Një 48-vjeçar është plagosur me thikë nga një 48-vjeçar në Tropojë, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 08:40, kur sipas policisë, 18-vjeçari me iniciale F. S. ka goditur me mjet prerës shtetasin me iniciale A. M.. I plagosuri është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës, ndërkohë që autori i dyshuar është vetëdorëzuar dhje po merret në pyetje.
Author: tirana
Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Evropian njofton tërheqjen nga koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore, e drejtuar nga Sali Berisha.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shpalosi planet e tij për një rezervë kombëtare të kriptomonedhave. Por blerja e bitcoin në nivelet më të larta të të gjitha kohërave mund të jetë një veprim i kushtueshëm. Bitcoinshpesh konsiderohet si një alternativë ndaj dollarit amerikan, monedhës rezervë botërore, pasi vetëm një numër i kufizuar monedhash do të prodhohen ndonjëherë. Përkrahësit argumentojnë se furnizimi fiks i bitcoin-it e bën atë një rezervë vlerash të mbrojtura nga inflacioni jashtë sistemit financiar global. Bitcoin shpesh krahasohet me arin për një arsye të ngjashme. Ndërsa bankat qendrore në mbarë botën mbajnë rezerva të mëdha të dollarit…
Parlamenti i Portugalisë hodhi poshtë të martën një mocion mosbesimi kundër qeverisë së pakicës së qendrës së djathtë, duke bërë që ajo të shembet pas vetëm 11 muajsh në detyrë dhe me gjasë të shkaktojë zgjedhje të parakohshme, të tretat në vend në vetëm tre vite. Ligjvënësit votuan 142 pro dhe 88 për të hedhur poshtë mocionin e paraqitur nga kryeministri, Luiz Montenegro. Të enjten e kaluar pasi opozita vuri në pikëpyetje integritetin e tij lidhur me marrëveshjet e një firme konsulence që ai themeloi dhe tani drejtohet nga djemtë e tij. Presidenti i vendit Marcelo Rebelo de Sousa pritet…
Të gjitha përveç njërit nga 20 qytetet më të ndotura të botës vitin e kaluar ndodhen në Azi, sipas një studimi të ri. Shumica e këtyre qyteteve, 13, janë në Indi, vendin me popullsinë më të madhe në botë, ku rritja e shpejtë ekonomike mbështetet kryesisht në përdorimin e qymyrit dhe ku qindra miliona njerëz jetojnë në qytete të mbushura me trafik dhe ndotje. Katër qytete të tjera janë në Pakistanin fqinj, një është në Kinë dhe një tjetër në Kazakistan. Vetëm një qytet jashtë Azisë është në këtë listë: N’Djamena, kryeqyteti i Çadit në Afrikën Qendrore – i cili…
Paga mesatare në ekonomi u rrit përsëri në tremujorin e fundit tëvitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave(INSTAT), paga mesatare bruto arriti në 83 401 lekë, në rritje me 11.2% krahasuar me një vit më parë. Paga mesatare bruto u rrit edhe me bazë tremujore, me 7.4% më shumë krahasuar me tremujorin e tretë 2024. Megjithatë, duhet thënë se në një masë të madhe shtysa për rritjen e pagave në ekonomi po vjen nga sektori publik. Nëtremujorin e fundit 2024, paga mesatare në sektorin publik kaloipër herë të parë kufirin e 100 mijë lekëve. INSTAT raportoi njëpagë…
Kërcënimi i Presidentit Trump për dyfishimin e tarifave të planifikuara prej 25% për importin e aluminit dhe çelikut kanadez, bëri që qeveria provinciale e Ontarios të pezullojë tarifat e planifikuara për energjinë elektrike që i shet Shteteve të Bashkuara. Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për tregtinë Peter Navarro, tha se si rezultat i kësaj Presidenti Trump tërhoqi vendimin për dyfishimin e tarifave për çelikun dhe aluminin. Ai tha se qeveria federale ende ka në plan që të vendosë një tarifë prej 25% për këto importe duke filluar nga e mërkura. Zhvillimet e së martës sollën një fitore për Presidentin Trump,…
Vendimi, i cili pritet të merret sot në orën 12:30, u shty pasi avokatët mbrojtës do të njihen me provat e reja që kanë sjellë prokurorët e SPAK. Këto prova pritet të rëndojnë pozitën e kryebashkiakut Veliaj, i cili nuk ka folur seancën e së martës, por pritet që sot të jetë i pranishëm dhe të flasë në seancë. Avokatët mbrojtës të Veliajt, Ermir Beta dhe Artur Selmani kanë kërkuar masë më të butë sigurie për Veliajn kundrejt garancisë pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik që të prishë provat.
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht në zonën e veriperëndimit në orët e para të ditës, ndërsa pjesa tjetër e territorit me intensitet të ulët të karakterit lokal nga orët e mbrëmjes rikthim të reshjeve me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-9 m/s ndërsa përgjatë…
Dashi Shqetësimi i tepërt mund t’ju shkaktojë ankth. Partneri/partnerja juaj do të tregojë kujdes të veçantë ndaj jush. Do të ketë momente gjatë kësaj dite që do të dëshironi të qëndroni vetëm. Demi Disa persona mund të ndikojnë në vendimet tuaja. Mos u mbështesni tek të tjerët dhe mësohuni që të përballeni vetë. Sot do të jetë një nga ato ditë, kur dashuria do të zëvendësojë gjithçka për ju. Binjakët Mbështetja e madhe nga anëtarët e familjes suaj do të sjellë rezultatet. Ekziston mundësia të takoni një mik të vjetër, me të cilin do ndani shqetësimet tuaja. Shfrytëzojini maksimalisht energjitë…
Nesër në orën 16.00 Partia Demokratike mbledh kryesinë për të miratuar listën e kandidatëve për deputet. Kjo listë kalon më pas në mbledhjen e këshillit kombëtar që do të mblidhet në orën 19.00. Berisha ka zhvilluar takime me aleatët dhe është vendosur që ata të kenë 8 kandidatë në pjesën e sigurtë të listës për deputet. Partia e Lirisë do të ketë kandidatë në pjesën e mbyllur të listës në Fier, në Elbasan dhe dy në Tiranë. Ilir Meta do të jetë në pjesën e hapur të listës në Tiranë. Vendet e sigurta në listë janë të pakta në numër,…
Në janarin e viti që shkoi u lançua krijimi i Qendrës Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”. Një “binjakëzim” me menaxhim unik të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” me Spitalin Bashkiak të Kavajës. Me këtë model të ri menaxhimi, pacientët nuk kanë më nevojë që të vijnë në Tiranë. Janë kirurgët, pneumologët, ortopedët, internistët, ata që do të shkojnë pranë pacientit në Kavajë. Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kavajë, së bashku me Ministren e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu. Kjo për të parë punimet për rehabilitimin e qendrës, e cila ofron shërbime shëndetësore për rreth 100,000 banorë të Kavajës, Rrogozhinës dhe…