Author: tirana

Zgjedhjet e 11 majit po afrojnë. Kryeministri Edi Rama mund të garojë në Tiranë, siç edhe ai tha pak ditë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj përfundoi pas hekurave. 7 orë pas mbledhjes me ministrat dhe drejtuesit politikë, mësohet se Rama do të jetë në listën e hapur të kryeqytetit. Kjo do t’i krijonte kreut të PS hapësirë për të kërkuar dhe marrë sa më shumë vota. Referuar listës së Tiranës, duket se do të ketë më shumë gra në listën e sigurtë sesa burra. Sakaq drejtuesit politik do të jenë në listën e mbyllur, por edhe disa nga ministrat si në…

Read More

Rrjeti po zien nga spekulimet se Luiz Ejlli mund të jetë pjesë e sezonit të dytë të reality show-t Ferma VIP. Fjoralba Ponari ka konfirmuar se do të rikthehet si moderatore, disa burime po hedhin dyshime. Pasi po spekulojnë për një angazhim të mundshëm të Luizit. Ajo që ka shtuar më shumë dyshimet është një video e postuar nga vetë këngëtari në InstaStory, ku ai shfaqet në një ambient që ngjan shumë me skenografinë e Ferma VIP.

Read More

Për 7 orë, kryeministri Edi Rama mblodhi në Pallatin e Brigadave, ministrat e qeverisë dhe drejtuesit politik të PS në qarqe. Aty është folur për gjithçka, duke nisur nga investimet te prioritetet dhe qasja e socialistëve në fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit. Risia për këtë fushatë është se socialistët do të ndahen dhe do të lëvizin edhe jashtë vendit për të organizuar takime elektorale. Fushata do të përqendrohet kryesisht në Greqi dhe në Itali, nga ku vjen edhe numri më i madh i emigrantëve që janë regjistruar për të votuar, me rreth 100 mijë. Rama dhe drejtuesit politik…

Read More

Një fëmijë vetëm dy vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, ndërsa policia ende nuk ka identifikuar drejtuesin që shkaktoi aksidentin me vdekje. “Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar. Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital”, informon policia.

Read More

Presidenti Volodymyr Zelenskiy thotë se Ukraina është “plotësisht e përkushtuar” për një dialog konstruktiv me përfaqësuesit amerikanë në Arabinë Saudite javën e ardhshme mbi rrugët për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Që kur mori detyrën në janar, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndërprerë ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, si dhe shkëmbimin e informacionit të zbulimit me Kievin. Ai e ka akuzuar zotin Zelenskiy se nuk është serioz për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, e cila filloi agresionin ndaj Ukrainës tre vjet më parë dhe ka nën kontroll rreth 20% të territorit të saj. “Ukraina ka…

Read More

Bayer Leverkusen humbi një mundësi për të ngushtuar diferencën për titull me Bayern Munich, pasi u mposht 2-0 nga Werder Bremen në BayArena. Kjo ishte humbja e dytë radhazi për ekipin e Xabi Alonsos, diçka që nuk kishte ndodhur që nga maji 2023. Leverkusen e nisi keq ndeshjen, duke pësuar gol që në minutën e shtatë. Romano Schmid shënoi pas një aksioni të bukur të Bremenit, ndërsa vendasit nuk patën asnjë goditje në portë në 20 minutat e para. Florian Wirtz u fut nga stoli, por u detyrua të largohej i dëmtuar. Në fund, Justin Njinmah vulosi humbjen me një…

Read More

Qendra Kombëtare e Biznesit ndau sot në rrjete sociale disa shifra konkrete nga regjistrat e QKB-së. Shifra që dëshmojnë rritjen e numrit të sipërmarrjeve të drejtuar nga gratë, gjatë viteve të fundit. Në dy vitet e fundit, mbi 11 mijë biznese të reja janë hapur nga gratë në Shqipëri. Në vitin 2024, numri i bizneseve të drejtura nga gratë u rrit në 5754, kundrejt 5577 të tilla që ishin në vitin 2023. Qeveria ka në fokus mbështetjen e grave në sipërmarrje përmes politikave dhe programeve të ndryshme financiare. Kjo që lehtësojnë angazhimin e tyre në biznes duke rritur me tej nismat…

