Një 28-vjeçar është arrestuar këtë të hënë pasi është kapur me dhjetëra doza kanabisi gati për shitje. Në pranga ka rënë shtetasi Nikolin Maka, banues në fshatin Këmishtaj, Fier. Nga kontrollet fizike dhe në banesë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 50 doza, me qëllim shitjen. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka vijuar komunikimin ‘online’ në rrjetet sociale edhe këtë të martë. Kreu i qeverisë u ndal te anëtarësimi i Shqipërisë në BE, ku tha se ‘të gjithë bashkë duhet t’u japim fëmijëve tanë pasaportën e Bashkimit Evropian”. Rama gjithashtu vlerësoi përmirësimet në sektorin e shëndetësisë, duke thënë se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara, teksa përmendi ndërtimin e spitaleve të reja dhe rindërtimin e 43 spitaleve të tjera, të cilat tani janë të pajisura me aparatura moderne. “Nuk është çështje e PS apo PD, PD .. pastaj. Është çështje e Evropës ose Kujtim Gjuzit. Edhe unë…
Kryeministri Edi Rama, në komunikimin live me ndjekësit, foli sërish për drejtësinë, teksa u shpreh se ka probleme cilësore por që sipas të cilit, janë probleme të rritjes në këtë fazë të re. Duke iu përgjigjur një komenti për socialistët të vënë para drejtësisë, Rama tha se ai dhe partia nuk bëjnë avokatin e askujt. “As me ligj, ligji nuk e lejon që të bëj kontrolle siç i imagjinon ti. As me zakon, por as me logjikë. Dhe mos harro që hetimet e SPAK i solli përpjekja dhe rezultati i përpjekjes time me vetëdije të plotë së bashku me skuadrën…
Deputeti i PS Petro Koçi ka njoftuar se nuk do të garojë në lista për marrjen e një tjetër mandati si deputet në parlamentaret e 11 majit, pas paralajmërimit të Edi Ramës se deputetët me një mandat, do jenë në listë të hapur. Reagimi i plote: E dashur Ogerta, te dashur kolege deputete socialiste te Tiranes tone,E kam detyrim automatik moral, politik dhe shoqeror t’ju bej te ditur percaktimin e qendrimit tim ne lidhje me procesin e emerimit te kandidaturave te partise tone per deputete;
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet prej afro një muaji në paraburgimin e Durrësit, është nisur drejt Tiranës, ku pritet të marrë pjesë në seancën në Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Kryebashkiaku i Tiranës kërkon ndryshimin e sigurisë. Gjyqtari i apelit Engert Pëllumbi do të vendosë nëse do pranojë kërkesën e Veliajt për lirimin nga qelia, apo do të lërë në fuqi vendimin e dhënë nga gjyqtari Erion Bani.
Për shkak të motit të keq dhe parashikimit në vijim për shi dhe erë të fortë, kapiteneria e Vlorës ka kërkuar që të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, të marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese. Për parandalimin e cdo situate të papritur po ashtu janë marrë masa për ndalimin e disa mjeteve të lundrimit. Konkretisht: 1.është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 02:00…
Gjykata e Lartë do të marrë sot vendimin për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili kundërshtoi vendimin e datës 18 dhjetor 2019 të Gjykatës Penale që vendosi për ish deputetin 1 vit burg. Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe vendimi për demokratin do të merret në dhomë këshillimi. Kujtojmë që më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë refuzoi një kërkesë të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli. Më 26 shtator, Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të…
“Zyra e PE në Tiranë, e cila do të shërbejë si pikë kyce kontakti mes PE dhe parlamenteve kombëtare të shoqërisë civile dhe të gjithë partnerëve lokalë në Ballkanin Perëndimor. PE që vendos të hapë zyrën e tij në një narkoshtet, si ka mundësi? Dhe për të qenë shumë të qartë, PE me hapjen e kësaj zyrre konfirmon një strategji më të mirë të BE dhe nga ana tjetër, përcakton pa diskutim Shqipërinë si pikë referimi jashtë perimetrit të BE dhe si vendin që së shpejti do të jetë anëtare e BE. PE ka tre zyra aktualisht, në Neë York…
Erion Veliaj do të dalë sot para trupës gjykuese të Apelit të Gjykatës së Posaçme, për të kërkuar zbutjen e masës së dhënë ndaj tij. Atë të arrestit me burg. Kryebashkiaku i Tiranës, që vazhdimisht e ka cilësuar arrestimin e tij si të paligjshëm dhe ndaj prokurorit të çështjes ka hedhur akuza, sot në orën 10:00 do të jetë në seancën që do të drejtohet përballë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, një emër i njohur. Ky i fundit është gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin Saimir Tahiri, ndërsa u zgjodh me short për të gjykuar edhe çështjen e Veliajt, pasi gjyqtarja…
Dita e martë me mot të paqëndrueshëm! Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit. Gradualisht në orët e mëngjesit reshjet e shiut do të shtrihen edhe përgjatë ultësirës perëndimore. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezentë të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe pjesërisht përgjatë ultësirës perëndimore, hera-herës reshje shiu me intensitet deri mesatar. Lokalisht reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe…
Dashi Këshilla për të lindurit e kësaj shenje është që të marrin më shumë kohë për vete. Bëhet fjalë për një fazë kontradiktore. Duhet të tregoheni të durueshëm, pasi situatat do të ndryshojnë. DemiKjo e martë do të jetë mjaft e veçantë por edhe e ngarkuar, sa i takon situatës ekonomike, pasi mund të ketë ndonjë dëm për të rikuperuar. Mundohuni që të mendoni pak më shumë për shëndetin. Nëse në jetën sentimentale keni vendosur që të rrini vetëm, ka ardhur momenti që të merrni në dorë fatin tuaj. Binjakët Mos e nënvlerësoni dashurinë, pasi mund të kthehet papritur. Prej…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy zbarkoi në Arabinë Saudite. Kjo për t’u takuar me princin e kurorës Mohammed bin Salman. Takimi vjen një ditë përpara bisedimeve midis zyrtarëve që Uashingtoni pret të japë përparim të konsiderueshëm drejt përfundimit të luftës me Rusinë. Duke u përballur me qasjen e re në Shtëpinë e Bardhë, Ukraina shpreson për një marrëdhënie “pragmatike”. Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar politikat e saj të kohës së luftës në ndjekjen e deklaruar të një përfundimi të shpejtë të luftimeve. E para duke u angazhuar drejtpërdrejt me Moskën ndërsa ndalojnë ndihmën ushtarake dhe shkëmbimin e inteligjencës për Kievin.