Ndeshja mes Laçit dhe Egnatias, i vlefshëm për javën e 29-të nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1. Ndeshja e katërt pa fitore për kurbinasit, ndërsa rrogozhinasit ndalen pas fitores me Dinamon. Mjaki zhbllokoi takimin në minutën e 35-të, duke i dhënë avantazhin Laçit, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Pjesa e dytë foli më shumë për Egnatian, që barazoi shifrat me Yahaya në minutën e 57-të. Me këtë barazim, Egnatia mban vendin e parë në renditje me 53 pikë, vetëm 3 pikë më shumë se Dinamo e vendit të dytë. Laçi renditet në vendin e…
Author: tirana
Kievi pritet të paraqesë planin e paqes në bisedimet që po zhvillohen në Rijad të Arabisë Saudite mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre ukrainas. Propozimi ukrainas përfshin ndalimin e sulmeve me raketa me rreze të gjatë dhe një armëpushim që mbulon Detin e Zi. Zelensky nuk merr pjesë përsonalisht në këtë takim. Pala ukrainase po përfaqësohet nga shefi i tij i personelit Andriy Yermak, ministri i jashtëm ukrainas Andrii Sybiha, ministri i mbrojtjes Rustem Umerov dhe komandanti Pavlo Palisa. Përballë kanë sekretarin ameriman të shtetit, Marco Rubio dhe këshilltarin për sigurinë kombëtare, Mike Waltz. Ata drejtojnë delegacionin e Shteteve të Bashkuara…
Tërmet Peci është kryebashkiaku i tretë që jep dorëheqjen. Pas Malajt në Mat dhe Demos në Berat, edhe Peci do të jetë në garë për deputet. Edhe në Gjirokastër do të ketë zgjedhje të parakohshme lokale me dorëhqejen e sotme nga Peci.
Gjesti mund të marrë sot në Prime një zarf të zi. Pas debatave, këngëtari i theu vezën në kokë Vserlos, i cili po qëndronte ulur në divan, po ashtu edhe Olës. E njëjta debatoi ashpër me të duke i thënë se e ka dhunuar dhe se e ka prekur me dorë. “Dhunuesi nuk e ka vendin këtu. Po ti të më dhunosh mua nuk ke të drejtë”, tha ajo. “E pamoralshme, e pafytyrë. A dëshironi të luani, tri herë ju kam toleruar”, iu drejtua Gjesti. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Pas Agron Malajt, edhe kreu i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ka dhënë dorëheqjen. Të dy do të jenë pjesë e garës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sakaq Ervin Ceca që është kreu i Këshillit Bashiak ka dhënë dorëheqjen për të ushtruar detyrën e kryetarit të bashkisë. Deri më tani, në Mat dhe në Berat kryebashkiakët kanë dhënë dorëhqjen. Priten të tjera dorëheqje, çka do të kemi zgjedhje të parakohshme në disa bashki pas 11 majit.
GJKKO dënon ish-deputetin socialist, Alqi Bllako me 4 vite burgim. Vendimi konvertohet me 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtër dhe dënim plotësues 5 vite heqje e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike. Bllako u mor i pandehur nga SPAK në nëntor të vitit të shkuar. Prokuroria e Posaçme kërkoi 5 vite heqje lirie dhe 5 vite jashtë funksioneve publike, për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. Sipas SPAK Bllako ka përfituar 119 mijë euro për pajisje për kompaninë e babait të tij. Kjo e fundit, është kompania që ka fituar koncesionin për ndërtimin e inceneratorit…
Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj ka dhënë sot dorëheqjen nga posti që mban prej gjashtë vitesh pasi do të garojë nē zgjedhjet politike të 11 Majit 2025. Gjatë një takimi me administratën e bashkisë, Malaj falenderoi vartësit për punën dhe përkushtimin, profesionalizmin, korrektësinë e treguar për ndryshimin e Matit. Malaj u tha bashkëpunëtorëve se ai do të jetë pranë matjanëve edhe pas zgjedhjeve politike, për të realizuar të tjera objektiva. Kryetari i Këshillit të Bashkisë, Altin Bojni tha se nesër do mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme për zëvendësimin e kryetarit Agron Malaj. Gjatë drejtimit të bashkisë Mat nga Agron…
Aleatët e PD-së ngjitën shkallët e selisë blu edhe këtë të martë për të përcaktuar detajet e fundit në listat e deputetëve të koalicionit për “Shqipërinë Madhështore”. Fatmir Mediu dhe Agron Duka zhvilluan takimet e fundit për të ndarë përfundimisht pozicionet në listën shumemërore, për zyrtarizimin e të cilës do të duhet të presin të mërkurën. Në limitet e fundit të afatit kohor, është parashikuar edhe mblidhja e forumeve të PD, Kryesia dhe Këshill Kombëtar. Në fillim emrat e përzgjedhur do të filtrohen nga Kryesia orën 17:00, e cila do të marrë për bazë edhe angazhimin e kandidatëve për regjistrimin…
Petro Koçi nuk do të jetë pjesë e garës së 11 majit, dhe kjo përshkak të pozitës që i është lënë nga Rama. I ftuar në ”Shqipëria Live”, deputeti i PS-së tha se vendimi i tij nuk ishte për çështje inati. Sipas tij do duhej që roli i tij të ishte përcaktuar më mirë dhe të kishte një zonë të caktuar. Ai tha me batutë se “nuk është shoqërues missi”, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron që të jetë pas Blendi Gonxhe në zonën e Kombinatit. ”Unë nuk e di se e kujt është përgjegjësia që jam spostuar, besoj…
Gjykata e larte rrefuzon rekursin e Ervin Salianjit. Salianji ndodhet në burgun e Fierit prej 27 shtatorit 2024, ndërsa është dënuar për kallëzim të rremë, për dosjen e njohur me emrin “Babale”. Gjyqi u mbajt në dhomë këshillimi, pa avokat të pranishëm. “Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të giykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, njofton Gjykata. Më herët Gjykata e Lartë e refuzoi kërkesën e Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli, ndërsa në reagimet e bëra nga qelia, ai vijon të…
Një përleshje masive ka ndodhur mbrëmjen e së hënës përballë Koloseut, në qendër të Romës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë daljes së metrosë, teksa nga ajo që është mësuar deri më tani, janë përfshirë rreth 30 të huaj. Në momentin e mbërritjes së policisë, u gjet vetëm një i plagosur, një shtetas tunizian i goditur me armë prerëse në fytyrë dhe bark, i dërguar me urgjencë për në spitalin Umberto I dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e Qarkut Trevi po heton për kapjen e protagonistëve të sherrit që shpërtheu mes anëtarëve të dy bandave rivale. Njëri…
Zbardhet marrëveshje PD-PAA për listat e kandidatëve për deputet. Partia Agrare Ambjentaliste do të ketë një kandidat për deputet në listën e mbyllur në Durrës, Artan Lukun dhe 9 kandidatë ne listën e hapur. Disa prej emrave janë në listën e hapur janë; Ilir Haznedari që do të jetë në listën e hapur ne Durrës dhe Elton Rroshi në listën e hapur të qarkut të Tiranë.