Gardisti u rrëzua nga lartësia në aktivitetin e Ramës, i nënshtrohet operacionit te “Trauma” Një pushues ka ndërruar jetë në plazhin e Spilles. Viktima është Gjon Vuksani i moshës 70-vjeçare, ndërsa shkak dyshohet se ka qenë ataku kardiak. Vuksani jetonte në Tiranë ndërsa në plazhin e Spilles kishte shkuar për pushime. Kjo nuk është hera e parë që pushuesit humbin jetën në plazh si pasojë e arrestit kardiak. Kjo për shkak edhe të temperaturave të larta që janë shënuar në bregdetet shqiptare këtë vit që kanë ndikuar në përkeqësimin e sëmundjeve të zemrës.
Author: tirana
Vëzhgues të paanshëm të zhvillimeve politike në Shqipëri, qytetarë të zakonshëm që kërkojnë të jetojnë në një vend normal dhe njerëz racionalë brenda kampeve të partive politike, jo rrallëherë bëjnë disa pyetje për të cilat duket sikur nuk kanë marrë kurrë përgjigje. Madje edhe kur marin, nuk arrijnë të kuptojnë se përse një pjesë e elitës politike të vendit harxhon kaq shumë energji negative, për ta tëhequr “makinën” e kohës së Shqipërisë, nga e kundërta e akrepave të orës për të cilën predikojnë se po punojnë. Lidershipi i opozitës së rrugës dhe propaganda e saj, deklarojnë se: Në pushtet nuk…
Gentian Doda është i riu që u ekstradua disa ditë më parë nga Anglia në vendin tonë, pasi akuzohet për rryshfetin 30 mijë euro ndaj gjyqtarit të Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri. Sot, ai doli para gjykatës për Krimet e Rënda dhe kjo e fundit vendosi masën e sigurisë “arrest ne burg”ndaj Dodës. Organi i akuzës, ka konkluduar në hetime se kundrejt ryshfetit që ka marrë nga Doda, gjyqtari Miri la në fuqi vendimin, që ndryshoi një dënim të mëparshëm ndaj Dodës nga vrasje në plagosje të rëndë. Mesohet se Doda e ka mohuar fajësinë para trupës gjykuese: “Jam i pafajshëm”…
Agjencia maqedonase për Ushqimin dhe Veterinarinë (AUV) ndaloi sot importin e mishit të derrit dhe nënprodukteve të tij nga Serbia si edhe importin dhe tranzitin e derrave të butë dhe të egër nga i njëjti vend, pas njoftimeve se atje ishte shfaqur murtaja afrikane. Drejtori i AUV-it, Zoran Atanasovski deklaroi se në Serbi ka rënë murtaja afrikane e derrit – kjo ka ndodh në rrethin e Beogradit, Mlladenovacit dhe krahinën e Semedervës. “Situata po përcillet me vëmendje, ndërsa masat parandaluese janë ngritur në nivelin maksimal”, tha ai. Alarmi për murtajën afrikane të derrave u dha pas informacioneve se në Bullgari…
Gjendet e vdekur Miriam Rivera, 38 vjeçe, konkurrentja e parë transeksuale që mori pjesë në Big Brother Australia, e cila u gjet e varur në banesën e saj në Hermosillo të Meksikës. Sipas bashkëshortit të saj, Daniel Cuervo, gruaja nuk është vetëvrarë, por e kanë vrarë. Vdekja e gruas ka ndodhur në muajin shkurt, siç thotë nëpërmjet një postimi në Facebook, i shoqi, por lajmi është përhapur vetëm këto ditë. Miriam Rivera kishte refuzuar që të hynte në rrjetin e prostitucionit dhe sipas bashkëshortit, kjo është edhe arsyeja se pse e kanë vrarë. Jo vetëm kaq por ai shton se…
Presidenti Ilir Meta ka vendosur që këtë verë të eksplorojë dhe njëkohësisht të reklamojë gjithë bukuritë e trevave shqiptare, që me thënë të drejtën nuk janë të pakta. Kësaj radhe, presidenti ka qenë në Liqenin e Jazhincës, një perlë e rrallë e natyrës në Kosovë. Normalisht, një bukurie të tillë si ka rezistuar as Meta, e nuk ka ikur prej andej pra provuar një zhytje në ujërat e gjelbërta të këtij liqeni. “Të dashur miq!Një mrekulli e veçantë këtë herë ishte të zbuloja dhe të notoja në Liqenin e Jazhincës, një monument i rrallë natyror 2180 metra mbi nivelin e…
Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Lushnje, ndërsa tre persona kanë mbetur të plagosur lehtë. Mësohet se në aksident janë përfshirë të paktën tre makina, dy prej tëcilave kanë përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur procedurat hetimore për zbardhjen e shkaqeve.
