Një dietë e mirë është gjithmonë e domosdoshme për secilin nga ne. Nëse ju apo ndonjë i afërm i juaji keni probleme me mbipeshën, ne sot do t’ju tregojmë një plan të plotë dietor. Kjo dietë është konceptuar nga një kardiolog i njohur europian. Burimi kryesor i proteinave në këtë dietë janë vezët. Sigurisht mos harroni të ushtroni dhe aktivitet fizik sepse ka shumë rëndësi Dita 1 Dreka: 1 portokall, 1 filxhan me kos dhe 1 vezë; Darka: 2 vezë të ziera, 2 copa tost, gjysmë kastraveci, pak peshk dhe 2 domate; Dita 2 Dreka: 1 portokall, 1 filxhan kos,…
Author: tirana
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, si pasojë e së cilit ka humbur jetën një person. Mësohet se në aksin rrugor Fier-Levan, një automjet ka përplasur një motor, ku ka gjetur vdekjen drejtuesi i këtij të fundit. Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe as pasojat e ngjarjes. Uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për të zbardhur motivet.
Përdorimi i lojërave elektronike është kthyer në një trend global. Nisur nga përdorimi i gjerë i tyre, veçanërisht në moshat e vogla, Organazita Botërore e Shëndetësisë e konsideroi sëmundje varësinë që krijohet nga këto realitete virtuale. “Deri 24 muaj e ndaluar, më tej nuk e ndalon dot por lind detyra e prindit për t’i kontrolluar”, thotë psikologia Entela Binjaku. Psikologët janë të mendimit se këto lojëra nuk janë të dëmshme nëse kontrollohet koha e cila ju kushtohet. Por nëse fëmijët krijojnë varësi ndaj këtyre realiteteve virtuale, pasojat janë të shumta. Shkencëtarët kanë vërejtur se përfshirja e fëmijëve në lojëra elektronike ka…
Pas pushimeve në Monte Carlo, moderatorja e njohur Luana Vjollca ka nisur pushime të tjera, por kësaj radhe në Shqipëri. Nga postimet në profilin e saj në “Instagram”, ajo ka zbuluar se ndodhet në jug të Shqipërisë, Dhërmi. Luana gjithashtu ka treguar se këto pushime po i shijon së bashku me familjen e saj, mamanë Maria, dy motrat Lira e Marina si dhe me mbesën Jori. “E bekuar… Nga familja ime dhe natyra e mrekullueshme e Shqipërisë. Faleminderit Zot”, shkruan Luana bashkëngjitur me disa foto të postuara në “Instagram”. Në një foto shfaqet së bashku me mamanë dhe me motrat,…
Felipe Melo, ish-futbollist i Juventusit, Inter, Galatasaray, Fiorentina, ndër të tjera, pjesë e Palmerias prej vitit 2017, vazhdon të jetë tejet i ashpër, gati-gati brutal në fushat e blerta. Këtë “specialitet” të tij e ka demonstruar herë pas here në karrierë, kudo ku ka luajtur. I dhunshëm në ndërhyrje, pa pyetur fare se çfarë kishte përballë, u tregua edhe dje në Brazil. Ndërhyrje e tmerrshme ndaj kundërshtarit dhe e kuqe e drejtpërdrejtë. Futbollisti veteran la përsëri një shembull të stilit të tij agresiv të lojës, me një veprim shumë të shëmtuar ndaj kundërshtarit, pjesë e skuadrës së Bahia. Kjo e…
Do të shihet shumë shpejtë në sallat e kinemave në tre filma, por ndërkohë ajo tregon bukurinë e saj. Monica Bellucci ka pozuar për fotografin Thiemo Sander”, për revistën “Madame Figaro”, teksa rrëmben kopertinën, duke treguar trupin perfekt në moshën 55-vjeçare. E veshur me rroba banjoje dhe një dekolte bujare, ajo pozon në pishinë me një fustan transparent. “Kur një histori përfundon, nuk do të thotë se nuk dashuron më. Do të thotë se është e pamundur që të vazhdosh më kështu”, rrëfehet aktorja italiane. Martesa me Vincent Cassel është një histori e kaluar dhe prej pak kohësh, Bellucci u…
Kjo javë që kaloi ka arritur kulmin e temperaturave në vend! Fundjava shënoi plot 41.6 gradë celcius dhe në ditët në vijim pritet një normalizim i temperaturave. Vapa parashikohet të marrë fund të mërkurën sipas metereologëve, kur do të nisin edhe reshjet e shiut dhe rënia e temperaturave. “3 valë të nxehti kemi pasur gjatë kësaj vere dhe kjo është e fundit. Parashikohet të marr fund ditën e mërkurë ku pritet të ketë vranësira dhe shira në territorin shqiptar sidomos gjatë pjesës së dytë të së mërkurës duke sjellë edhe rënie të temperaturave me të paktën 4 gradë celcius”, thotë…
Ndalohet në zyrën e Policisë Kufitare të Riminit një shtetas shqiptar i cili me dokumente greke false, tentonte të hynte në Britani të Madhe. Ndalimi i tij u bë më 10 gusht 2019, rreth orës 7.30, kur shqiptari me iniciale H.F, 34-vjeç, iu nënshtrua kontrollit të pasaportës. Ai tregoi tre dokumente greke (një pasaportë, një kartë identiteti dhe një patentë shoferi), që pas verifikimeve rezultoi se ishin të falsifikuara. Shqiptari u vu menjëherë në dispozicion të Zyrës së Emigracionit në Questura për dëbimin nga territori italian.
