Dorëzohet në polici pas disa ditësh që ishte shpallur në kërkim nga policia, numri dy i PS-së së Durresit, Arben Isaku.“Panorama” mëson se në polici është dorëzuar shtetasi Arben Isaku, i cili aktualisht mban detyrën e zv.drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës dhe atë të kryetarit të këshilltarëve të PS në Bashkinë Durrës, e cila tashmë drejtohet nga Valbona Sako, si edhe njeheresh sekretar i përgjithshëm i degës së PS në qytetin bregdetar.Ai u shpall ne kerkim te shtunen, me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Bashke me te, u vetedorezua ne polici edhe ekonomisti, shtetasi Redi.…
Author: tirana
Gjatë një gare me motora njëri prej pilotëve humbet kontrollin duke u përplasur me barrierën rrethuese. Ndërkohë që ishte në tokë pas tij vjen shoku i tij i cili i përplas kokën me gomën e motorit. Piloti që humbi kontrollin është Pablo Cabero i cili po merrte pjesë në garat provë të një kompeticioni që zhvillohet Leon, Spanjë. Momenti i aksidentit u regjistrua nga kamera e një prej spektatorëve. Pasi u godit në kokë menjëherë i erdhën në ndihmë stafi mjekësor. Ai u transportua klinikën mjekësore më të afërt ku është edhe jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu edhe piloti që…
Një skaf është përfshirë nga flakët në plazhin e Borshit mesditën e sotmë. Fatmirësisht nga incidenti nuk ka të lënduar, ndërsa nuk dihen ende arsyet që kanë shkaktuar zjarrin në skaf. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Pak javë më parë një anije turistike në Karaburun u përfshi nga zjarri duke u djegur plotësisht.
Jemi në një fazë shumë të nxehtë të merkatos me vetëm 2 javë larg mbylljes. Shumë skuadra janë në kërkim të transfertave për tu kompletuar. Një tjetër lëvizje që do të ishte e bujshme është Gigi Donnarumma tek francezët e Paris Saint Germain që kanë dalë hapur duke shprehur interesin për 20 vjeçarin kuqezi. Por Milan nuk e lëshon lehtë gardianin e portës. Ata i kanë vendosur një çmim prej 50 milionë eurosh që duket se PSG nuk është dakord. Nëqoftëse ata arrijnë të transferojnë Neymar atëherë me paratë e fituara mund të jenë në gjendje të sjellin në rradhët…
“Shqiptarët nuk janë si boshnjakët, ata nuk durojnë, do të luftojnë”. Kështu mësohet t’i ketë thënë presidenti të Maqedonisë, Kiro Gligorov në 1999-ën, ish-komandantit të lartë i NATO-s, Wesley Clark. Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe tregoi një bisedë me presidentin Gligorov. “Presidenti maqedonas, Kiro Gligorov, më thirri dhe më tha: ‘E dini, do të keni problem të madh në Kosovë. Atje do të bëhet luftë, sepse shqiptarët nuk janë si boshnjakët: ata nuk durojnë. Ata do të luftojnë’. Dhe, kështu ndodhi, luftimet…
Armina Mevlani ka folur në një intervistë në emisionin “Pushime on Top”, ku ka folur për marrëdhënien e saj me familjen Berisha. Cfare ndodh me jeten tende private? Ne ditelindjen tende te fundit ne Paris, ishe vetem? Jo, sigurisht qe nuk isha vetem. Une isha ne nje udhetim pune dhe Shkelzeni erdhi me surprizoi. Une isha me shoqen time te ngushte dhe Zeni erdhi se bashku me te fejuarin e saj qe eshte dhe shoku im i ngushte. Sa e veshtire eshte te menaxhoni angazhimet dhe kohen se bashku ne cift? Vetem darka ju mbledh bashke? Jo, edhe mengjesi. Une…
Arrestohet Kristaq Leci i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e komisarit Artan Cuku. Mësohet se ai është arrestuar në Greqi. Komisari Artan Cuku u vra në hyrje të pallatit të tij më 8 prill të vitit 2018. Arrestimi i 30 vjeçarit është bërë dje pasdite në Athinë. Lajmi konfirmohet nga policia greke sot. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 10 vite burg ekzekutorin Mikel Shallari pasi u bë bashkëpunëtor i drejtësisë duke ndihmuar në zbardhjen e motivit të krimit, kush ishin porositësit, ndërmjetësit. Nga rrëfimi i Shallarit u mësua se Kristaq Leci kishte luajtur rolin e ndërmjetësit ndërsa porositësi i…
Një grua ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Vlorë. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, rreth orës 07:36 mëngjesin e sotëm, në Spitalin e Vlorës ka shkuar pa shenja jete shtetasja I.A., 38 vjeç, banuese në Vlorë. Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase ka tentuar të ndezë pompën e ujit por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet për sqarimin e rrethanave
Victoria Eugenia Henao, tani 58 vjeç, u takua me Pablo Escobarin kur ishte vetëm 12 vjeç. Atëherë, Escboar, një 23-vjeçar, po ngjitej me shpejtësi në hierarkinë kriminale. Ajo ishte vetëm 14 vjeç kur Escobar e detyroi që të bënte një abort në një ambient të errët. “Unë nuk e di se çfarë po ndodhte, thjesht e ndoqa e bindur”, zbuloi ajo së fundi në biografinë e saj të re, duke përshkruar se si një grua që e kishte marrë Pablo po shtynte disa tuba plastikë në të, derisa filloi të gjakosej. Escobar më pas e mori në shtëpi dhe i…
Një grua 38-vjeçe ka ndërruar jetë, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Viktima është I.A. 38 vjeç. Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 minuta gruaja duke tentuar të ndezë pompën e ujit ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. 38-vjeçarja u dërgua me shpejtësi në spital, por fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.
Përfundon faza e parë e verifikimit të vërtetësisë së dokumentacionit të dorëzuar nga kandidatët për Gjykatën e Lartë. Mësohet se janë verifikuar 22 kandidatët garues nga Inspektorati i Pasurisë (ILDKPKI), Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), si dhe nga Prokuroria e Përgjithshme. Pas zyrtarizimit të kandidatëve, raportohet se vetëm 3 prej tyre do të garojnë në Gjykatën e Lartë. Faza e dytë e hetimit, pritet të përfundojë më datë 5 Shtator, ku ILDKPKI, DSIK dhe Prokuroria e Përgjithshme do t’i argumentojnë me shkrim KLGJ-së gjetjet për çdo kandidat. 22 kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë: Sergjio Mazreku…
Zbardhen detaje të reja për vrasjen e Armando Gjinit, i njohur edhe si Tonin Gjini mesditën e djeshme në qendër të qytetit të Rrëshenit. Burime bëjnë me dije se hetimet deri më tani janë përqendruar në dy pista. Policia dyshon se vrasja erdhi si pasojë e prishjes së pazareve të drogës. Ndërkohë, po ashtu nuk përjashtohet edhe mundësia e një konflikti të mundshëm me grupin e Met Kananit, i njohur si ‘Baroni i drogës’, pjesë e të cilit ka qenë edhe Gjini. Ndërkohë, për hetuesit është e sigurtë tashmë se ekzekutimi është kryer nga një vrasës me pagesë. 48-vjeçari Gjini…