Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto ku shquhet titulli i një interviste të Berishës. Ky i fundit flet për marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë. Rama bashkangjitur titullit ka vendosur një buf të lagur. Kjo duke risjell në vëmendje etiketimin që i ka rezervuar opozitës dhe veçanërisht Berishës gjatë muajve të fundit: “Buf i kënetës”.

Read More

Dy vatra të qëllimshme zjarri janë aktivizuar në Pogradec. Kjo në njësinë Dardhas midis fshatrave Grunjas dhe Prenisht. Vatrat e zjarrit kishin përfshirë sipërfaqe me bimësi dushku. Drejt zonës në orët e para të mëngjesit kanë shkuar mbi 15 persona nga pyjorja, zjarrëfiksja e bashkë edhe me banorë të zonës për të izoluar vatrat e zjarrit. Është duke u punuar në një vatër të tretë në zonën midis Dardhas-Prenisht e cila ka rënë mëngjesin e të dielës.

Read More

Ekspertët ndahen në mendimin pro dhe kundër. Kjo nëse një zyrtar policie duhet të mbajë ose jo përgjegjësi penale, pasi në formular ka deklaruar se nuk ka përdorur aplikacione Sky Ecc. SPAK ka konfirmuar të kundërtën e thënieve të tyre. Eksperti Fatjon Softa thotë se deklarimi në formular ka qenë i rremë dhe duhet të hetohen edhe për kallëzim të rremë. Eksperti Faik Basha, formularin e vetëdeklarimit e cilëson si një propagandë të ministrisë dhe se oficerët e policisë nuk mund të ndiqen penalisht për atë se çfarë kanë nënshkruar aty, pasi formulari nuk ishte i ligjshëm. Basha thotë se…

Read More

Mbrëmë në Prime, Vëllai i madh surprizoi banorët me metodën e re të nominimit. Të gjithë djemtë kanë shkuar në nominim përveç dy djemve që kanë mundësi ti shpëtojnë vajzat të ndara në dy grupe. Rozana, Gerta, Danja dhe Rizarta shpëtuan Kellyn, ndërsa Valbona, Ola, Loredana dhe Mikela nuk ranë dakord unanimisht për një emër dhe nuk mundën të shpëtonin asnjë nga djemtë.

Read More

Mbi 1 mijë njerëz, përfshirë 745 civilë, janë vrarë brenda 2 ditëve, Kjo në përleshjet mes forcave siriane të sigurisë dhe luftëtarëve të Assad në Siri. Qindra qytetarë janë ekzekutuar nga luftëtarët “besnikë” të regjimit të rrëzuar të Assad në provincën e Latakia. Presidenti aktual i Sirisë, Ahmad al-Sharaa ka bërë thirrje për unitet kombëtar. “Ky vend i ka kushtet për paqe, ne mund të bashkëjetojmë. Ajo që po ndodh nuk është diçka e papritur, është sfidë që duhet tejkaluar”, ka thënë ai përmes një videoje të filmuar brenda xhamisë në Damask.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen në rrugën e re Shëngjin-Velipojë. Rama shkruan se punimet po shkojnë drejt përfundimit. “Mirëmëngjes dhe pamjet e rrugës së re Shëngjin-Velipojë, e cila po shkon drejt përfundimit, duke ofruar një tjetër spektakël të bukurive shqiptare në vazhdën e zbulimit të Shqipërisë Turistike, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama krahas videos. Banorët thonë se pas shumë vitesh në harresë kjo rrugë do të sjell një zhvillim të madh për fshatin turistik të Rrjollit në Velipojë. Ata kërkojnë që pas rrugës të pajisen edhe me certifikatat e pronësisë në…

Read More

Publiku pati mundësinë të shihte momentet e fundit të Eglit Takos. Kjo brenda shtëpisë, teksa ajo mori vendimin për t’u larguar nga gara. Pamjet e transmetuara zbuluan një bisedë prekëse mes saj dhe Gjestit, me të cilin ka pasur një lidhje të ngushtë gjatë qëndrimit të saj në reality show. Egli kërkoi me ngulm të takohej me Gjestin për një bisedë të fundit. Vetë Egli nuk erdhi në studio, por reagoi në një postim në Instagram.

Read More

Kjo e dielë është me diell. Pjesa e dytë e ditës parashikohet të sjellë në të gjithë territorin kalime vranësirash, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Mundësia për reshje në territor është zero. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët deri në 21°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në zonat bregdetare. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të vijojë sot takimet me drejtuesit politikë të qarqeve për të diskutuar rreth emrave me të cilën PS do të dalë në zgjedhjet e 11 majit. Rama do të ketë takime në mënyrë individuale me çdo drejtues politik të qarqeve. Ndërsa vendimi final merret në mbledhjen e kryesisë socialiste më 12 Mars. Dita e dytë e takimit që Rama pati dje me ministrat dhe drejtuesit politik është fokusuar tërësisht për programin qeverisës deri në fund të mandatit te tretë.

Read More

Ky Prime nisi me largimin e Eglit nga ”Big Brother Albania Vip 4”. Gjesti: Këta kur tu vijë mishi… Gerta: Ti hëngre një kile mish kur doli Egli. Gjesti: Ma keni lodh shpirtin, unë më mirë rri me një keq mirë, jo si ty nga Valbona, Gerta dhe Laerti flasin kur del Egli, s’i jeni afruar kur po qante. Gerta: Ajo nuk të linte t’i afroheshe. Rozana: Ti po mat pikat e lotit këtu, Egli vetëm ka dashur Gjestin, nuk ka luajtur. Kjo të vret ditën, e të qan natën. Gjesti: Unë s’kam mujt me festu, doja t’i jepja fund,…

Read More

Shtohen kompetencat e Policisë së Shtetit. Oficerët e policisë do kenë të drejtë përveç shoqërimit, ndalimit dhe arrestimit tju ndalojnë përkohësisht. Ndalimi i përkohshëm policor kryhet duke e informuar qytetarin për shkaqet dhe i kërkohet shtetasit në fjalë ta zbatojë vullnetarisht. Në rast të kundërt ndalimi i përkohshëm policor ndodh me detyrim. Në në këtë risi nuk bëjnë përjashtim edhe të miturit për të cilin duhet njoftuar familja apo kujdestari. Sipas ligjit të policisë të hyrë në fuqi më herët dhe të pasuar edhe me rregulloren në fjalë theksohet se kjo procedurë ndodh edhe për rastet qytetari refuzon të identifikohet.…

Read More

Leçe u përmbys 2-3 nga Milani. Kuqezinjtë rikthehen te suksesi pas tre humbjeve dhe Sergio Conceiçao qetësohet në stol. Milani ia doli të shënonte pas disa sekondave lojë me Gimenez, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Miqtë kërkuan dhe e gjetën barazimin në minutën e 15-të, por këtë herë ishte goli i Gabbias që u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Fraksioni i dytë ishte me raste dhe ishte sërish Leçe që shënoi me Krstovic, duke bërë që Milani të “plasej” në tapet për disa minuta. Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe shkurtuan me autogolin e…

Read More