Sipërfaqja prej rreth 370 metrash katrorë – “Air Force One” është më shumë sesa thjesht i madh. Edhe pse konsiderohet si avion privat i “POTUS”-it, ai është një mekanizëm tejet i avancuar ajror dhe me një siguri të lartë, si të ishte një kështjellë fluturuese. Po, është mjaftueshëm i madh sa për të qenë një shtëpi, që ofron hapësira për të gjithë zyrtarët qeveritarë, gazetarët, bagazhet e cilitdo prej tyre, veçanërisht të Zonjës së Parë. Ai është trikatësh – Ndërsa shumica e avionëve të pasagjerëve “Boeing 747” janë dykatësh, “Air Force One” ka tri të tilla. Presidenti futet në katin…
Author: tirana
Materiali i trurit Qe nga kohët e lashta, truri ka qenë një ndër gjërat më misterioze të kohës. Anatomisti i njohur, Galeni, arriti të zbulojë lëndën e bardhë dhe lëndën gri të trurit, duke bërë kështu një zbulim, i cili do të qëndronte edhe sot si një zbulim shumë i rëndësishëm. Truri i njeriut është shumë i madh Mesatarja e madhësisë së trurit të njeriut të rritur është rreth 1.3 dhe 1.4 kilogramë. Në aspektin e gjatësisë, truri është 15 centimetra i gjatë. Truri te foshnjat e porsalindura peshon sa 350 apo 400 gramë. Por truri i njeriut po zvogëlohet…
Në qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar konstituimi i Këshillave Bashkiakë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.Gjatë ditës së sotme është betuar Dhimitraq Toli si dhe është konstituuar Këshilli Bashkiak. Gjatë ceremonisë u luajt himni grek dhe shqiptar, si dhe ishin flamujt e të dy vendeve. Po kështu kryebashkiaku Toli mbajti fjalë në të dy gjuhët.Të pranishëm gjatë konstituimit ishin deputetët Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Artemis Malo, si dhe zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda e prefekti Astrit Aliaj. Dropulli drejtohej katër vitet e fundit nga një kryebashkiak i PD-së, i cili nuk ishte i pranishëm teksa hyri në zyrë…
Grupi ekstremist, Shteti Islamik synon të bashkohet sërish për ndonjë kryengritje eventuale, ka thënë një grup i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit. Qëndrimi i tyre është i bazuar në raportin e OKB-së për grupin ekstremist, në të cilën është thënë se “qendra e tij e gravitetit” gjendet në Irak, aty edhe ku besohet se jeton lideri i këtij grupi, Abu Bakr al-Bghadi. Pas largimit nga Baghuzi në muajin mars, njëherësh bazës së fundit në Siri, udhëheqësia e IS-it tani synon të përgatitet për rikthim, është thënë në raport. Aty është thënë edhe se ky grup e…
Komisioni shqiptaro-grek i ngritur për kërkimin e eshtrave të të rënëve, ka punuar për gati një vit në luginën e Sajmolës. Gërmimet nxorën në dritë eshtrat e rreth 670 ushtarëve të rënë 78 vite më parë gjatë luftës italo-greke. Rivarrimi i tyre ka nisur në fillim të verës në Bularat dhe është shoqëruar me debate dhe kundërshti në të dy vendet. Më parë shoqata e familjarëve të të rënëve i akuzoi komisionet se i kanë kryer ceremonitë në fshehtësi. Në të gjitha ceremonitë numri i familjarëve ishte minimal edhe për faktin se pothuajse të gjithë rezultojnë pa identitet. Numri i…
Moderatorja Arbana Osmani gjithmonë është treguar e rezervuar për jetën e saj private. Sidomos përsa i përket publikimit të fotove të djalit të saj në rrjetet sociale. Ajo gjithmonë është kujdesur të mos e tregojë fytyrën e vogëlushit. Por mesa duket Arbana ka vendosur të thyejë ‘rregullin e artë’ dhe ka ndarë një foto me vogëlushin e saj me të cilin është duke shijuar kafen e mëngjesit. Së fundmi Arbana është përfolur për romancën e saj me regjisorin Eduart Grishaj.
