Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, si pasojë e së cilit ka humbur jetën një person.
Mësohet se në aksin rrugor Fier-Levan, një automjet ka përplasur një motor, ku ka gjetur vdekjen drejtuesi i këtij të fundit. Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe as pasojat e ngjarjes.
Uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për të zbardhur motivet.