Para disa ditësh, burime për “Iconstyle.al” zbuluan se vajza e Jozefina Topallit, ka nisur bashkëjetesën me një djalë. Pas ndarjes nga Luiz Ejlli, Megi ka nisur një marrëdhënie të re, të cilën duket se e ka bërë serioze dhe partnerin e saj e ka prezantuar në familje. Çifti i ri është parë duke pirë kafe me ish-deputeten Jozefina Topalli në një lokal në ish-bllok. Por duket se të rejat nga jeta e Megit po zbulohen dita-ditës dhe një burim ka treguar për “Iconstyle” se ajo është në pritjen e ëmbël. Burimi shprehet se Megi është në muajt e fundit të…
Author: tirana
Amal Clooney, e njohur tashmë nga të gjithë si bashkëshortja e yllit hollivudian George Clooney, si nje avokate mjaft e zonja e të drejtave të njeriut, por edhe si një ikonë stili dhe elegance, nuk gaboi as me përzgjedhjen e radhës, që ishte disi më delikate. Kjo për faktin se çifti i famshëm do të darkonte me një stiliste shumë të njohur, Stella McCartney dhe partnerin e saj. Për darkën e veçantë në brigjet e liqenit Como, Amal kishte zgjedhur një fustan ngjyrë rozë me thakë1.377 dollarësh, i cili në fakt ishte mjaft elegant, kombinuar me vëthë të gjatë në…
Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dekretuar shkarkimin e komandantit të Forcave Detare, Gjeneral Major Ylber Dogjani. Presidenca sqaron se shkarkimi i Dogjanit është bërë, për shkak të mbarimit të mandatit. Më parë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, i propozoi Kreut të Shtetit shkarkimin e gjeneral Dogjanit, pas ngjarjes së ndodhur në Pashaliman, ku u vodhën disa armë.
Në takimin me strukturat e PD në Peqin, kreu i opozitës, Lulzim Basha, bëri përgjegjës Edi Ramën për krizën e thellë ekonomike të vendit. “Nga mëngjesi deri në darkë plani i Edi Ramës është grabitja, vjedhja. Kjo është arsyeja pse Shqipëria është e papunë. Kjo është arsyeja se pse Shqipëria lëngon në krizën më të thellë ekonomike. Kjo është arsyeja pse shëndetësia, arsimi dhe gjithçka tjetër janë në kolaps. Kjo është arsyeja pse po përjetojmë emigracionin më gërryes dhe më të rrezikshëm se ai i fillim viteve ’90”, theksoi kryetari Basha. Lideri i opozitës vuri në dukje se përqendrimi i…
Gjykata e Lartë e plotësuar përkohësisht me një trupë gjyqësore nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, e zgjidhi çështjen e ekstradimeve. Gjyqtari i Lartë, Ardian Dvorani dhe dy gjyqtarët që patën ketë status vetëm për një javë deri sa të zgjidhnin urgjencën e ekstradimeve, vendosën në dhomë këshillimi duke rrezuar rekursin e të pandehurve. Siç thotë një burim i Top Channel, treshja vendosi t’i thotë po ekstradimit të shtetasve Valentina Dushku, Besnik Leka, Robens Berberi dhe Hajri Seferi, në një kohë qe ky i fundit ka një çështje edhe në dosjen “Volvo 4”. Menjëherë pas këtij vendimi në të cilin u…
Në një konferencë të mbajtur sot në Prishtinë, këngëtarja nga Kosova me famë ndërkombëtare Dua Lipa, ndër të tjera ka shpalosur edhe shumën që këngëtarja e njohur botërore Miley Cyrusi ka ndarë për festivalin Sunny Hill Festival. “Miley Cyrus ka ndarë 25 mijë dollarë për fondacionin që do të shkojnë për bamirësi”, ka deklaruar Lipa. Gjithashtu, ajo ka pohuar se mes tyre mund të ndodhë edhe një bashkëpunim në muzikë. Ndryshe, Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi si dhe shumë artistë të tjerë vendor dhe ndërkombëtar do perfomojnë në parkun e Gërmisë.
