Author: tirana

Rey Manaj ka ngjallur panik në ndeshjen e kampionatit turk, mes Sivasspor dhe Göztepe. Sulmuesi i Shqipërisë, humbi ndjenjat në fushë në minutën e 3-të. Kjo pas një përplasje të fortë kokë më kokë me një mbrojtës kundërshtar. Pas një krosimi nga e majta, Manaj gjuajti topin me kokë, ndërsa në dyluftim njëri nga mbrojtësit e Göztepe e goditi te koka. Si pasojë e kësaj, shqiptari humbi ndjenjat në fushë dhe u transportua me urgjencë në spital. Për fat të mirë, Manaj u përmend në ambulancë dhe është i vetëdijshëm. Për këtë ka reaguar edhe klubi i Sivasspor, që konfirmon…

Read More

Sot mbahen takimet mes Ramës dhe drejtuesve politikë për emrat e kandidatëve për deputetë. Secili jep propozimet për emrat që konsiderojnë si përfaqësues më të mirë. Më pas emrat do të shqyrtohen në kryesinë e PS-së. Firmën finale e ka vetë Rama i cili vendos se kush do të jetë në listat e mbyllura dhe në listat e hapura. Takimet kokë më kokë vijuan prej orës 10:00, ku Rama u takuam me 7 drejtues politikë të qarqeve. Më pas takimet u ndërprerë për të vijuar pasdite me drejtuesit e tjetër. Emrat që përfliten për kandidatë në listat e PS-së Në…

Read More

Dalja e Egli Takos nga gara e Big Brother, është lajmi që ka pushtuar çdo media. Një ish-banore e këtij formati ka reaguar. Fjala është për Olta Gixharin. Duke i dhuruar Eglit një përqafim vritual, Olta shkruan se ndonjëherë duhet të vuash në jetë, jo sepse ishe i keq. or sepse e kuptove se ku dhe kur të ndalosh së qeni i mirë. “Një përqafim shumë të ngrohtë sot për Egli Tako! KARMA thotë: Ndonjëherë duhet të vuash në jetë, jo sepse ishe i keq. Por sepse e kuptove se ku dhe kur të ndalosh së qeni i mirë”- shkruan…

Read More

Media amerikane ”MSNBC NEWS” i ka kushtuar një artikull bashkëshortes së kryeministrit, Linda Ramës për fjalën në samitin global të Revistës Forbes që u mbajt në Abu Dhabi. “Linda Rama, 60 vjeç, mund të njihet në skenën botërore si gruaja e kryeministrit shqiptar Edi Rama, por dekadat e punës së saj advokuese për të drejtat e njeriut dhe drejtësinë socio-ekonomike pas rënies së komunizmit në vendin e saj ka qenë thelbësore, veçanërisht për gratë dhe vajzat”. “Tre dekada më parë, nuk mund ta imagjinoja të takohesha me një prej jush,” i tha Linda Rama audiencës globale në Samitin e Forbes…

Read More

Policia e Shtetit ka marrë nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, pajisje imazherike të teknologjisë së lartë, me vlerë mbi 18 000 euro. Pajisjet e rezolucionit të lartë do shërbejnë për dedektimin e shpejtë të lëndëve narkotike, armëve dhe mallrave të cilat tentohen të futen/të dalin. Si rezultat i përdorimit të këtyre pajisjeve në këto raste të krimeve kufitare, do të sigurohen prova materiale të padëmtuara. Ky donacion pasoi donacionin e datës 28 janar 2025, të partnerëve britanikë, të 4 dronëve termikë dhe 2 dedektorëve. Donacionet janë dëshmi konkrete e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe partnerëve britanikë.

Read More

DJ Gimbo, mik dhe koleg i Gjestit, ishte i ftuar për të luajtur muzikë për banorët e Big Brother. Gjatë takimit me Gjestin, ky i fundit e përqafon ngrohtësisht dhe shprehu se e ka si vëlla. Një moment i pazakontë kaloi pa u vënë re nga shumica e banorëve dhe audiencës. Kur DJ Gimbo po përshëndeste banorët, ai nuk ia dha dorën Jozit. Ky veprim nuk kaloi pa u vënë re nga fansat, të cilët menjëherë shpërthyen në komente duke mbështetur qëndrimin e DJ Gimbos. Arsyet për këtë qëndrim janë të lidhura me një incident të kaluar, kur Jozi e…

