Partia Demokratike e Shkodrës i ka kthyer përgjigje Valdrin Pjetrit, i zgjedhur kryebashkiak i Shkodër në 30 qershor. Ky i fundit reagoi pasi PD, permes Gazment Bardhit nxori dokumentet e kuestures italiane qe tregonin denimin dhe debimin e Pjetrit ne Firence.
REAGIM I PD SHKODER NDAJ DEKLARATES SE VALDRIN PJETRIT
Të vërtetën qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë e panë dhe e lexuan me dokumente.
Ndjekja e të njëjtës rrugë mohimi që ndoqi edhe Elvis Rroshi i Kavajës, do të jetë pa sukses. Mashtrimi nuk mund ta fshehë të vërtetën.
Ti nuk ke pse pret për të parë deri kur do të të mbrojë Edi Rama. Mos shpreso kot Valdrin! Edi Rama nuk të mbron dot, me gjithë premtimin që të ka dhënë.
Ti e di më mirë se kushdo tjetër që je i arrestuar, i dënuar dhe i dëbuar nga Italia si trafikant droge. Nëse e ke “harruar”, pyet Edi Ramën se ta konfirmon ai përgjigjen zyrtare që ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë.