashkinë Shkodër. Në letër-porosinë e Prokurorisë shqiptare, kërkohen edhe shenjat e gishtave të tij për të bërë një ballafaqim me ato që do të merren në Tiranë për t’u krahasuar në fund me ato që do sillen nga Italia. Ditën e sotme, PD-ja i dërgoi një letër Prokurorisë së Përgjithshme, ku i…

Read More

Në një prononcim për mediat, Spahia tha se Valdrin Pjetri nuk është thelbi i kësaj proteste, por kryeministri Edi Rama që promovon dhe u jep pushtet kriminelëve. “Ishte një protestë e natyrshme e qytetarëve të ndershëm ndaj tentativës së Ramës për të uzurpuar pushtetin lokal, që nuk kishte si të ndodhte ndryshe që ishte përfaqësues i krimit. Ky sinjal nuk është vetëm për Shkodrën dhe Pjetrin, por për shumë Valdrin të tjerë që kanë gjetur mbështetjen nga pushteti qendror. Është Edi Rama thelbi i kësaj proteste. Filloi nga Shkodra, si kryeqyteti i traditave të Shqipërisë me një të komanduar nga…

Read More

Roja bregdetare në Durrës ka arritur të shpëtojë 7 turistë italianë. Turistët dhanë alarmin sos 5 milje larg portit të Durrësit, pasi jahti i tyre pësoi fikje të motorit për shkak të motit, i cili u shoqërua me erë dhe furtunë. Jahti ishte nisur nga Korfuzi për në Kroaci. Pas incidentit në mes të detit, shtatë turistët italianë kërkuan menjëherë ndihmën e kapitenerisë së Durrësit, ndërsa falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionalizmit të treguar. Kapiteneria e Durrësit nisi në drejtim të saj mjetin rimorkiues “Joni”, i cili e rimorkioi deri në Portin e Durrësit, të 7 personat në bord janë…

Read More

Zbardhet vrasja e të riut Florian Selimi nga Tropoja, i cili u gjet i pajetë në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, në fshatin Sulaj të Fierit. Ngjarja e ndodhur një ditë më parë, tanimë ka dy autorë të dyshuar. Policia ka arrestuar dy autorët e dyshuar për vrasjen e 23- vjeçarit. Ata janë dy të rinj banues në të njëjtin fshat me viktimën S.S., 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj dhe K.M., 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj. Sipas Policisë, vrasja është kryer më datë 11 gusht, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur mëngjesin e 12 gushtit…

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur 4 biznese pasi zhvillonin aktivitetin e tyre në kundërshtim me ligjin. Bëhet e ditur se është mbyllur dhe gjobitur me 2,200,000 lekë “Fish Store/Markata e Peshkut” në rrugën ‘Don Bosko’ pasi ishte regjistruar në QKB si “Fast Food” por funksiononte si restonat. Konkretisht, ky biznez është gjobitur me 2,000,000 lekë për mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti; 200,000 lekë për veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit, e për pasojë edhe mbyllje të aktivitetit. Ndërkohë në Spille është bllokuar një tjetër restorant pasi ushtronte aktivitetin e tij i papajisur me licencë për veprimtarinë…

Read More

Problemi i krijuar nga e shkuara e Valdrin Pjetrit, është një sprovë e re për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Me sa duket, mallkimi i 30 qershorit ka vendosur t’i ndjekë deri në fund. Ky rast nuk është tani një histori zgjedhjesh, por një histori ligji. Edhe pse është e pazakontë që mandati i të zgjedhurit të vihet në rrezik ende pa marrë detyrën, Partia Socialiste ka vetëm një gjest politik për të bërë, dhe atë duhet ta peshojë mirë. Debati është nëse ja vlen ta institucionalizojë formalisht Valdrinin për një minutë dhe pastaj ai të japë dorëheqjen, ose të…