Një makinë e djegur është gjetur pak minuta në parë në Porto Romano në Durrës. Ky mjet dyshohet se i përket atentatorëve të vrasjes së Feriz Bardhit. Si pasojë e atentatit të ngritur pranë shtëpisë, 40 vjeçari Feriz Bardhi ndërroi jetë pasi mbëriti në spital, ku nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga breshëria e plumbave të automatikut. Bardhi është një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2012 ai është arrestuar në Ascoli të Italisë me një shqiptar tjetër si edhe 700 gram kokainë në makinën luksoze BMW X6.
Një 13-vjeçar është plagosur si pasojë e përplasjes me një furgon dhe ndodhet në spital në rrezik për jetën. 13-vjeçari me inicialet S.T. nga fshati Gjocaj në momentin që po kalonte trotuarin është penguar dhe në momentin që është rrëzuar është përplasur me një furgon që ishte i ndaluar. Furgoni me targa 164 TR i përket Jani Canjas 51-vjeç nga Peqini me precedent penal, pasi disa kohë më parë ka aksidentuar një person për vdekje. Sipas Report TV, Policia e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen duke mos e bërë publike për mediat. Fëmija pësoi disa dëmtime në kokë dhe u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për çështjen e Teatrit Kombëtar, teksa ka ndarë në faqen e tij të Facebook një video të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, teksa inspekton pjesën e pasme të godinës. Rama shkruan se sipërfaqja e Teatrit Kombëtar nuk do të preket, por sipas tij ajo do të shtohet me 8 mijë metra katrorë. Sipas Kryeministrit materiali me të cilin është ndërtuar ky Teatër, nuk mund të riparohet dhe as rikonstruktohet, për këtë arsye shkruan ai Tirana do ketë një Teatër të ri Kombëtare. “Sipërfaqja e Teatrit Kombëtar jo vetëm që nuk preket, por i shtohen…
Një 32-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë pas një sherri me një polic bashkiak. Sipas Policisë së Tiranës mësohet se konflikti ka ndodhur sot në mesditë në rrugën “Dritan Hoxha”, teksa 32-vjeçari po vendoste kangjella në trotuar. “Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. H., 35 vjeç, banuese në Tiranë për veprën penale ‘Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim një publik’”, shtohet më tej në njoftim.
Nga mbledhja e radhës e Komitetit Rajonal të Turizmit në qarkun Lezhë, ministri Klosi tha se megjithë masat e ndërmarra për sezon turistik të mirëmneaxhuar, problematikat mbeten ende evidente. Por, për ministrin Klosi me rëndësi përveç listimit të problematikave mbetet diskutimi me përfaqësues të pushtetit lokal, për të ndarë detyrat dhe vendosur bashkërisht rregullat për sezon turistik më të pastër, me më shumë shërbime. “Problematikë e madhe mbetet pastërtia. Zgjedhjet lokale sollën pasoja në sezonin turistik, jo vetëm nga debate i madh politik në Tiranë, por edhe nga një ftohje e punës së strukturave të bashkive tona. Jo më kot…
Disa persona e thirrën në emër Feriz Bardhin tek banesa e tij dhe sapo ai doli tek dera, e ekzekutuan me breshëri kallashnikovi. Ishin më shumë se 2 autorë që morën pjesë në këtë atentat, pranë Kryqit të Kuq në Durrës dhe shumë pranë stadiumit të qytetit. Bardhi ka marë më shumë se 4 plumba në trup dhe menjëherë u transportua drejt Spitalit të Durrësit. Ai ndërroi jetë në sallën e operacionit dhe nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Feriz Bardhi është një emër i njohur për policinë. Në vitin 2012 Feriz Bardhi është arrestuar nga policia italiane në…