Kryeministri Edi Rama e cilësoi një simptomë lajthitjeje thirrjen drejtuar nxënësve të shkollave dhe prindërve. Kjo nga ana e Berishës që të dalin në një protestë më 15 mars për mbylljen e rrjetit social TikTok. Kreu i qeverisë sqaron se vendimi për mbylljen e TikTok nuk është akt censure. Për të ky rrjet social do të qëndrojë i mbyllur deri sa kompania të prezantojë planin e detajuar të masave shtesë të sigurisë që ka premtuar gjatë dialogut me autoritetet. ”Bufi iu bën thirrje fëmijëve të mos shkojnë në shkollë për TikTok. Kjo është këneta dhe filozofia e saj deri sa…
Author: tirana
Ikja e Eglit Takos nga gara e ”Big Brother Albania Vip 4”, ka rritur interesin për të mësuar më shumë për të. Kryefjala.com ka siguruar një foto të Eglit me mikeshen e saj në Palasë. Duket se Egli ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për tu shkëputur nga zhurma.
Albin Kurti është i bindur se do të jetë ai që do të formojë qeverinë. Në një reagim për mediat, tha se do udhëheqë sërish me ekzekutivin e ri të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. “Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet. Qeveria e sigurt e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe unë”, tha Kurti shkurtimisht për gazetarët. Kurti nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se me cilat parti opozitare partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, është më e përafërt. Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit me 42.27 për qind të votave të fituara apo 48…
Instagrami i Egli Takos po përjeton një moment të artë, që prej momentit që doli nga shtëpia e ”Big Brother”. Ndjekësit që më parë e ndiqnin në reality show, tani i janë drejtuar Instagramit të saj për të parë ndonjë përditësim. Egli numëronte rreth 198,000 ndjekës në Instagram sa ishte në shtëpi. Pas daljes, shifrat kanë fluturuar në +331,000, duke u rritur me më shumë se 133,000 ndjekës në një kohë të shkurtër. Si një personazh që ka kaluar periudha emocionale dhe dramatike në “Big Brother”, ajo tani ka të gjitha mundësitë për të rritur ndikimin e saj. Historia e…
Shkolla 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamzë, në sezonin e ri mësimor në shtator, do t’u vihet në dispozicion nxënësve dhe mësuesve. Një shkollë tërësisht e shndërruar, në një objekt me kushte optimale, të denja për zhvillimin sa më cilësor të procesit mësimor. Rama i shoqëruar nga ministrja Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë, Rakip Suli, panë nga afër ecurinë e punimeve. Shkolla e re do të mirëpresë 1300 nxënës me 38 klasa komode, 10 laboratorë, bibliotekë. Po ashtu me terrene sportive e hapësira rekreative, e konceptuar që të shërbejë edhe si një pikë sociale për komunitetin. Shkolla ndodhet 800 metra nga…
Kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve, Selami Jenisheri është në koalicion me PD. Ai thotë se ka 25 mijë vota, dhe me kaq vota dalin 3 mandate deputetësh. Nga ana tjetër ai deklaroi edhe se i ka kërkuar Berishës të jenë në listat e mbyllura. Në të kundërtën ai do mblidhte Kryesinë e partisë për të marrë vendim. ”S’më kishin njoftuar në prezantimin e koalicionit. Kemi prezantuar kërkesën për 1 deputet në listë të mbyllur. I kam kërkuar Berishës emrin në listën e sigurt. Luçiano Boçi na thirri në koalicion dhe për marrëveshje të aleancës. Kam gati programin dhe…
