Klasikja e futbollit shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë, u mbyll në barazim pa gola. Kryeqytetasit e gjetën dy herë rrugën e rrjetës në pjesën e parë me Prengajn dhe Ernest. Në të dyja rastet golat u anuluan për pozicion jashtë loje. Pas këtij barazimi, Vllaznia mban vendin e tretë me 50 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e tetë me 30 pikë. Në barazim pa gola u mbyll edhe ndeshja mes Teutës e Elbasanit. Sfida në “Niko Dovana” të Durrësit kishte raste të shumta për shënim, por ekipet gabuan në metrat e fundit.
Author: tirana
Ethet e listave kanë përfshirë të dyja kampet politike. Partia Socialiste ka përfunduar në fundjavë konsultimet për kandidatët potencial që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit përballë koalicionit opozitar, drejtuar nga PD të cilët pritet të lançojnë nesër (12 mars), skuadrën e tyre. Rama duket se e ka të qartë formacionin e përballjes politike. Sot në një takim me strukturat në Kavajë e Rrogozhinë, Rama ka prezantuar Elisa Spiropalin si deputete që do të përfaqësojë këto zona. Ai tha mes socialistëve se kryetarja e Kuvendit do të jetë më shpesh në këtë zonë pasi ajo do të jetë…
Qeveria ka vendosur mbylljen e TikTok me qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve. Sali Berisha thotë se platforma TikTok është më komodja për të rinjtë. Por që ky rrjet njihet për rreziqet që sjell për të rinjtë, ku nuk përjashtohen edhe përmbajtje bullizuese apo dhune. “Edi Rama nuk duron kritikat e tij që i bëjnë në Tiktok dhe merr të njëjtin akt dhe shumë më të rëndë sepse dënon. Bllokon një platformë që sot, sidomos për të rinjtë por për të gjithë, është nga më komodet për komunikim. Nga ana tjetër, TikTok përbën edhe mjet biznesi. Pra është ky…
Qendra Pompidou e Parisit do të mbyllet për 5 vjet për t’u rinovuar. Një muze kombëtar i artit modern i famshëm për pikturat e Picasso, Chagall dhe Matisse, por edhe për arkitekturën e tij ikonike. Artëdashësit nxituan të kenë një shans për të parë veprën artistike të koleksionit, që është i vendosur në dy kate, përpara se të ndalohet hyrja. Qendra do të mbyllet nga viti 2025 deri në vitin 2030. Kjo për t’iu nënshtruar riparimeve dhe punimeve që zyrtarët thonë se janë të nevojshme për të siguruar të ardhmen e ndërtesës me vlera të veçanta.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë historinë e Anitës. Kjo duke vënë theksin se me biznesin e saj mban gjallë jo vetëm ekonominë familjare dhe të shumë grave të zonës, por edhe traditën e bukur shqiptare të punimeve me dorë. Anita tregon peripecitë që ka kaluar kur emigroi në Greqi, dhe më pas vendimin për t’u kthyer në Shqipëri. Në fillim ajo thotë se hapi një dyqan rrobash në Durrës, por më pas, vendosi që të bënte diçka për Voskopojën. Postimi i plotë Kultura dhe artizanati në familjet voskopojare vijon të trashëgohet brez pas brezi. Anita Zguri, me origjinë vllahe është…
Qindra studentë bllokuan ndërtesën e transmetuesit publik në Beograd. Protestat antiqeveritare në Serbi pritet të përshkallëzohen. Studentët kishin bllokuar ndërtesën të hënën vonë në mbrëmje. Policia u përpoq t’i largonte ata, ndërsa turma u përpoq të bllokonte një hyrje në ndërtesë. Ata u mblodhën sërish sot dhe thanë se do të qëndronin të paktën 22 orë. Një protestë e ngjashme u organizua në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë. Studentët kanë udhëhequr demonstratat dhe protestat që nga tragjedia në Novi Sad kur një çati e stacionit të trenit u shemb, duke vrarë 15 persona. Ata pretendojnë…
Është shtyrë këtë të martë seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Seanca e radhës pritet që të mbahet të mërkurën në orën 12:30. Avokatët e tij mbrojtës do të njihen me prova të reja. Kryebashkiaku Veliaj ende nuk ka mbajtur fjalën e tij.
PD ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të mos liruar nga burgu ish-deputetin Ervin Salianji. Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi e cilësoi një akt të pastër përdorimi politik të drejtësisë nga qeveria. Boçi akuzoi Ramën dhe Fatmir Xhafajn për ndikim në sistemin gjyqësor. Kjo duke e quajtur vendimin shembull të qartë të përndjekjes politike ndaj opozitës. ”Gjykata e Lartë mori vendim për të vazhduar me shtrembërimin e drejtësisë dhe përdorjen politike të saj, duke lënë në burg Ervin Salianji. Deputeti i PD që prej tetorit të vitit të kaluar ndodhet në burgun e Fierit. Me një…
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Riza Shera” në Manzë të Durrësit janë rikthyer në klasa të reja, më të forta dhe më moderne, falë riparimit dhe përforcimit të plotë pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto në Facebook nga kjo shkollë si dhe nga kopshti për më të vegjlit, të cilat kanë hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit. Rama thekson se ata janë rikthyer në ambientet e reja dhe klasa moderne e të mirëpajisura, të transformuara plotësisht, me standarde evropiane. Falë investimit nga programi “EU4Schools”, kjo shkollë ofron standarde evropiane për 130 nxënës, stafin…
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Mike Waltz tha se Shtetet e Bashkuara po përparojnë në bisedimet që po zhvillojnë me një delegacion të lartë ukrainas, që po mbahet në qytetin Xhedah të Arabisë Saudite. Komentet zoti Waltz i bëri për gazetarët gjatë një pauze të shkurtër të bisedime. Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, që po udhëheq delegacionin amerikan, nuk iu përgjigj pyetje të gazetarëve. Takimi filloi në mesditë sipas orës lokale, në qytetin buzë Detit të Kuq. Palët vendosën të zhvillojnë një pauzë pas mbi 3 orësh e gjysmë bisedimesh. Andriy Yermak, shefi i kabinetit…
Këtë të martë aleatët i trokitën për herë të fundit në derë Sali Berishës. Kjo për të dorëzuar emrat e kandidatëve që do të kenë në listat e koalicionit në 11 maj. Disa pritën në seli, pasi shkuan para Berishës. Teksa kanë mbetur vetëm disa orë për zyrtarizimin në kqz, Berisha ka takuar edhe drejtuesit e qarqeve. Paradite Rama do të diskutojë me drejtuesit e qarqeve në një mbledhje online. Në orën 19:00 pritet të mblidhet kryesia e partisë socialiste për të bërë filtrin e fundit. Demokratët do të mbledhin kryesinë në orën 16:00 për të miratuar emrat e propozuar…
Shefi i NATO-s, Mark Rutte tha se do të vijojnë të mbështesin procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. “Për ta shtyrë përpara këtë dialog, të dyja palët duhet të bëjnë kompromise. Kjo kërkon vendime të vështira, normalizomi sjell stabilitet më të madh dhe siguri me afatgjatë për gjithë rajonin. Ky është mesazhi që unë do të vazhdojë te theksojë para të gjitha palëve në rajon”, tha Rutte të martën në konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. ”Ekipet e ndërlidhjes së KFOR-it vazhdojnë të mbështesin institucionet e tjera të sigurisë. Një rajon më i sigurt nënkupton më shumë…