Muaji gusht, përveç shtimit të fluksit të pushuesve, duket se ka rritur edhe ngjarjet kriminale me pasoja të rënda për jetën. Në 12 ditët e para të këtij muaji janë shënuar disa ngjarje kriminale me pasoja tragjike, 5 të vrarë dhe 5 të plagosur. Krimet kanë pasur një shpërndarje gjeografike në të gjithë vendin, si në Durrës, Vlorë, Fier, Elbasan dhe së fundmi në Mirditë. Seria e vrasjeve do të fillonte në datën 1 gusht, ku në derën e banesës u ekzekutua me breshëri Feriz Bardhi. Një ditë më pas, krismat e armëve do të tronditnin Elbasanin, ku në qendër…
Policia italiane arrestoi dy shqiptarë në Perugia, pasi u kapën me lëndë narkotike. Ata e shpërndanin drogën në një stacion kryesor hekurudhor të qytetit. Karabineria mbajti nën vëzhgim të rinjtë, deri në arrestimin e tyre. Në pranga kanë përfunduar dy shtetas shqiptarë 27 vjeç dhe 26 vjeç, të pashkolluar. Ata janë dërguar në paraburgim nën akuzat e trafikut të lëndëve narkotike, shkruajnë mediat italiane. Karabinerët arritën që të sekuestrojnë 16 gram kokainë dhe 4 telefona celularë, të përdorura për të rregulluar takime me klientët. Në përfundim të formaliteteve, dy të arrestuarit u arrestuan në dhomat e sigurisë të Komandës Provinciale…
Reagimit të kryebashkiakut të zgjedhur në 30 qershor të Shkodrës, i është përgjigjur menjëherë PD e Shkodrës. Valdrin Pjetri, reagoi pasi mbështës të opozitës sot në mëngjes kishin shpërndarë në të gjithë qytetin fletushka me mbishkrimin“Narko-Valdrini jashtë Bashkisë”. Pjetri i konsideroi trakte këto fletëpalosjet dhe me një postim në Facebook tha se “kjo është organizuar nga 4-5 persona që nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve”. Por PD e Shkodrës i kujton një datë: “Mos u shqetëso nga letrat e reagimit qytetarë, që me urdhër të Edi Ramës i quan trakte. Ato nuk të cojnë në burg! E kot të të ripyesim a…
Nga Veton SurroiÇdoherë që përmendet Serbia si pengesë për veprimet e pushtetit duhet përmendur testin PISA: ku qe ndërhyrja malinje e saj? 1. Qytetarët që mund të ballafaqohen së shpejti me fushatën zgjedhore mund ta ruajnë shëndetin mendor dhe njëkohësisht të mos zhyten në hapësirën e rezervuar për demagogji nëse ndërpresin së dëgjuari në momentin kur të dëgjohen fjalët “taksa 100 për qind” apo “dialogu me Serbinë”. Gjatë njëzet vjetëve “Serbia” ka shërbyer si mburoja që do të fshehë të gjitha dëmet që i kanë bërë shtetit të Kosovës vetë elitat politike në pushtet. Çfarëdo që të jetë shtruar si…