Shqiptarët nuk janë si boshnjakët, ata nuk durojnë, do të luftojnë”. Kështu mësohet t’i ketë thënë presidenti të Maqedonisë, Kiro Gligorov në 1999-ën, ish-komandantit të lartë i NATO-s, Wesley Clark.

Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe tregoi një bisedë me presidentin Gligorov. “Presidenti maqedonas, Kiro Gligorov, më thirri dhe më tha: ‘E dini, do të keni problem të madh në Kosovë. Atje do të bëhet luftë, sepse shqiptarët nuk janë si boshnjakët: ata nuk durojnë. Ata do të luftojnë’. Dhe, kështu ndodhi, luftimet nisën”, thotë Clark.

Po ashtu ai ka thënë se si Ambasadori Richard Hoblrooke kishte shkuar në qershorin e vitit 1999 për takim me Slobodan Milosheviçin. “Më lidhi me telefon me Millosheviçin, të cilin e njihja nga koha e Daytonit dhe i thashë: ‘Ju lutem, mos ia bëni këtë popullit shqiptar’. Ai më tha: ‘Gjeneral Clark, këta janë njerëzit e mi. Unë nuk do t’i lëndoj’. Natyrisht, kjo ishte gënjeshtër, sepse spastrimi etnik tashmë po ndodhte”, tha Clark.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here