Author: tirana

IKMT rinis aksionin në hyrje të Shkodrës për prishjen e ndërtimeve pa leje. Sipas asaj që raportohet, do të jenë 10 objekte të cilave u ka dalë dëmshpërblimi që do të rrafshohen. Drejtori i IKMT Shkodër, Emiljan Nika, u shpreh se këto prishje do të jenë në kuadër të rikualifikimit të hyrjes së qytetit.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që shqiptarët t’i japin Partisë Socialiste mandatin më të fortë që nga viti 2013, në mënyrë që kjo forcë politike të bëjë të mundur anëtarësimin në BE. Gjatë fjalës së tij në Grupin Parlamentar socialist, Rama u shpreh se PS është garante për barazinë para ligjit. “Ky është thelbi i ndarjes mes nesh dhe kënetës, por dhe thelbi që ndan nëse Shqipëria dhe shqiptarët do hyjnë në BE brenda kësaj dekade, apo do të mbetet si ndonjë shtet në rajon që e ka të ardhmen e paqartë. Ne nuk jemi Bosnje Hercegovina, por shqiptarët duhet…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Grupin e PS-së, duke folur për zgjedhjet, tha se ai mund edhe mos të jetë fare në listën e kandidatëve për deputet. Rama theksoi se të gjithë deputetët që kanë qoftë edhe një mandat, do të jenë në fushë për të kërkuar vota. Sipas tij, të rinjtë do jenë në listë të mbyllur, pasi PS kërkon të ketë në parlament “gjak të ri”, me qëllim që të bëhet një parti politike e re. Edi Rama: Na duhet një ekip kompakt. Drejtuesi politik nuk duhet të futet në preferenca. Te lista e hapura,…

Read More

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit Parlamentar të PArtisë Socialiste tha: Nuk e kemi mbyllur ende të gjithë procesin që do të mbyllet në Kryesi, por dua të ndaj me ju që: cilido që nuk pranon të jetë në listën e hapur duhet t’ia bëjë me dije drejtuesit politik. Parimi do të jetë: Asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë në mandat nuk do të jetë në listën e mbyllur.

Read More

Po mbahet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. “Qysh nga viti i kaluar kur filloi konkretisht të zbatohet procesi i negociatave dhe deri sot që flasim, shpejtësia që nuk ka përparuar është e paprecedentë. Nuk ka ecur me këtë ritëm. Ne kur kemi ardhur në detyrë kemi qenë vrima e fundit e kavallit dhe na u desh kohë për të afirmuar stafin. Ky proces po bëjmë në një kohë kaq të shkurtër kemi bërë shumë vite, jemi krah për krah gjuhën që kanë bërë shumë vite. Të jemi krah për krah në BE. Pse është e rëndësishme kjo për…

Read More

Aksionet e disa firmave evropiane të mbrojtjes regjistruan rritje dyshifrore në javët e fundit, duke përmbysur frikën e përgjithshme në tregjet globale të aksioneve nga pasojat e një lufte të mundshme tregtare. Evropa po angazhohet në forcimin e mbrojtjes së saj pasi Uashingtoni sinjalizoi se siguria evropiane nuk do të jetë më përparësi e tij. “Tregu i aksioneve e ka kuptuar gjithashtu se Evropa duhet të mbrohet vetë në përputhje me rrethanat e reja, sepse duket se Shtetet e Bashkuara po marrin një rol dytësor si një partner i besueshëm i saj”, thotë Tim Oechsner nga banka gjermane Steubing AG.…

Read More

Përdoruesit shqiptarë të drogave kanë nivelin më të lartë të konsumit të kokainës në Europë, me 41% të përdoruesve që kanë konsumuar kokainë, përkundrejt 21% që është mesatarja e Ballkanit Perëndimor dhe 29% e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të sondazhit të Agjencisë së Drogave të Bashkimit Europian EUDA (shiko grafikun Përdorimi i drogave në 12 muajt e fundit sipas substancave). Anketa Europiane në Internet mbi Drogat (European Web Survey on Drugs) mblodhi të dhëna midis majit dhe korrikut 2024 nga persona përdorues të drogës, të moshës 18 vjeç e lart, që jetojnë në vendet e BE-së dhe jashtë saj.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punmet që po zhvillohet në kantierin e Rrugës së Komanit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka treguar edhe disa opinione të banorëve të zonës, të cilët shprehen se e kanë pritur prej vitesh këtë investim. Rruga e Komanit, është një aks prej 31 kilometrash, dhe me investimin e ri, i cili pritet t’i japë një hov të turizmit. “Mirëmëngjes dhe me disa opinione qytetarësh nga kantieri i Rrugës së Komanit, një aks i 31 km që lidh dy hidrocentralet duke rritur sigurinë e qarkullimit, si edhe duke i dhënë një hov…

Read More

Maldivet janë një destinacion ëndrrash për shumë turistë, por gjithashtu është një fluturim i gjatë dhe i shtrenjtë. Megjithatë, ekziston një alternativë shumë më e lirë që është më pranë – dhe po aq e bukur, shkruan Milo Boyd për të përditshmen britanike “Express”. Maldivet, me shtrirjet e gjera të plazheve të pacenuara me rërë të bardhë dhe detin blu idilik, natyrisht tërheqin vizitorë nga e gjithë bota. Megjithatë, ekzistojnë një sërë arsyesh bindëse pse disa mund të tërhiqeni nga një udhëtim i tillë. Udhëtimi drejt këtij arkipelagu përfshin një fluturim të gjatë, me një çmim të lartë; me të…

Read More

Kjo javë ka nisur me mot të kthjellët, por gjatë pasdites pritet të kalojnë vranësira në vendin tonë. Vranësirat do të jenë më të përqëndruara në zonat malore, ku do t ketë reshje të pakta shiu. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar sërish rritje, teksa termometri ka shënuar 5 gradë Celsius. Ndërkohë gjatë ditës temperaturat pritet të arrijnë deri në 20 gradë Celisus. Era do të fryjë me shpejtësi mbi 55 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Read More

Dashi Do të ndiheni në gjendje të mirë shëndetësore. Mos bëni shpenzime të panevojshme, pasi mund të përfundoni duke marrë hua. Partneri juaj mund t’ju dedikojnë momente të veçanta gjatë ditës së sotme. Demi Nëse ndiheni të inatosur lidhur me një çështje të caktuar, përpiquni që të mos ua përcillni edhe të tjerëve. Sa i përket marrëdhënies suaj romantike, do të mbizotërojë qetësia. jepini më shumë prioritet shëndetit sesa jetës suaj shoqërore. Shmangni argumentet dhe konfrontimet apo debatet e kota. Gaforrja Të lindurit e kësaj shenje mund të përballem me probleme financiare, veçanërisht në pjesën e taksave. Një lajm i…

Read More

Elbasani ka nisur sot festimet për Ditën e Verës, duke e kthyer qytetin në një skenë të gjallë plot muzikë, ngjyra dhe atmosferë festive. Si çdo vit, Elbasani mirëpret mijëra vizitorë nga e gjithë Shqipëria, të cilët bashkohen në një festë që mishëron traditën, kulturën dhe gëzimin e ardhjes së pranverës. Kryetari i bashkisë, Gledian Llatja tha se këtë vit festimet do të zgjasin një javë. Mbrëmjen e 12 Marsit rikthehet defileja e Kostumeve Tradicionale, një paradë që do të sjellë në skenë kulturën dhe folklorin e trevave shqiptare. 13 Marsi do të sjellë atmosferën e zjarrtë të Natës së…

Read More