Author: tirana

Amerika shumë shpejt do të nis përgatitjet për organizimin e Kupës së Botës 2026. Presidenti Donald Trump nuk dëshiron të humbasë kohë dhe ka krijuar një grup pune. Kjo task forcë do të jetë nën drejtimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Shtetet e Bashkuara do të presin Kupën e Botës së bashku me Meksikën dhe Kanadanë. Pavarësisht marrëdhënieve jo të mira me fqinjët, Trump shpreson se ky turne do argëtojë njerëzit. ”Do të jetë një event i madh. Ne do të bëjmë një punë fantastike, që tifozët të ndihen si në shtëpi! Hera e parë që organizohet në këtë pjesë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave për ditën e dytë të mbledhjes së PS-së. Aty po diskutohen strategjitë dhe programi elektoral për zgjedhjet e 11 majit. Fokus i diskutimeve mbetet hartimi i një platforme që synon sigurimin e mandatit të katërt radhazi për PS-në. Drejtuesit politikë të qarqeve kanë dorëzuar emrat e propozuar për listat e deputetëve. Emrat do të shqyrtohen në një mbledhje të posaçme të kryesisë së PS, që pritet të mbahet përpara afatit të 12 marsit.

Read More

8 Marsi është kujtuar me një marshim proteste në qendër të Elbasanit. Ato përcollën mesazhin se gratë e vajzat sot në Shqipëri kanë më shumë arsye të protestojnë se sa të festojnë. Edhe në Durrës u organizua një marshim me fokus tek të drejtat dhe fuqizimi i grave dhe vajzave. Aktivistet theksuan rëndësinë e mundësive të barabarta dhe mbështetjes për gratë dhe vajzat. Dhuna ndaj gruas mbetet ende një shqetësim. Pjesëmarrëset ngritën zërin duke kërkuar siguri dhe paqe brenda mureve të shtëpisë dhe ndërgjegjësim për rolin e gruas në familje dhe shoqëri. As politika nuk ka qëndruar në heshtje, por…

Read More

Ish-presidenti Rexhep Meidani priti në një takim Martin Vulaj, i cili ka ardhur në Tiranë. Ai është Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane. Një takim ky për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë, Kosovës e diasporës shqiptare në SHBA. Meidani theksoi se e lidh një miqësi dhe bashkëpunim i gjatë daton që nga periudha pas Luftës së Kosovës. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për çështjen shqiptare. ”Martin Vulaj dhe Ilir Rusi kanë qenë gjithmonë mbështetës të palëkundur të çështjes shqiptare dhe të Kosovës. Në ditët e vështira pas Luftës së Kosovës, bashkëpunimi ynë ka qenë i rëndësishëm…

Read More

Rruga e cila lidh plazhin e Velipojës në Shkodër me Shëngjinin është drejt përfundimit. Ky aks pritet që të jetë i gatshëm plotësisht për këtë sezon të verës pas pak muajsh. Banorët thonë se pas shumë vitesh në harresë kjo rrugë do të sjell një zhvillim të madh për fshatin turistik të Rrjollit në Velipojë. Ata kërkojnë që pas rrugës të pajisen edhe me certifikatat e pronësisë në mënyrë që të mund të zhvillojnë pronat e tyre në shërbim të turizmit. “Vij nga Amerika. Një rrugë me një pamje shumë të bukur. Është vërtetë fantastike. Më pëlqen shumë. Për mua…

Read More

Skiatorja shqiptare Lara Colturi ka shkëlqyer në garën e sllallomit gjigand të zhvilluar në Are, Suedi. Ajo u rendit në vendin e tretë. Ky është podiumi i tretë për të në këtë edicion të Kupës së Botës, një arritje e jashtëzakonshme për sportisten 17-vjeçare. Gara u fitua nga italiania Federica Brignone, e cila ka dominuar këtë disiplinë gjatë gjithë sezonit. Colturi tregoi një performancë të fuqishme, duke sfiduar më të mirat e botës. Kjo duke dëshmuar se është një nga talentet më premtuese në sportin e skive. Ky rezultat vjen në prag të finaleve të mëdha të Kupës së Botës.…