Read More

Në dhomën e gjumit Aldo, Vserlo, Gjesti dhe Danja diskutuan mbi largimin e Eglit nga gara. Ajo u detyrua të largohej për shkak të gjendjes së saj të rënduar. Gjatë bisedës, Gjesti u shpreh hapur për ndjenjat e tij pas daljes së Eglit, duke thënë: “Jam i lumtur, jo i mërzitur. Jam i lumtur që ka dalë, sepse ka qenë shumë keq, edhe ajo edhe unë, të dy tmerr kemi qenë”. Dalja e Eglit shkaktoi reagime të shumta brenda shtëpisë, me shumë banorë që fajësuan Gjestin për ndikimin e tij në përkeqësimin e saj emocional. Spektakli i mbrëmjes së sotme…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka treguar për ndjekësit shembullin e Taulant Pupës. Ai është kthyer nga emigrimi dhe ka hapur në Shqipëri fabrikën e qumështit “Vita”. ”Taulanti e la Shqipërinë në moshën 14-vjeçare për të studiuar në Itali, por kur erdhi momenti për të zgjedhur, nuk qëndroi atje. Vendosi të kthehej dhe të investonte në vendin e tij. Sot falë përkushtimit dhe vizionit, ai ka ndërtuar një histori suksesi me standarde evropiane. Beson se edhe i biri mund të rritet e të arsimohet në një Shqipëri që ofron mundësi”, shkruan Rama.

Read More

Dy javë pas zgjedhjeve federale, krerët e CDU/CSU dhe SPD kanë arritur marrëveshje. Kjo për çështjet qendrore dhe tani duan të fillojnë negociatat konkrete të koalicionit për formimin e qeverisë. “Ne kemi arritur marrëveshje për një sërë çështjesh thelbësore”,-tha kreu i grupit parlamentar të CDU/CSU, Friedrich Merz pas raundit vendimtar të konsultimeve në Berlin. Palët ranë dakord për refuzimin e azilkërkuesve në kufi, një kërkesë thelbësore e Unionit, për të cilën SPD kishte kohë që kishte rezerva. Kontrollet kufitare duhet të zgjerohen “masivisht”. Për të stimuluar ekonominë, CDU/CSU dhe SPD duan të krijojnë stimuj për investime dhe të iniciojnë një…

Read More

Sherri mes dy familjeve në zonën e Valiasit, ka dërguar kryefamiljarët respektivë dhe djemtë e secilit prej tyre në qeli. Përplasja mes tyre ka qenë e dhunshme dhe janë përdorur sende të forta. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit S. K., 57 vjeç, J. K., 28 vjeç, J. K., 35 vjeç(babai me dy djemtë) G. D., 54 vjeç dhe R. D., 30 vjeç (babë e bir), pasi në Valias, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dyshohet me sende të forta”, informon policia. Për të njëjtën ngjarje policia ka proceduar në gjendje…

Read More

Në Abu Dhabi po zhvillohet samiti i “Forbes 2025”. Revista e njohur amerikane ka njoftuar edhe pjesëmarrjen e bashkëshortes së kryeministrit shqiptar, Linda Rama. Ekonomiste dhe avokate për të drejtat, Linda Rama bisedoi me Mika Brzezinski mbi temën ”Fuqia pas Progresit”. Bashkëshortja e kryeministrit ka theksuar që problemi më i madh që trashëgoi komunizmi nuk ishte varfëria, por traumat sociale. ”Pas kaosit dhe pasigurisë të vitit 1991 nga rënia e sistemit, mësimet më të mëdha i nxorëm nga pësimet dhe të mësosh nga pësimet është e dhimbshme dhe e kushtueshme”, u shpreh ajo. ”Në tranzicionin tonë nuk kemi qenë vetëm,…

Read More