Keanu Reeves ka përjetuar një sërë ngjarjesh të rënda dhe tragjike në jetën e tij, para dhe pasi u bë yll i popullarizuar në gjithë botën. Aktori u bë famshëm në vitet e tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, përmes roleve ikonike në filmat, si “Bill & Ted’s Excellent Adventure” (1989) dhe The Matrix (1999), mirëpo jeta e tij personale është shoqëruar me ngjarje mjaft të dhimbshme. Babai e braktisi kur ishte shumë i vogël Keanu ka lindur në Bejrut të Libanit. Nëna e tij është britanike, kurse babai me origjinë kinezo-havaiane. Samuel Noëlin Reeves e braktisi familjen kur aktori ishte shumë i…
Nga Mero Baze Aleatët e Partisë Demokratike dhe Ilir Meta po përpiqen të shpëtojnë çfarë të mundin nga katastrofa ku ka hyrë opozita, me vendimin për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve, duke e nxjerrë partinë e parë antikomuniste të Shqipërisë jashtë sistemit. Këmbngulja e Metës për dekretet e tij, e argumentuar direkt me fatin e Partisë Demokratike, dhe përdredhja e gjuhës, e aleatëve të Bashës, për tu përfshirë në zgjedhje më 13 tetor, edhe pse nuk do të ketë të tilla, janë një lloj rrethimi që po i bëhet Bashës, jo për tu dorëzuar, por për të pranuar…
Për shumë dekada, liderët e zgjedhur të SHBA-së janë pajtuar me parimet e tregtisë së lirë. Por në vitin 2016, presidenti i sapo zgjedhur Trump e pikturoi në mënyrë të qartë tregtinë si një lojë me shumë zero, në të cilën SHBA gjithmonë humbet. Pasi mori detyrën, ai filloi një luftë tregtare shumëpalëshe, duke filluar sulme në Evropë, Meksikë, Kanada, Japoni dhe veçanërisht Kinë. Cili ka qenë efekti i zhvendosjes së SHBA drejt proteksionizmit? Deri më tani, provat sugjerojnë se fitimet ekonomike mbeten të paprekura. Nëse lufta tregtare ka sjellë ndonjë gjë, thjesht dhe vetëm ka ndikuar në sferat e…
Dy motra binjake, nga Rusia, kanë ngjashmëri perfekte, dhe duken që janë shumë simpatike. Ato janë të famshme në fushën e modelingut, dhe në Rusi i njohin të gjithë. Ajo që po shkakton habit e fansat e tyre lidhet me faktin se ato janë në kërkim të një mashkulli të vetëm për ta pasur të dyja. Dëshirën e tyre ato e kanë shprehur që në 2017-ën, por mesa duket ende nuk e kanë gjetur atë “idealin”, i cili përveçse duhet që t’i dojë të dyja njësoj, duhet të plotësojë edhe një kusht tjetër shumë të rëndësishëm, duhet të jetë i…
Etien Tare, edhe pse ende pa mbushur 16 vjeç, është pranuar nga Lazio U19, ose Lazio Primavera e 18-19-vjeçarëve.Etien Tare është qendërsulmues dhe është i biri i drejtorit sportiv të SS Lazio-s, Igli Tares. Ai në stil loje dhe në model flokësh pëlqen të ndjekë Ciro Immobile-n.Ky kalim është një mundësi e madhe për djaloshin shqiptar, i cili jo vetëm fiton mundësinë e promovimit në futbollin e madh italian, por edhe merr miratimin e kësaj lëvizjeje të parakohshme nga një ndër njerëzit më autoritarë në Itali në drejtim të zbulimit të talenteve: drejtorit të grupmoshave të Lazio-s, Mauro Bianchessi-t.Cili është…
Të gjithë kemi përjetuar qoftë edhe një herë një acarim nervash nga interneti i dobët në shtëpi. Ndonjëherë problemi vjen nga cilësia e keqe e modemit apo shërbimi i dobët i ofruar nga kompania. Megjithatë, në shumicën e kohës shkak për lidhjen e dobët të WiFi janë mobiliet ose aksesorët që kemi vendosur afër modemit apo kompjuterit. Më poshtë keni 5 artikujt shtëpiak që janë armiqtë kryesorë të WiFi-së.