Read More

Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”, ka sulmuar ashpër ish-kryeparlamentaren dhe numrin dy të kësaj partie, Jozefina Topalli. Kjo, pas akuzave të ashpra të Topallit, në drejtim të Lulzim Bashës. Ajo që të bën përshtypje në këtë sulm, është gjuha denigruese e “RD”-së, ndaj një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Demokratike për më shumë se dy dekada. Por, në PD kjo gjë nuk është një gjë e re, pasi kush del kundër vijës zyrtare të Sali Berishës, sulmohet dhe denigrohet në mënyrën më të poshtër të mundshme. Nuk ka rëndësi se kush është ai/ajo dhe kontributi që…

Read More

Stresi dhe shëndeti mendor i prindërve të ardhshëm mund të jenë përgjegjës për problemet emocionale të foshnjës së tyre gjatë fëmijërisë, thotë një studim i ri. Studimi nxori përvojat nga 440 nëna dhe baballarë në pritje për herë të parë, të cilët u ndoqën në 4, 14 dhe 24 muaj pas lindjes. Këta prindër ishin nga Anglia Lindore, Nju Jork dhe Holanda. Pasi analizuan prindërit e ardhshëm, ata zbuluan se mirëqenia prenatale e nënave për herë të parë kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në sjelljen e fëmijëve të tyre deri në kohën kur fëmijët ishin dy vjeç. Nënat që vuanin…

Read More

Shumë njerëz nuk dinë ku ta kategorizojnë misrin: A është një perime, apo karbohidrat? Dhe a është në të vërtetë i mirë për ju? Teknikisht, misri është anëtar i gjithë familjes së grurit. Dhe po, mund të jetë shumë i mirë për ju. Misri është gjithashtu natyralisht pa gluten, gjë që e bën atë një alternativë të mirë ndaj grurit për ata që duhet të shmangin glutenin. Katër përfitime unike shëndetësore të misrit: Lufton një sërë sëmundjesh Studime të shumta kanë lidhur konsumimin e drithërave me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, ishemisë, kancerit, diabetit të tipit…

Read More

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër po zhvillon një protestë përballë prefekturës, pas lajmeve lidhur me të shkuarën e Valdrin Pjetrit. Protesta ka nisur në orën 19:30, ku dhjetëra mbështetës të PD-së janë mbledhur përpara prefekturës. Me pankarta në duar ku shkruhet “T’i kthejmë rinisë shpresën”, “Stop lidhjes Shtet-Banda”, “Stop blerjes së votës”, ata po marshojnë drejt bashkisë së këtij qytetit. Kjo protestë vjen pasi PD-ja nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj force politike, Gazment Bardhi publikoi disa dokumente, ku sipas tyre vërtetojnë që Valdrin Pjetri, i dalë fitues në zgjedhjet e 30 qershorit, ka qenë i dënuar me burg…

Read More

Sigurisht shumë kripë mund të jetë e dëmshme për organizmin, por edhe shumë e hidhur për ushqimin. Kripa është e rëndësishme në gatim për shumicën e njerëzve pasi rregullon e balancon shijen. Ndonëse është një mineral që përdoret prej shekujsh në kuzhinë, ende ka paqartësi për masën e duhur të përdorimit të saj. Në gatimet me pak kripë zgjidhja është me e lehtë pasi mund ta shtoni në fund atë. Problemi fillon kur gatimet kanë më shumë kripë nga sa duhet. Sigurisht shumë kripë mund të jetë e dëmshme për organizmin, por edhe shumë e hidhur për ushqimin. Me siguri…

Read More

Regjisori i ndjerë Gjergj Xhuvani që ndërroi jetë mesditën e sotme e kishte mbajtur të fshehtë gjendjen shëndetësore nga familja e tij. Ai ishte nisur vërtet drejt shtetit fqinj për të xhiruar filmin e ri ‘Liqeni im’, një bashkëproduksion italiano-shqiptar. Xhuvani qëndroi në Itali edhe dy ditë më tepër pas përfundimit të xhirimeve të filmit. Regjisorin kishte filluar ta shqetësonte një gungë në këmbë dhe nuk i kishte treguar asgjë familjes së tij. Gunga nuk e lejonte të mbante protezën që Gjergj Xhuvani kishte prej kohësh, pasi regjisorit i mungonte një këmbë. Familaj e tij është njoftuar ndërkohë që ishin…

Read More