Author: tirana

Ende pa e nisur aventurën e tyre në krye të skuadrës së Flamurtarit, trajneri Gerd Haxhiu dhe drejtori Artim Pollozhani, kanë dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga funksionet e tyre, raporton “Panorama Sport”. Sipas asaj që thuhet, dështimet e njëpasnjëshme financiare dhe mungesa e premtimeve të administratorit Sinan Idrizi, kanë detyruar dyshen teknike të largohet menjëherë. Ndërkohë, vetë Sinan Idrizi është shprehur se largimi i tyre ka qenë një kaprico, pasi ai kishte arritur të nënshkruante me një lojtar, të cilin trajneri Haxhiu nuk e donte në ekip. Konkretisht Idrizi nuk jep emra, por së fundmi me Flamurtarin kanë firmosur Sukaj,…

Read More

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot vendimin për Arben Isakun, ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit. Gjykata dha për Isakun masën “detyrim paraqitjeje”. Arben Isaku akuzohet për ‘falsifikim’ dhe ‘shpërdorim detyre’. Ai akuzohet për abuzim me legalizimet në qytetin bregdetar. Po e njëjta masë, “detyrim paraqitje” është dhënë edhe për dy të arrestuarit e tjerë, specialistin F.Rexho dhe ekonomistin R.K.

Read More

Të gjithë duam të kemi një bark të sheshtë, por ju e dini se yndyra e barkut është më e vështirë për t’u hequr se çdo gjë tjetër. Edhe pse stërviteni, përpiqeni të miratoni zakone të shëndetshme diete, sërish nuk shihni rezultate të dukshme në pasqyrë. Yndyra kokëfortë është ende atje në bark, dhe nuk ka ndërmend të shkojë gjëkundi. Ja çfarë duhet të bëni për ta larguar atë njëherë e përgjithmonë: 1.Shmangni pijet alkolike 2.Hiqni dorë nga pijet e ëmbla me gaz 3.Mos blini çimçakëz 4.Përdorni sa më pak kripë në ushqime 5.Thuajuni “Lamtumirë” ushqimeve të shpejta 6.Harrojeni majonezin…

Read More

Na ndodh shpesh që të udhëtojmë për të parë nga afër një krokodil, por që zvarraniku të vij te shtëpia nuk ishte menduar kurrë. E në fakt, këtë ka ndjerë edhe një banorë i shtetit Indian të Karnataka, i cili pasi u shpërngul bashkë me familjen për shkak të përmbytjeve u surprizua me mikun që e priste në shtëpi. Një zvarranik prej 10 metrash kishte mbetur në çatinë e shtëpisë së tijm teksa uji ishte tërhequr drejt shtratit të detit. I shokuar nga pamjet, pronari i shtëpisë thirri policinë dhe lajmëroi shpëtimtarët për të evakuuar krijesën e tmerrshme. Në fund,…

Read More

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të vrasjeve nga partnerët intimë në Europë. Të dhënat janë publikuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Krimet dhe Drogën (UNODC), në një raport të fundit të saj “Studimi global për vrasjet e lidhura me gjininë për gratë dhe vajzat”. Sipas grafikëve të publikuar në këtë raport, Shqipëria kishte nivelin më të lartë të vrasjeve nga partnerët intimë, me 0.7 vrasje për 100 mijë gra, sipas të dhënave që i referohen vitit 2016. Ky është niveli më i lartë në Europë. Pjesa më e madhe e vrasjeve të grave në Shqipëri…

Read More

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Dashuria: Një ditë veçanërisht me fat për ju. Do të përjetoni momente të mira sidomos në një nivel sentimental dhe do të jeni në gjendje të përfshiheni në të. Beqarët do duhet të mendojnë nëse do të ndërmarrin një histori apo do të jenë përsëri vetëm. Nuk do të jetë e lehtë të vendosni se çfarë të bëni. Puna: Në punë periudha është intensive për të realizuar negociata të reja. Merrni kohën për t’i përfunduar ato. Demi Dashuria: Sot mund…