Read More

Sali Berisha thotë se PD tashmë ka bashkuar të gjithë elementet që i nevojiten për të shkuar drejt fitores më 11 maj. ”Ne shpallëm bashkimin në diversitet. Për shkak të zhvillimeve dramatike u përvijuan qëndrime të ndryshme. Bashkimi ishte vendimtar për forcën tonë politike që të shkojë drejt 11 majit si forcë drejt fitores”, tha Berisha. I pyetur pse nuk u përfshi në këtë bashkim edhe Basha, u përgjigj: “Meqenëse po më pyet me emër konkret. Përveç Taulant Ballës, të garantoj që ai njeri nuk ka njeri tjetër me vete. Nuk ka asnjë njeri. Ndaj demokratë e demokrate mbështesni kandidaturat…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se bombardimet vdekjeprurëse të Rusisë tregojnë se synimet e luftës së Moskës “nuk kanë ndryshuar” Zelensky bëri thirrje për sanksione të reja. “Sulmet e tilla tregojnë se synimet e Rusisë janë të pandryshuara”, shkroi ai, duke shtuar: “Prandaj, është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur jetën, për ta forcuar mbrojtjen tonë ajrore dhe për t’i rritur sanksionet kundër Rusisë”. Të paktën 17 njerëz u vranë si pasojë e sulmeve ajrore ruse gjatë natës në Ukrainën lindore, sipas zyrtarëve ukrainas.

Read More

Marsi ka sjellë rritje të numrit të turistëve në Durrës. Vizitorë nga vende të ndryshme të Evropës kanë zgjedhur qytetin bregdetar për të kaluar disa ditë pushimi. Disa prej tyre janë rikthyer. Të tjerë po e zbulojnë Shqipërinë për herë të parë. “Erdhëm se fëmijët janë me pushime këtë javë. Për mua është hera e dytë, ndërsa familja vjen për herë të parë. Njerëzit janë shumë miqësorë ndaj vendosa të vij familjarisht. Edhe moti 12 gradë më i ngrohtë se në Holandë.” Jemi nga Gjermania, Shtutgardi. Është ditëlindja e burrit tim dhe erdhëm këtu. Kemi mësuar shumë nga shqiptarët. Na…

Read More

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në hyrje të qytetit të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pranë Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale, ku një automjet është përmbysur në rrugë dhe ka goditur disa mjete të parkura. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa drejtuesi i automjetit të përmbysur ka marrë dëmtime të lehta. Nga aksidenti janë dëmtuar gjithashtu edhe 5 automjete të parkura në vendngjarje.

Read More

Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi disa pika të programit ekonomik me fokus biznesin. Gjatë komunikimit me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se në 100 ditët e para të qeverisë së ardhshme, nëse PD fiton zgjedhjet, do të jetë rikthimi i taksës së sheshtë. Berisha tha gjithashtu se do të ulet çmimi i energjisë elektrike për bizneset në 6 lekë/kilovati. Sali Berisha: 100 ditët e para do të instalohet krahas paketës së dhembshurisë me të cilën nxjerrim Shqipërinë nga varfëria ekstreme, do të instalohet kuadri ligjor për krijimin e klimës më miqësore për biznesin që ka ekzistuar ndonjëherë. Ne…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilri Meta ka uruar nga qelia të gjithë gratë me rastin e 8 Marsit. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se asnjë fjalë nuk arrin dot të shprehë të gjithë mirënjohjen për sakrificat e panumërta të grave për familjen, aq më tepër në një kohë që familja sot është në rrezik. Postimi i plotë:Një urim nga zemra për të gjitha vajzat, gratë dhe nënat shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN!Asnjë fjalë nuk arrin dot të shprehë të gjithë mirënjohjen për sakrificat e panumërta të tyre për familjen, të cilën ato e mbrojnë duke lartësuar vlerat…

Read More