Author: tirana

Kroacia kërkon të përdorë monedhën euro. Ministria e Ekonomisë dhe Banka Qendrore e vendit anëtar të BE-së i kanë paraqitur Bankës Qendrore Europiane dhe Komisionit Europian kërkesën për pranimin në ‘’Eurozonë’’ (shtetet që përdorin monedhën euro). Vendi do t’i nënshtrohet procedurës ‘’ERM’’ (Mekanizmi i Shkallës së Këmbimit Europian), ku do të synohet ruajtje e euros në një vlerë konstante me monedhën shtetërore kroate ‘’kuna’’. Eurozona përbëhet nga 19 shtete anëtare të BE-së, të cilat kanë pranuar të përdorin monedhën euro.

Read More

Real Madrid është ngjitur në podin e klubeve që kërkojnë të kenë shërbimet e brazilianit Neymar për sezonin e ri futbollistik. O’Ney nuk është i lumtur në Paris dhe pas këtij lajmi shumë klube evropiane kanë nisur ofertat për të bindur drejtuesit e PSG pasi duhet thënë se lojtari i kombëtares braziliane ka një çmim të lartë në merkato. Mes klubeve që janë futur në këtë garë janë Barcelona, Juventus dhe Real Madrid. Nga Franca vjen dhe e reja më e fundit, sipas të përditshmes Le10 Sport, Real Madridi ka ofruar 120 milionë euro dhe kartonin e James Rodriguez për…

Read More

Lei Kraja njihet si një nga bukuroshet e emisioneve sportive në ekranin e ‘Digitalb’. Ajo publikon herë pas here foto dhe momente të ndryshme nga puna dhe përditshmëria në llogarinë në ‘Instagram’, ndërsa së fundmi ka vendosur t’i përgjigjet disa pyetjeve të bëra nga ndjekësit e saj. “Çfarë duhet të posedojë një djalë që të jetë personi ideal për ty?”, ka qenë një prej pyetjeve të cilave Lei nuk ka hezituar t’i përgjigjet, duke u treguar tepër transparente. “Vendosmëri, përkushtim, sinqeritet, ambicioz, vëmendje, mirënjohje, karakter dhe gati për të marrë çdo përgjegjësi”, ka shkruar Kraja në përgjigjen e saj. Mesa…

Read More

Armina Mevlani po shijon këto ditë të nxehta gushti mes pushimeve të luksit. Brenda dhe jashtë Shqipërisë, bloggerja nuk ndalet së pushuari në vendet më të lakmuara. Kësaj radhe ajo ka postuar një foto veshur me bikini minimaliste, ku në pah bien të pasmet e saj bombastike. Me rrobe banjo të gjelbërta, Armina ka pozuar në profil, e hipur mbi jaht. “Shëtitje në ishull me më të mirat e mia”,– shkruan Armina Mevlani në foton e postuar.

Read More

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare John Bolton tha se Presidenti Donald Trump dëshiron të shohë një dalje të suksesshme të Britanisë nga Bashkimi Evropian, të cilën Uashingtoni do ta mbështeste me një marrëveshje të tregtisë së lirë mes SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar. Zoti Bolton, i cili ndodhet në Londër për dy ditë bisedime me zyrtarët britanikë, po kërkon përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve me Kryeministrin Boris Johnson pas tensioneve të herë pas hershme me ish kryeministren Theresa May. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar përgatitet të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, ndryshimi i saj më i madh gjeopolitik…

Read More

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në kodrat e Levanit, si pasojë e së cilit janë djegur disa hektarë me ullishte. Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse, nga Patosi dhe Fieri ku po punohet për shuarjen e flakëve, por terreni paraqitet i vështirë. Nuk dihen shkaqet e zjarrit, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë rënë si pasojë e temperaturave të larta që kanë pushtuar vendin dy ditët e fundit.

Read More

Pas daljes së përgjimeve për dosjet 339 të Durrësit dhe 184 të Dibrës për krimet zgjedhore, Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka shtrënguar informacionet për mediat. Është siguruar udhëzimin e plotë me 30 nene që Arta Marku ka firmosur në datë 30 korrik, pra pak ditë më parë. Neni 10 i udhëzimit pritet që të sjellë më shumë debat, pasi kërkon ndalimin e publikimit të cdo informacioni për cdo cështje deri në përfundim të hetimeve paraprake. Në dy pikat e para të këtij neni kërkohet që të ndalohet publikimi i akteve hetimore sekrete dhe jo sekrete deri në përfundimin e…

Read More

Aeorporti Tempelhof ka parë zhvillime të rëndësishme në gjermani, që nga shërimi si fushë ajrore për nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, e deri te strehimi i refugjatëve sirianë. Në vitin 2008 u mbyll si aeroport dhe u kthye në një park gjigant, ku banorët e Berlinit dalin mbrëmjeve të verës për të shëtitur. Por ndryshimi më i fundit mund të jetë pak më ekstrem. Kryetari i Bashkisë së rajonit “Mite” në Berlin ka propozuar kabina të vogla ku prostitutat mund të takohen me klientët, pranë aeroportit. Kjo nismë do të shërbejë për të shtuar sigurinë e prostitutave, si dhe…

Read More

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Elvana Gjata, vijon me turet dhe koncertet e saj të ndryshme anembanë trojeve shqiptare dhe më gjerë. “A’m don” është kënga e saj më e re, e cila është pritur mjaft mirë nga fansat e saj. Këta të fundit bëjnë video të ndryshme teksa dëgjojnë këngët e Elvanës dhe i publikojnë në “Instastory” duuke etiketuar edhe Elvanën. Në mesin e videove të publikuara në “Instastory”-n e këngëtares, shfaqet dhe vetë ajo duke kënduar! Në fakt të gjithë u gabuan, pasi nuk është ajo por një vajzë që i ngjan tmerrësisht shumë! Vajza në video…

Read More

Real Madridi duket se ende nuk po shkëputet nga agonia e sezonit të shkuar. Ndonëse zyrtarisht ende asgjë nuk ka nisur, në kryeqytetin spanjoll po bëjnë llogaritë me vështirësitë e para edhe me sezonin e ri, ndërsa pikëpyetje të shumta po kalojnë në mendjet e tifozëve në lidhje me atë se çfarë mund të bëjë Zinedin Zidan dhe skuadra e tij. Në mbrëmjen e djeshmne erdhi humbja e radhës me Romën në miqësoret e pragsezonit, ndonëse erdhi nga gjuajtjet e penalltive. Gazetat spanjolle në kor, kryesisht ato të Madridit, e kanë drejtuar gishtin nga trajneri Zinedin Zidan, që për herën…

Read More

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në orën 17:37 IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmet me magnitudë 4.4 shkalla rihter, me thellësi 10 km dhe me epiqendër 15 km në verilindje të Fushë-Arrëzit. Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale.

Read More

Prej disa kohësh këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka nisur një lidhje me Anwar Hadid, vëllain e motrave të njohura modele Gigi dhe Bella. Përveç Anwar duket se Dua ka një marrëdhënie shumë të mirë me të motrën e tij Gigi. Në thuajse çdo foto të këngëtares shqiptare, Gigi shpreh pëlqimin dhe dashurinë për Duan. Madje në foton më të fundit të publikuar nga Dua, Gigi ka shkruar: “Dashuri”. Me siguri Gigi dhe Dua kanë kaluar kohë bashkë dhe janë afruar shumë me njëra-tjetrën. Gjithashtu mësohet se Dua ka një marrëdhënie mjaft të mirë edhe më mamanë e Anwar,…

Read More