Read More

Zbardhet vrasja e të riut Florian Selimi nga Tropoja, i cili u gjet i pajetë në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, në fshatin Sulaj të Fierit. Ngjarja e ndodhur një ditë më parë, tanimë ka dy autorë të dyshuar. Policia ka arrestuar dy autorët e dyshuar për vrasjen e 23- vjeçarit. Ata janë dy të rinj banues në të njëjtin fshat me viktimën S.S., 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj dhe K.M., 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj. Sipas Policisë, vrasja është kryer më datë 11 gusht, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur mëngjesin e 12 gushtit…

Read More

I thoni mirupafshim vapës…të paktën përkohësisht. Më në fund, vapa e tmerrshme që pushtoi vendin këto tre ditë gushti, do ia lë vendin vranësirave, madje në disa zona edhe shiut. Siç njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, vranësirat po vijnë në dendësim mesatare por gradualisht deri të dendura me këto të fundit më tepër të theksuara në zonën e Veriut. Në këtë zonë vranësirat do të kenë karakter të zhvillimit të shpejtë shoqëruar me reshje shiu në formën e stuhive, shtrëngatave apo dhe rrebeshit shoqëruar edhe me breshër pavarësisht afatit kohor të shkurtër. Të tilla reshje do të gjenerohen edhe në…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit per ndarjen nga jeta te regjisorit te njohur Gjergj Xhuvani, diten e sotme, pas humbjes se betejes me nje semundje te rende nga e cila vuante. “Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar”, shkruan Meta nder te tjera. POSTIMI I ILIR METES: Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen sot nga jeta të Gjergj Xhuvanit!…

Read More

Lindjet dhe shtesa natyrore e popullsisë vijojnë të shënojnë rënie në Shqipëri ndërkohë që studiuesit vlerësojnë se vendi është në një emergjencë demografike që kërkon hartimin e politikave për të frenuar migrimin, reduktuar varferine dhe rritur lindshmërinë. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Instituti i Statistikave numri i lindjeve për tremujorin e dytë të vitit 2019 ishte në Shqipëri 6362, duke shënuar një rënie prej 5,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018. Po sipas këtyre të dhënave edhe shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e dytë të vitit 2019, shënoi një rënie me 5,5 %, krahasuar me…

Read More

Këngëtarja e hitit “Ëngjëjt vrasin njëlloj”, Besa Kokëdhima, është tepër aktive në profilin e saj në Instagram, ku numëron mijëra ndjekës. Së fundmi, këngëtarja ka ndarë me të gjithë tatuazhin e saj të parë, i cili ka një domethënie të veçantë. Në pjesën e parakrahut, Besa ka vendosur të shkruajë tre fjalë në frëngjisht: “Vajza e valëve”. Ky është një titull i njohur i polifonisë labe, më saktësisht i grupit të Himarës nga është vetë Besa. Mesa duket, Besa ka një lidhje të veçantë me këtë këngë polifonike, aq sa ka vendosur ta bëjë edhe tatuazh të përhershëm në trupin…

Read More

Shkodra bastion i demokratëve u thye pa shumë mund nga Valdrin Pjetri pa rival përballë. Por, fitorja e kandidatit socialist për drejtimin e Bashkisë Shkodër duket se është e lidhur pashmangshmërisht me fundin e tij politik pasi demokratët nxorën në dritë dënimin e tij të fshehur për trafik droge në Itali. Pak orë pasi PD hapi letrat, Valdrin Pjetri humbi mbështetjen e Edi Ramës, i cili u distancua nga i zgjedhuri i tij lokal deri sa të flasë drejtësia. E marta i dha një kthesë të re betejës për bashkinë e Shkodrës. Ndoshta as Voltana Ademi, s’e kishte besuar se…

Read More