Përkeqësimi i kushteve hidrometeorologjike në Adriatik ka sjellë kufizime për një pjesë të mjeteve lundruese dhe anijet e peshkimit në Durrës. Gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme. Flota e peshkimit është kthyer në port në pritje të përmirësimit të motit në det të hapur, raporton për Top Channel, gazetarja Vali Qyrfyçi. Kapitaneria e portit detar Durrës bën me dije se kjo situatë hidrometeorologjike nuk cenon lundrimin e trageteve që lidhin Durrësin me portet italiane të Barit dhe Ankonës e anasjelltas. Vetëm anijet e peshkimit dhe ato të tonazhit të ulët…
Author: tirana
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orë 12.00 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin -Rrogozhinë. Burime nga vendngjarja raportojnë se aksidenti ndodhi në fshatin Karinë. Në aksident janë përfshirë dy autovetura. Pas përplasjes mes tyre, njëri nga automjetet ka dalë jashtë rruge. Për pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për mjekim në Spitalin e Peqinit. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Projekti Smart City, synon rritjen e sigurisë rrugore dhe asaj publike përmes Inteligjencës Artificiale dhe instalimit të kamerave në rrugë, radarëve, kamerave të trupit për policët dhe sensorë të zhurmave. Kështu u shpreh zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari gjatë paraqitjes në komisionin për Politikën e Jashtme të projektligjit për “ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabi-t, për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City”. “Kjo kontratë huaje në aspektin e terminologjisë teknike dhe pjesës së negocimit është e mbuluar…
DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor “Fake Cash”, goditet një rast i shpërndarjes së kartëmonedhave të falsifikuara.Vihen në pranga 2 shtetas që siguronin euro të falsifikuara dhe procedohet penalisht 1 tjetër që i fuste në treg duke kryer blerje në biznese të ndryshme të qytetit.Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në DVP Vlorë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fake Cash”. Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit: •J. T., 25 vjeç, banues në Skrapar;•B. S., 35 vjeç, banues në Përmet. Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi…
Kryeministri Edi Rama thotë se përafrimi i kuadrit ligjor të BE, do të bëhet me inteligjencën artificiale. Gjatë fjalës së tij, në aktivitetin “Java Franko-Shqiptare për Inteligjencën Artificiale, Green AI”, kreu i qeverisë u shpreh se në fund të vitit të ardhshëm, prokurimet publike do të realizohen me anë të përdorimit të inteligjencës artificiale. “Duhet të falenderoj ato që janë në këtë sallë, në këtë moment mjaft përcaktues për Europën, botën dhe Shqipërinë. Franca po kryeson më së fundi diçka, që prej një kohe të gjatë, për ne është dhuratë ta ndajmë këtë rrugëtim me Francën. Jam shumë krenar për…
Rrjeti SafeJournalists dhe Media Freedom Rapid Response kanë reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë shqiptare për mbylljen e aplikacionit TikTok për një periudhë një vjeçare. Ata e kanë konsideruar mbylljen e plotë një kufizim ekstrem të lirisë së shprehjes. Reagimi: Rrjeti SafeJournalists (SJN), partnerët e Media Freedom Rapid Response (MFRR) dhe organizatat e shoqërisë civile shprehin shqetësim serioz lidhur me vendimin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë më 6 mars 2025 për të pezulluar aksesin në platformën TikTok në shkallë kombëtare për 12 muaj. Duke e mirëkuptuar synimin e pohuar të qeverisë për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet e…
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë në projektin e përbashkët shqiptaro-frëng për zhvillimin teknologjik. Gonxhja në fjalën e tij deklaroi se efikasiteti i prokurimeve publike është rritur ndjeshëm. Ai tha se objektivi i Shqipërisë është që të jetë një qendër novatore. Blendi Gonxhja: Ne kemi bërë përparësi në shërbimet publike. Efikasiteti i prokurimeve është rritur ndjeshëm. Kemi kursyer 20.4 milionë euro. Efikasiteti i prokurimeve ka qenë i tillë, që brenda minutave ngarkohen dokumentet. Ne po investojmë në qendra inovative, që do të sjellin transformimin e duhur. Ne besojmë se brezi i ri duhet të ketë aftësitë…
Një vatër zjarri është regjistruar në kodrat e Orikumit. Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse nga Vlora dhe 6 efektivë. Ndërkaq, në ndihmë të tyre ka shkuar edhe një mjet zjarrfikës nga baza e pashalimanit. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Një ditë pasi deklaroi se do të garojë për qarkun e Tiranës në listën e hapur, edhe pse Sali Berisha e ftoi të ishte ne listën e sigurt, presidenti i PL-së ka reaguar sërish nga burgu. Në një postim të bërë në faqen zyrtare në Facebook, shprehet se do të jetë në garë në listën e hapur edhe pse në kushte izolimi.Meta shton më etej se nuk e ka bërë partinë për t’u bërë deputet. Reagimi i plotë:Pa sakrifica ekstreme nuk ka fitore Madhështore.Falenderoj Kryesinë e Partisë së Lirisë, që fillimisht më propozoi të isha kandidat për deputet në listat…
Udhëtimi është një nga mënyrat më të mira për të përjetuar kultura të reja, për të mësuar rreth botës dhe për t’u rritur si individ, shkruan Sophie-May Williams në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Metro”. Por, për shumë turistë, paratë mbeten një pengesë goxha e madhe. Realiteti është se shumë prej tyre nuk zgjedhin destinacionet e duhura dhe më të lira – ku mund të përfitojnë. Ka kaq shumë përfitime nga zgjedhja e vendndodhjeve me kosto të ulët, nga udhëtimet me distancë më të shkurtër, rezervimi i akomodimit më të këndshëm dhe madje edhe mundësia për të…
Joshua Roberts, avokati amerikan që po ndjek në rolin e vëzhguesit çështjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, nuk është lejuar që të futet në seancë. Roberts është përfaqësues i studios ligjore amerikane Kasowitz Benson Torres LLP.
Rodrigo Duterte , ish-presidenti i Filipineve, u arrestua të martën në Manila me një urdhër nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit në luftën e tij kundër drogës, me ekzekutime të përmbledhura të dhjetëra mijëra filipinasve. Arrestimi i tij u bë në aeroportin e Manilës pas kthimit të tij nga një udhëtim në Hong Kong, sipas qeverisë Filipine. Avokati i Dutertes, Salvador Panelo, tha se arrestimi ishte i paligjshëm, pjesërisht për shkak se Filipinet u tërhoqën nga gjykata ndërsa Duterte ishte në pushtet. 79-vjeçari Duterte, i cili u largua nga detyra në vitin 2022, mbetet një nga politikanët më…