Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani janë ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar. E ftuar ditën e sotme në ‘Pushime on Top’, Armina ka folur për marrëdhënien e tyre, duke treguar edhe planet që ka për të ardhmen. E pyetur nëse kanë dëshirë të bëhen me fëmijë, bloggerja është shprehur se nuk është koha e duhur. ‘Absolutisht qe e kam menduar. Unë në fakt jam e lumtur qe Zeni i ka 2 fëmijë të cilët i dua shumë. Do e di qe fëmija im nuk do jetë i vetëm, si unë, pa motër dhe vëlla. Unë dua të kem…
Author: tirana
Dhërmiu ka marrë një pamje tjetër pas ndërhyrjes që është bërë në kuadër të programit të Rilindjes Urbane. Kryeministri Edi Rama ka postuar fotot nga transformimi që ka pësuar. “Deri dje i zhytur në zymtinë e harresës, sot Dhërmiu i vjetër po rinis të shkëlqejë, falë programit tonë të Rilindjes Urbane dhe një pune prej milingonash, gur pas guri e tjegull pas tjegulle” shkruan Rama. Dhërmiu është një prej zonave mjaft të frekuentuara në sezonin turistik.
1- Në Japoni nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, mësohet një lëndë që quhet ”Rruga për tek Morali”, ku nxënësit mësojnë për sjelljet me njerëzit. 2- Nuk ka ngelje nga klasa e parë deri në klasën e tetë, pasi qëllimi në këtë periudhë është edukimi, ngulitja e koncepteve dhe formimi i personalitetit dhe jo thjesht mësimdhënia. 3- Edhe pse japonezët janë ndër njerëzit më të pasur në botë nuk kanë shërbyes që kujdeset për punët e shtëpisë siç e kanë një pjesë e botës së pasur, por babai dhe nëna janë përgjegjës për shtëpinë dhe fëmijët. 4-…
Një prift ortodoks rus shkaktoi zemërim në mediat sociale gjatë momentit të pagëzimit ku trajton brutalisht një foshnje. Në video shihna nëna e të voglit që ndërhyn për të marrë vogëlushin që gati po mbytej. Ceremonia e pagëzimit është konsideruar si ‘ekzorcizmi’ intensiv. Prifti Vasily Necheporenko, i njohur me emrin e tij të kishës Photios, u pezullua për një vit pas ceremonisë shqetësuese të pagëzimit të foshnjave, e cila përfundoi me denoncim në polici nga ana e familjes së fëmijës. Incidenti ndodhi gjatë fundjavës në një kishë të vogël në qytetin Gatchina, rreth 40 km larg Shën Petersburg. Një video…
Nga Mero Baze Ilir Meta duket që është i dëshpëruar nga Partia Demokratike. Edhe pse ai e di fare mirë që problemi i shkuarjes në zgjedhjet e 13 tetorit nga opozita, nuk është legjitimiteti i munguar i dekretit të tij, por vënia në diskutim e legjitimitetit të Lulzim Bashës, përsëri ngulmon. Dhe është një këmbëngulje e pakuptimtë, t’i kërkosh Lulzim Bashës të bëjë më 13 tetor, atë që nuk bëri më 30 qershor, duke ndryshuar vetëm moti. Lulzim Bashën nuk e pengon muaji qershor apo pranvera si stinë, dhe nuk është se vjeshta ja kthen mendjen. Lulzim Bashën e pengon…
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e daljes nga rruga të një makine. Aksidenti është regjistruar rreth orës 20:15, në vendin e quajtur “Varrezat e Ardenicës”. Viktima është identifikuar si shtetasi A.V, 29 vjeç, drejtues i mjetit, ndërsa i plagosuri është pasagjeri, shtetasi D.K, 42 vjeç, banues në Kolonjë, i cili është transportuar në spitalin e Lushnjës. “Shtetasi A.V, 29 vjeç, banues në Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi A.V dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi D.K, 42 vjeç, banues në…
Një 42-vjeçar nga Vlorë është arrestuar pasi ka tentuar të vidhte kasafortën e një banese në Himarë. Policia thotë se “42 vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikueshëm, kanë tentuar të vjedhin në banesë kasafortën e shtetasit F.Q., por nuk kanë arritur të marrin asgjë”. Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar videon e autobusit të “pushtuar” nga flakët në “Rrugën e Kombit”, ndërsa denoncon mungesën e zjarrfikësve për të shuar flakët. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Repsit, ndërsa pamjet tregojnë se flakët e mëdha kanë shkrumbuar plotësisht mjetin turistik. “Merr flake autobuzi ne Rrugen e Kombit, zero gadishmeri apo sherbim zjarrefikesish. Sb”, shkruan Berisha.
Këngëtari i njohur Sidri Bejleri rreth 2 muaj më parë u bë baba për herë të katërt. Lajmin e dha vetë këngëtari i njohur me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ndërsa ditën e djeshme me rastin e festës së Kurban Bajramit, Sidriti na ka treguar prezantuar vogëlushen e tij. Këngëtari i njohur publikoi një foto të familjes në këtë ditë feste dhe në sy bie vogëlushja e e veshur me një fustan rozë. Vajza quhet Ejna qëndron në krahët e mamit. Në foto janë edhe dy fëmijët e tjerë Amad 9 vjeç dhe Emel 6 vjeçe. “Gëzuar Kurban…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Ardenicë të Lushnjes. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka ndërruar jetë drejtuesi i tij, Arian Velçani 28 vjeç. Ndërkohë ka mbetur i plagosur pasagjeri që ndodhej në automjet. Dyshohet që shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e lartë. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit. Informacion paraprak Sot rreth orës 20:15, në vendin e quajtur “Varrezat e Ardenicës” shtetasi A.V, 29 vjeç, banues në Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga. Si pasojë e…
Një autobus i linjës Tiranë-Prishtinë është përfshirë nga flakët në rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 19:00 në afërsi të fshatit Reps në Rrugën e Kombit. Ende nuk dihet shkaku që ka sjellë zjarrin, por mendohet se ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike që ka shkaktuar edhe djegien e plotë të tij. Ndërsa raportohet se fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve nuk është lënduar, pasi u larguan me shpejtësi.
Pronarët e guroreve janë konfrontuar mesditën e kësaj të hëne me policinë, pasi këta të fundit nuk i kanë lejuar që të nisin nga puna për nxjerrjen e gurit dekorativ. Mësohet se uniformat blu kanë bllokuar kamionet e firmave në aksin Novaj-Tomorr, çka solli përplasje verbale mes tyre dhe pronarëve. Këta të fundit kanë kërkuar që të nisin punën, teksa mbajnë në duar vendimin e gjykatës Administrative, e cila hodhi poshtë vendimin e qeverisë për të zgjeruar zonën e mbrojtur në malin e Tomorrit.