Arrestohen tre autorët e plagosjes së 38-vjeçarit Vate Shpati mesditën e djeshme në lagjen “Mark Lula”. Në pranga kanë rënë dy vëllezërit Aleks e Luigj Martini dhe S. P. 36 vjeç, të tre banues në Shkodër. Mesditën e djeshme rreth orës 12:10, në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti të çastit në bashkëpunim me njëri-tjetrin tre të arrestuarit plagosën me thikë Vate Shpatin, banues në Dobraç. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” e Prodhimi, mbajtja, blerja…
Nis lëvizja kundër Lulzim Bashës brenda në Partinë Demokratike. Edvin Kulluri, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së është një nga zërat më kritikë ndaj kryetarit demokrat. Ai i kërkon Lulzim Bashës që të bëhet burrë dhe të largohet nga drejtimi i partisë, që thotë se e ka dërguar nga humbja në humbje. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar demokrat shprehet se PD-ja zyrtare nuk bind se është më e mirë se banda e Ramës në pushtet. Për Kullurin ka vetëm një fajtor të vetëm dhe ai është kryedemokrati, që sipas tij po e mban partinë peng prandaj duhet të largohet. Pjesë e…
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka vijuar me publikimin e sqarimeve mbi Reformën në Drejtësi. Pasi shpjegoi pak ditë më parë funksionimin dhe monitorimin e Vettingut, SHBA shkruan sot se: “Në videon e kaluar, ju mësuat mbi procesin e vetingut. Këtë javë, ne do të flasim për Gjykatën Kushtetuese. Shihni këtë video për të mësuar se si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë”. Publikimet e ambasadës janë në vazhdën e sqarimeve pas akuzave të rënda nga opozita dhe Presidenti Ilir Meta, se reforma në drejtësi është e ‘kapur’ nga mazhoranca.
Nadia Toffa, fytyra e njohur televizive dhe moderatore e programit italian shumë të njohur edhe në Shqipëri, “Le Iene”, ndërroi jetë në moshën 40 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin. Lajmi bëhet i ditur nga redaksia e “Le Iene” me një postim prekës në Facebook: “Ke luftuar me kokën lart, me buzëqeshje, me dinjitet dhe duke shpërfaqur të gjithë forcën tënde, deri në fund, deri më sot”. “Si pasojë e një sëmundjeje dhjetorin e shkuar (ishte viti 2017) u operova në urgjencë, rrëfente Nadia Toffa në studion e ‘Verissimo’ tetorin e shkuar. “Më pas bëra kimioterapi dhe radioterapi.…
Izraeli së fundmi ka prezantuar “tankun e së ardhmes” një automjet prototip i blinduar ashtuquajtur tank “i zgjuar”. Ekuipazhi do të veshë një helmetë të veçantë, të ngjashme me atë të pilotëve të aeroplanëve luftarakë F-35. Sipas mediava raportohet se qeveria izraelite po kërkon krijimin e një automjeti të blinduar, i cili do të drejtohet nga vetëm 2 ushtarë, ndryshe nga tanket standarde që kërkojnë 4 ushtarë për komandim. Në rast të realizimit të gjithë kësaj, arritja do të cilësohej si revolucionare në tregun botëror të mjeteve ushtarake. Prodhues të këtij tanku janë industria kundërajrore e Izraelit, kompanitë Rafael dhe…