Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka cituar një tjetër thënie të Profetit Muhamed. “Jetoje këtë botë si udhëtar”, citoi Rama, Profetin Muhamed. Nga 1 marsi besimtarët myslimanë kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit me agjërimin, një nga shtyllat dhe detyrat madhore të besimit islam.

Read More

Partizani ka triumfuar 1-2 në transfertë ndaj Skënderbeut, pas dy humbjeve radhazi. Kjo duke marrë një fitore, e cila blindon vendin e katërt. Pjesa e parë e takimit u mbyll me avantazhin e korçarëve. Në të dytën, Partizani gjeti forca për të kthyer rezultatin. Në fillim ishte Kote që barazoi, ndërsa goli i fitores erdhi në shtesë me anë të Eleke. Kurse Dinamo mori një fitore relativisht të lehtë ndaj Bylisit me rezultatin 3-1. Pas këtyre dy takimeve, Egnatia vijon të jetë në krye me 52 pikë, ndërsa Dinamo në vendin e dytë me dy pikë më pak.

Read More

Dashi-4 yje Te Dashët do të ndikojë shumë Mërkuri sepse është në shenjën e tyre në iniciativa e çështje personale. Nesër është një ditë e rëndësishme për marrëveshje. Për të parë si do të harmonizohen në disa projekte në anën ekonimike. Demi-2 yje Gjithë gjërat do të ndodhin në prapaskenë. Projektet e punëve, bisedave, takimeve personale nuk mund të dalin dot të hapura. Hëna e plotë në Virgjëreshë tregon që do të ndodhë një fazë e rëndësishme në jetën e tyre krijuese. Diçka që duan ta bëjnë, por ka diçka tjetër në prapaskenë. Binjakët-3 yje Janë në një pozicion më…

Read More

Xheneta Xhetahu ka komentuar largimin e Eglit nga shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 4”. Ajo e ironizoi Gjestin, duke thënë në “E Diell” se do i shkulte flokët nëse kjo situatë do të ndodhte me të. Ajo gjithashtu tha se ai është mosmirënjohës ndaj një vajze që sillet mirë. ”Të më thoshte mua nëse po e pengonin qimet, ja kisha hequr flokët. Vazhdoj të mendoj njësoj që ai është mosmirënjohës kur një femër sillet mirë me të”.

Read More

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë është transmetuar një audio-mesazh nga Ilir Meta. Presidenti i PL është shprehur i bindur se koalicioni me PD-në do të sjellë rotacionin politik në vend. Po ashtu thotë se Partia e Lirisë, do të ketë një grup parlamentar dyshifror. ”Ne do të jemi krenar më 12 maj në përmbysjen e narkoregjimit dhe narkoekonomisë që jo vetëm kanë dëbuar 1 milion shqiptarë. Na kanë zhytur në varfëri ekstreme edhe 42% të popullsisë së mbetur. Ky është një koalicion vlerash, që në themel të të cilit qëndron patriotizmi dhe vlerat e familjes.…

Read More

Seanca e sotme në Kuvend, ishte si një fushatë elektorale. Sali Berisha renditi skandalet e qeverisë që varfëroi më shumë shqiptarët. Po ashtu i dha një këshillë socialistëve që të mos kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit. Berisha tregoi hapur se nuk kishte harruar se ky Parlament votoi arrestimin e tij pa u menduar dy herë. Kundërpërgjigjen ia dha ministri i shtetit Taulant Balla. Ai renditi të gjitha arritjet e kësaj qeverie ndër vite. Që nga rritja e pagës, rritja e pensioneve, por dhe firmosja e marrëveshjeve me 16 shtete për njohjen e pensioneve. Balla lajmëroi se shumë shpejt do…

Read More

Rruga Rrile-Hidrovor lidh superstradën Lezhë‐Tiranë me fshatin Rrile dhe me Hidrovorin e Tales. Një investim që mbështet zhvillimin e turizmit të gjithë vijës bregdetare të Tales. Aty ku po punohen projekte mbresëlënëse investimesh në hoteleri. Kjo për të tërhequr vizitorë, krijuar mundësi të reja për biznes e punësim dhe fuqizuar Lezhën si pikë referimi për turizmin shqiptar. Për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve për këtë rrugë, ishte sot në kantier Rama me kryetarin e Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu. Rama vlerësoi projektin për daljen në dritë të kësaj rruge si një aks tejet i rëndësishëm për turizmin. Theksoi…

Read More

Sali Berisha ka përkujtuar ish-deputetin socialist Andis Harasani, i cili ndërroi jetë një ditë më parë. Për të Harasani ishte një politikan i ri i cili punoi për ndryshimin e Shqipërisë, teksa akuzoi Rilindjen se e përzuri atë. “Andis Harasani i përkiste një plejade politikanësh të rinj. E vërteta, i shkolluar mirë, i kyçur në proceset demokratike që në fillim. Por nuk mund të mohohet se, ju e përzutë atë, dhe duhet të kërkoni ndjesë. Jo ju personalisht, se nuk e përzutë ju personalisht, por rilindja e përzuri atë.Një patriot, një njeri i cili nuk pranoi kurrë të bëjë kompromis…

Read More

Deputetët janë bërë bashkë si rrallëherë në seancën e sotme plenare, me kryeparlamentaren Elisa Spiropali që kërkoi një minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Andis Harasani që ndërroi jetë të dielën. Ajo e cilësoi Harasanin si një parlamentar aktiv dhe të përkushtuar.

Read More

Famullitari i Kishës Katolike në Shkodër, Dom Vlash Palaj sulmoi ashpër politikanët shqiptarë. Për të ata janë shtresa më injorante dhe më të ulët të popullit shqiptar. Famullitari nuk i kurseu ironitë për deputetët dhe zyrtarët që kanë përfunduar në burg. Palaj foli edhe për kohët e vështira gjatë regjimit komunist ndërsa u shpreh me keqardhje se ende në ditët e sotme ka persona që e duan atë sistem duke e cilësuar si një tundim të djallit që një pjesë të popullit shqiptar i ka shpërlarë trurin. Këto predikime Palaj i bëri në këtë kohë të kreshmeve që për të…

Read More

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për heqjen e strukturave dhe instalimeve në liqenin e Shkodrës. IKMT njofton se ky aksion po zhvillohet në bashkëpunim me strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkinë Shkodër dhe Policinë e Shtetit. Puna planifikohet të vazhdojë deri në pastrimin dhe kthimin e këtij resursi në gjendjen natyrale.

Read More

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në bregdetin e “Gjirit të Hartës” në Sarandë. Viktima është shtetasi N. L., 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur. Një ditë më parë, bashkëshortja e viktimës kishte bërë kallëzim në polici pasi kishte humbur kontaktet me 50 vjeçari. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Read More