Çështja gjyqësore për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani do të zhvillohet me dyer të mbyllura, gjë që është kundërshtuar nga familjarët e viktimës. ”Gjykata ka vendosur që çështja do të jetë me dyer të mbyllura, por ne do e kundërshtojmë këtë gjë në vazhdim, në seancat e ardhshme. Besoj se do të jetë një proces i gjatë dhe familja do që të zbardhet çdo detaj. Interesi nuk është më vetëm i familjeve të përfshira, por i të gjithë shqiptarëve”. Në një deklaratë për mediat, nëna e Martin Canit u shpreh se drejtësia duhet të vihet në vend. Mario Përlleshaj mbahet…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka mirëpritur ministren për Çështjet Evropiane të Suedisë, Jessica Rosencrantz. Palët kanë theksuar bashkëpunimin dhe lidhjet e frytshme mes Shqipërisë dhe Suedisë, si dhe kanë nënvizuar angazhimin e përbashkët për të ruajtur dhe forcuar vlerat demokratike, paqen dhe sigurinë në Evropë. Ministri Hasani ka gjetur rastin të shprehë mirënjohjen e Shqipërisë ndaj autoriteteve suedeze për përkrahjen dhe ndihmën e fuqishme përgjatë viteve për integrimin e Shqipërisë në BE. “Suedia ka qenë përherë një mbështetëse e pandalshme ndaj Shqipërisë për reformat institucionale, demokratizimin, mirëqeverisjen dhe asistencën teknike gjatë rrugëtimit tonë…
Sali Berisha gjatë prezantimit të koalicionit ”Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, akuzoi Ramën se nuk ka asnjë arritje në 12 vite qeverisje. Nga rroga, pensionet dritat dhe uji, sipas Berishës, Rama i ka mashtruar shqiptarët, ndërsa e akuzon kreun e qeverisë edhe për shpopullimin e të rinjve. Nga ana tjetër, Berisha nuk harroi ta etiketojë kryeministrin edhe si argat të presidentit serb dhe bëri thirrje për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku antikombëtar. ”Ai përfaqëson njeriun e parë në Europë që i vuri sanksione shtetit të pavarur të Kosovës për llogari të Beogradit. Miq, kush ka lexuar histori, do gjejë se Enver…
Uashingtoni është në bisedime me katër grupe të interesuara për të blerë platformën TikTok. Lajmin e jep Presidenti amerikan Donald Trump. Aplikacioni në pronësi kineze përballet me një të ardhme të pasigurt në SHBA. I pyetur nëse një marrëveshje për TikTok do të arrihet së shpejti, Trump u tha gazetarëve: “Mund të ndodhë”. “Kemi të bëjmë me katër grupe të ndryshme. Shumë njerëz e duan atë marrëveshje, dhe ajo varet nga unë”, u tha ai gazetarëve në Air Force One. Ligji që ndalon TikTok-un në SHBA hyri në fuqi më 19 janar, mes shqetësimeve se qeveria kineze mund të shfrytëzojë…
Pa njoftim paraprak, sindikata ver.di u bëri thirrje shërbimeve në aeroportin e Hamburgut që të hyjnë në grevë të menjëhershme këtë të dielë. Për këtë arsye, janë anuluar shumë nisje dhe mbërritje të avionëve në këtë aerorport. Ndërkohë edhe në faqen e aeroportit të Hamburgut thuhet se shumë nisje dhe ardhje të avionëve janë anuluar për të dielën. Pasagjerët këshillohen të kontaktojnëkompaninë e tyre ajrore dhe të kontrollojnë rregullisht statusin e fluturimit të tyre. Në terminale shumë njerëz kanë pritur me orë të tëra që nga mëngjesi. Greva vjen papritur një ditë më herët se sa ishte planifikuar. “Sot 280…
Më 23 shkurt, kryeministri Edi Rama mikpriti në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin firmosi disa marrëveshje bashkëpunimi. Mes marrëveshjeve të nënshkruara ishte edhe një letër angazhimi për projektin Albania Smart City, i cili parashikon instalimin e një rrjeti të avancuar kamerash dhe radarësh në qytetet kryesore të Shqipërisë me synimin e rritjes së sigurisë publike. Marrëveshja u firmos mes ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Sulltan Al Jaber, kryetar i kompanisë “Presight AI Ltd” – një kompani të dhënash dhe Inteligjence Artificiale e regjistruar në Abu…