Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të bëra nga PD-ja se Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar në 2003 në Itali për drogë. “Jo Valdrini,po vëllai im të jetë,s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua,në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale.Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual! I edukuar,i zoti,i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar,po kjo s’mjafton më!Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin,po deri kur e vërteta ligjore…

Read More

Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë një plan veprimi për mjetet e shërbimit publik, duke vënë në pranga një shofer autobusi dhe pezulluar disa patenta e certifikata transporti. Gjatë kontrollit, policia ka vendosur 235 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaj drejtuesve të mjeteve të shërbimit publik. Njoftimi i policisë:Duke marrë shkas nga rrezikshmëria, por edhe nga ankesat e shumta nga qytetarë të ndryshëm edhe nga shoqatat e transportit ndërqytetas apo qytetas, apo shërbimi publik me taxi, mbi shkeljet që karakterizon këtë shërbim në tërësi, rrugorët e kryeqytetit prej ditesh, kanë ndjekur një plan veprimi…

Read More

Policia e Pogradecit njoftoi sot se pronari i një pike karburanti në fshatin Buçimas kishte rënë pre e grabitësve mëngjesin e kësaj të marte. Sipas bluve, hajdutët ende të paidentifikuar kanë grabitur në kasafortë bizhuteri, një sasi lekësh dhe një armë gjahu. Por ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale, nxjerr detaje nga ngjarja duke iu referuar qytetarit dixhital që thotë se kanë qene 7 persona që kanë hyrë në banesën e ish drejtorit te Ujësjellësit Valter Gora. POSTIMI I PLOTE I BERISHES: Vidhet kasaforta me sasi te medha eurosh dhe bizhuteri floriri dhe diamnte! Lexoni mesazhin…

Read More

Ndonëse vendi ynë fqinj, Greqia është prekur nga Ethet e Nilit Perëndimor, ku deri më tani numërohen 34 raste dhe kanë humbur jetën 3 qytetarë ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik deklarojnë se në Shqipëri, pavarësisht se janë kryer testime të rasteve të dyshuara asnjë prej tyre nuk ka rezultuar i prekur. “Nuk ka vend për panik. Ne kemi kryer testime dhe nuk ka rezultuar asnjë rast. Një vit më parë kemi patur vetëm një rast. Kjo sëmundje përhapet nga mushkonja dhe ne jemi në monitorim të vazhdueshëm,” deklaroi Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive. Ethet e Nilit…

Read More

Motrat Vjollca na përcollën dje disa foto dhe video të këndshme nga pushimet në Dhërmi. Në fillim ishte Luana që publikoi disa foto ku shfaqej në bordin e një jahti me Marinën, Lirën dhe nënën e tyre Maria. “E bekuar.. Nga Familja ime & natyra e mrekullueshme e Shqipërisë! Faleminderit Zot”, shkruante Luana. Por një koment i reperit Stresi në postimin e moderatores, ka ngjallur dyshime për lidhjen e tij me familjen Vjollca. “Familja ime”, shkruan Stresi duke na lënë të kuptojmë se mund të ketë lidhje gjaku me Vjollcat. Komenti i tij ka befasuar fansat e motrave të njohura…

Read More

Partia Demokratike e Shkodrës i ka kthyer përgjigje Valdrin Pjetrit, i zgjedhur kryebashkiak i Shkodër në 30 qershor. Ky i fundit reagoi pasi PD, permes Gazment Bardhit nxori dokumentet e kuestures italiane qe tregonin denimin dhe debimin e Pjetrit ne Firence. REAGIM I PD SHKODER NDAJ DEKLARATES SE VALDRIN PJETRIT Të vërtetën qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë e panë dhe e lexuan me dokumente. Ndjekja e të njëjtës rrugë mohimi që ndoqi edhe Elvis Rroshi i Kavajës, do të jetë pa sukses. Mashtrimi nuk mund ta fshehë të vërtetën. Ti nuk ke pse pret për të parë deri kur do…

