Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skenarët e Shkodrës/ Ç’do bëjë PD dhe a do dekretojë Meta një datë të re?

15:48 / August 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
valdrini fushate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkodra bastion i demokratëve u thye pa shumë mund nga Valdrin Pjetri pa rival përballë. Por, fitorja e kandidatit socialist për drejtimin e Bashkisë Shkodër duket se është e lidhur pashmangshmërisht me fundin e tij politik pasi demokratët nxorën në dritë dënimin e tij të fshehur për trafik droge në Itali.

Pak orë pasi PD hapi letrat, Valdrin Pjetri humbi mbështetjen e Edi Ramës, i cili u distancua nga i zgjedhuri i tij lokal deri sa të flasë drejtësia. E marta i dha një kthesë të re betejës për bashkinë e Shkodrës. Ndoshta as Voltana Ademi, s’e kishte besuar se karrigen e kryebashkiakes do e mbante pa dhunë.

Autoritetet shqiptare dhe italiane kanë nisur procedurat e verifikimit pas denoncimit të demokratëve e nëse vërtetohet se Valdrin Pjetri ka gënjyer jo vetëm partinë, por edhe shkodranët ai nuk do e gëzojë asnjë ditë bashkinë e Shkodrës. Më 20 gusht kur i përfundon edhe mandati i kryebashkiakes demokrate parashikohej të bëhej konstitituimi i Këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës, por gjithçka është pezull deri në një vendimmarrje politike nga socialistët të cilët presin një përgjigje nga agjencitë e zbatimit të ligjit.

Nëse akuzat ndaj Vladrin Pjetrit vërtetohen edhe nga organet e drejtësisë shqiptare dhe italiane atëherë kandidati socialist largohet për shkak të dekriminalizimit, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja në Shkodër. Në këtë moment, në lojë futet edhe presidenti, i cili duhet të vendosë për një datë të re zgjedhjesh. Por, Ilir Meta nuk e njeh 30 qershorin, dhe automatikisht as kryebashkiakët e dalë prej këtij procesi.

Kryetari i shtetit ka dekretuar 13 tetorin si datë zgjedhjesh ndaj dhe topi është në fushën e Ilir Metës. Deri sa drejtësia të flasë, të gjithë skenarët janë të hapur ndërsa Voltana Ademi pritet të gëzojë Shkodrën deri në një zhvillim të ri politik. A do të përsëriten zgjedhjet edhe për këshill bashkiak, apo ai do të konstituohet dhe zgjedhjet do të mbahen vetëm për kryebashkiak dhe ç’do të bëjë Partia Demokratike dhe opozita në një zhvillim të tillë? Këto pyetje pritet të marrin përgjigje në ditët në vijim.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

 Policia konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Pritet nisja e procedurave për ekstradim

08:24 / July 29, 2026

Horoskopi, 29 korrik 2026

08:11 / July 29, 2026

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj, i kërkuar nga SPAK për dosjen e AKSHI-t

21:25 / July 28, 2026

Celibashi kërkon rregulla të reja zgjedhore: Të ndahet qartë shteti nga partia në pushtet

21:07 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.