Read More

Sali Berisha priti në një takim deputeten e Forza Italia, Rosaria Tassinari. Kjo shoqëruar nga Bardhok Doda, Koordinator i përbashkët mes Forza Italia dhe Partisë Demokratike në Itali. Berisha ndau momente nga takimi, duke theksuar se “bashkëpunimi mes dy forcave tona politike përbën një traditë të konsoliduar tanimë”. Kreu i PD-së e falënderoi Tassinari-n për mbështetjen që Forza Italia i ka ofruar PD-së, sidomos gjatë viteve të fundit. “Përballë sfidave të narko-shtetit të parë në Evropë, i cili përdor politikisht sistemin gjyqësor për të goditur opozitën e vendit dhe liderët e saj, PD ka bërë gjithçka për t’i mbetur besnike…

Read More

40 minuta zgjati takimi kokë më kokë i Benet Becit, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës me Ramën. Ndërkohë në vilën 30 vijon takimi i Ramës me Bledi Çuçin, kreu i grupit parlamentar të PS-së por dhe njëkohësisht dhe drejtues i qarkut të Vlorës. Ka disa emra që përfliten për Vlorën si kandidatë për deputetë por do të jetë Rama që do të japë firmën e fundit. Bledi Çuçi të jetë në listën e mbyllur të kandidatëve. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu që në këtë fushatë është caktuar të punojë në Vlorë, po ashtu në listën e mbyllur. Edhe ministrja…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka akuzuar Serbinë të dielën se ka ndërhyrë drejtpërdrejt në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. “Aparati shtetëror i Serbisë ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme t’i dëmtojë subjektet rivale serbe, veçanërisht Partinë për Liri, Drejtësi e Mbijetesë dhe Partinë Demokracia Serbe, si dhe votuesit të subjekteve të komuniteteve të tjera, kryesisht romë dhe ashkali”, tha ai. Përfaqësues të caktuar nga pothuajse të gjitha subjektet e tjera politike serbe janë tërhequr nga gara pas kërcënimeve që kanë marrë, sipas Kurtit. Ai tha se këto raste janë shënuar në katër komunat me shumicë serbe në…

Read More

Naim Likometi është shpallur i humbur që prej mëngjesit të djeshëm në Ksamil. Familjarët janë në ankth dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të gjetur ndonjë gjurmë të tij. 49-vjeçari i cili është rezident në Tiranë, por zotëron edhe një shtëpi në Ksamil, është larguar nga banesa e tij në orën 06:00 të mëngjesit të djeshëm. Që nga ai moment nuk dihet më asgjë për të. Telefoni i tij celular ka qenë i hapur deri në orën 16:00, por ai nuk i është përgjigjur askujt, dhe më pas aparati është fikur. Familjarët dhe miqtë e tij bëjnë thirrje për këdo…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi sot listën paraprake e zgjedhësve nga jashtë. Lista Paraprake mund të konsultohet në www.kqz.gov.al, ose në aplikacionin KQZ në iOS ose Play Store. Vetëm ata zgjedhës nga jashtë, të cilëve u është pranuar kërkesa për t’u regjistruar nëpërmjet PER, janë në përbërje të kësaj liste. Në total janë mbi 294 mijë shqiptarë me banim jashtë që mund të marrin pjesë në votim më 11 maj, ndërkohë më shumë se 48 mijë kërkesa u refuzuan për shkak të mangësive të ndryshme. Më pas emrat e votuesve nga jashtë do të hiqen nga lista e zgjedhësve në…

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku kritikon ashpër modelin ekonomik të qeverisë. Për të Shqipëria ka sistemin fiskal më të rëndë në rajon. Kjo me taksa më të larta se fqinjët dhe një ekonomi që favorizon pakicën në dëm të shumicës. “Sot, 95% e qytetarëve paguajnë taksa, por marrin më pak shërbime. Ndërkohë, një pakicë e privilegjuar përfiton përjashtime fiskale, koncesione dhe kontrata publike. Ky është një sistem që duhet të ndryshojë,” deklaroi Tabaku në rubrikën e saj javore. Ajo vuri në dukje se Shqipëria ka normën më të lartë të TVSH-së në rajon (20%). Vendet fqinje si Serbia, Maqedonia e…

Read More