Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca flet për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në një intervistë për Euronews, Luigi Soreca iu referua Winston Churchill kur u pyet se në cilën fazë është Shqipëria në përpjekjen e saj për t’u anëtarësuar në BE. “Vendimi në tetor është i rëndësishëm për vendin, por edhe për BE-në, pasi edhe besueshmëria e procesit të zgjerimit është në pikëpyetje. Vendet e interesuara si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut kanë përmbushur mjaftueshmërisht detyrimet kundrejt Komisionit Europian, por le të them progres të mjaftueshëm për hapjen e negociatave, jo për t’u bërë…
Author: tirana
Drejtimi i makinës nuk është më atribut vetëm i meshkujve. Tashmë makina është një mjet i rëndësishëm transporti për të dyja gjinitë. Por a e dini se në cilin qark u pajisën më shumë gra me leje drejtimi? Dhe jo, sikurse mund të ju shkojë në mendje shumë prej jush nuk është Tirana. Madje qarku i Tiranës, renditet i treti në 2018-n për pajisjen e vajzave me leje drejtimi në 2018-n. Në vend të parë, për numrin më të lartë të lejeve të drejtimin në raport me popullsinë renditet qarku i Durrësit. Sipas të dhënave në 2018-n u pajisën me…
Policia e Fierit zbardh dhe dokumenton vrasjen e 23 vjeçarit në fshatin Hamil. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur gjatë natës së datës 11.08.2019 në fshatin Hamil ku u gjet i vrarë me thikë 23 vjeçari F.S. Në përfundim të hetimeve u arrestuan shtetasit: S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj. K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj. Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet…
Figurat kryesore të Partisë Socialiste janë të zhytur në kredi, nga sekretari i Përgjithshëm deri tek Ministri për Diasporën. I vetmi që në 2018 e ka shlyer kredinë e tij është numri dy i qeverisë, shkruan “Shqip”. Sipas formularit të pasurisë Erion Braçe gjatë vitit të shkuar i ka dhënë fund kredisë prej 41 mijë euro me këstin e fundit me vlerë 2400 euro. Ndërsa në kabinetin qeveritar të Edi Ramës ka edhe ministra që duhet të marrin kredi apo të paguajnë banesat me këste. Pandeli Majko i Diasporës, si dhe një ndër figurat historike të PS, do t’i duhet…
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjetet sociale një video nga Gjirokastra. Bëhet fjalë për vizitat e turistëve në qytetin jugor këtë sezon. “Mirëmëngjes dhe me buzëqeshjen e Shqipërisë në Gjirokastër, ju uroj një ditë të bukur” – shkruan shefi i qeverisë këtë të martë.
Pas 11 viteve Ilda Bejleri është larguar nga Digitalb. Largimi i saj bëri shumë bujë, si dhe u shoqërua me disa lajme njëra pas tjetrën, ku në pah u vu re se Ilda ishte hequr nga puna nga Shakohoxha (referuar deklaratës së këtij të fundit), por që moderatorja nuk e la pa e komentuar. Megjithatë, në morinë e këtyre lajmeve, nuk iu dha shumë rëndësi se kush do e zëvendësojë bukuroshen seksi. Mund të mendoni se mund të jetë një bukuroshe tjetër po aq seksi sa Ilda? Jo, e keni gabim! Ai do të jetë gazetari Glendi Tafaj, një figurë…
Zgjimi në orët e para të mëngjesit për shumë nga ne është një problem më vete, ndërsa për shumë të tjerë është diçka lehtësisht e përballueshme. Nëse bëni pjesë tek grupi i parë, atëherë ka një lajm të mirë për ju. Sipas psikologut britanik, Satoshi Kanazaëa, personat që kanë vështirësi për t’u zgjuar kanë IQ (koeficient inteligjence) më të lartë se sa ata që zgjohen menjëherë në mëngjes. Kjo pasi orët e gjumit, nuk varen aspak nga ora në të cilën flemë, por varen nga ora biologjike e trupit tonë. Cikli biologjik i gjumit ndryshon në njerëz të ndryshëm. Në…
Kritikat e Marksit ndaj shfrytëzimit ekonomik dhe padrejtësisë janë më aktuale se kurrë? Kështu thotë Prof. Andreas Arndt në këtë intervistë. Ai jep mësim në Departamentin e Filozofisë në Universitetin Humboldt në Berlin. Èshtë kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare Hegel dhe punon pranë Qendrës Kërkimore Schleiermacher të Akademisë së Shkencave të Berlin-Brandenburgut Deri disa vjet më parë mendohej se ideja marksiste kishte vdekur, por në fakt duket se kritika e tij ndaj shfrytëzimit ekonomik dhe padrejtësisë janë në kuadër të krizës financiare më aktuale se kurrë. Çfarë mund të mësojmë ne sot ende nga Karl Marksi? Andreas Arndt: Aktualiteti i Marksit nuk lidhet…
Pas Shqipërisë, tërmete të forta kanë lëkundur edhe dy qarqe të Kosovës. Mësohet se Prizreni është goditur me tërmet 4.2 ballë të shkallës Rihterit, ndërsa Dragashi me 3.9 ballë. Ndërkohë ende nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar në njerëz. Kujtojmë që gjatë pasdites së sotme lëkundjet kanë prekur Shqipërinë me epiqendër Fushë Arrëzin.Lexo edhe: Tërmeti shkund Shqipërinë, epiqendra në Fushë Arrëz
Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali është “zhveshur” nga kostumi zyrtar dhe ka nisur zyrtarisht pushimet me familjet. Ditën e sotme ajo ka zgjedhur që të ndajë me miqtë e saj virtual një foto ku shfaqet së bashku me vajzën e saj të vogël. Bashkangjitur fotos, Spiropali nuk ka bërë asnjë mbishkrim, por ka lënë foton të flasë. Një foto e ëmbël pushimesh…nënë e bijë.
Është ndarë nga jeta peshkatari me origjinë shqiptare, Kostas Arvanitis, i cili u kthye në hero në Greqi, pasi shpëtoi 70 persona gjatë zjarreve në Mati, vitin e kaluar. 70-vjeçari luftonte prej kohësh me sëmundjen e kancerit, ndërsa mediet fqinje raportojnë se ai ka mbyllur sytë përgjithmonë. Për ndarjen nga jeta të shqiptarit ka reaguar edhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili shkruante: Kostas Arvaniti ishte shembull i solidaritetit dhe ndarja e tij nga jeta na mbushi të gjithëve me trishtim. Varrimi i tij do të jetë shpenzim publik. Është një vepër e vogël mirënjohjeje nga të gjithë ne…
Të gjithë ata që zotërojnë një leje drejtimi, e njohin mirë periudhën ‘e famshme’ 15 ditore në pritje të kartonit. Duke nisur që nga 15 gushti, pritja do të reduktohet në vetëm 30 minuta, pa shuar entuziazmin e marrjes së provimit. DPSHTRR ka njoftuar se kartonat, dublikat, rinovimet apo hera e parë që pas marrjes së provimit do mund të tërhiqen fill pas gjysëm ore. Kjo risi do të nisë me kryeqytetin, duke qenë se Tirana lëshon rreth 50 % të numrit total të patentave, por automatikisht do të ndikojë në përshpejtimin e procedurave edhe në qytetet e tjera. DPSHTRR…