Read More

Bukureshti dhe gjithë treva e Rumanisë ka qenë dhe mbetet një strehë e ngrohtë për gjithë shqiptarët. 400 vjet më parë aty kanë shkuar 15 mijë shqiptarë. Më 5 Nëntor 1912 në Bukuresht, Ismail Qemali mori vendimin për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Shumë shqiptarë kanë jetuar dhe punuar në Rumani dhe vlerësohen nga gjithë populli për punën e tyre. Ish-ministri i Kulturës së Rumanisë ka qenë me origjinë shqiptare. Ai është një prej protagonistëve të protestave masive që sollën demokracinë në vend dhe përmbysjen e Nicolae Ceausescut. Gjatë intervistës për “Opinion” Jon Caramitru rrëfeu se babai i tij ka…

Read More

Një grup trafikantësh u kapën nga ushtria meksikane pas një ndjekje spektakolare në oqean me helikopter, ndërsa po përpiqeshin të dërgonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 1200 kg kokainë, me vlerë 48 milionë dollarë. Video spektakolare e shpërndarë nga autoritetet meksikane tregon se si helikopteri me marinsa ndjek varkën e fuqishme me dy motorë. Aksioni ka ndodhur të premten e kaluar në shtetin Çiapas. Si rezultat, u arrestuan 7 persona, 4 prej të cilëve meksikanë, ndërsa kishte edhe një kolumbian dhe një ekuadorian. Ata kishin arritur t’i shpëtonin ndjekjes së forcave të armatosura kolumbiane dhe ishin futur në ujërat…

Read More

Kryebashkiaku në ikje i Llezhës Fran Frrokaj ka deklaruar se nuk do të bëjë rezistencë në lirimin e bashkisë. Në një prononcim për mediat, Frrokaj është shprehur po ashtu se nuk do e presë në zyrë Pjerin Ndreun, teksa e cilëson 30 qershorin farsë. Demokrati ka shtuar më tej se nuk do të ketë as protestë pasi nuk do të lejojë të baltosë punën e tij 16-vjeçare. Sakaq, ai ka theksuar se ‘nuk u bë qameti se humbën disa bashki’.

Read More

Është një lajm i cili me siguri do ju ngjallë buzëqeshjen shumë personave që e pëlqejnë çokollatën e zezë. Po, pasi çokollata e zezë nëse konsumohet rregullisht, lufton depresionin, duke e parandaluar deri në masën 70%. Është kjo ajo q ka zbuluar një studim i University College London, i publikuar në revistën shkencore “Depression and Anxiety”. Për kryerjen e studimit, u zhvillua një sondazh në 13626 persona, të cilët ishin marrë pjesë në studimin ‘National Health and Nutrition Examination Survey’, mes viteve 2007-2008 dhe 2013-2014. Personat që konsumonin rregullisht çokollatë, iu kërkua që të kujtonin se çfarë kishin konsumuar në…

Read More

Së fundmi u publikua një raport që zbulonte sa ndjekës të rremë kanë të famshmit në profilet e tyre në Instagram. Përqindjen më të madhe e kishin personazhe të famshëm amerikan, por tani është zbuluar se mes tyre ka edhe shqiptarë. Në mesin e tyre janë këngëtarja shqiptare Dua Lipa dhe aktorja shqiptare Eliza Dushku e cila së fundmi u bë bënë. Përqindjen më të madhe e ka moderatorja amerikane Ellen DeGeneres, me 58%.Pas saj vjen grupi korean BTS në vendin e dytë me 48%. Në vendin e tretë është Kourtney Kardashian, më pas Taylor Swift dhe Ariana Grande.Kim Kardashian…

Read More

Një lojë mes miqve është shndërruar në një tragjedi. Një 47-vjeçar shqiptar në Greqi, ka humbur jetën teksa po luante futboll në plazh. Ngjarja ka ndodhur në zonën Arvi në ishullin e Kretës. Sipas mediave vendase, shqiptari humbi ndjenjat papritur dhe u rrëzua në tokë. Në ndihmë të tij shkoi edhe mjeku që ndodhej aty pranë, për t’i dhënë ndihmën e parë deri sa të mbërrinte ambulanca. 47-vjeçari u dërgua në qendrën shëndetësore, por fatkeqësisht aty u konstatua vdekja e tij. Viktima kishte ndërruar jetë rrugës për në urgjencë. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, jetonte…

Read More