Disa persona e thirrën në emër Feriz Bardhin tek banesa e tij dhe sapo ai doli tek dera, e ekzekutuan me breshëri kallashnikovi. Ishin më shumë se 2 autorë që morën pjesë në këtë atentat, pranë Kryqit të Kuq në Durrës dhe shumë pranë stadiumit të qytetit.
Bardhi ka marë më shumë se 4 plumba në trup dhe menjëherë u transportua drejt Spitalit të Durrësit. Ai ndërroi jetë në sallën e operacionit dhe nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Feriz Bardhi është një emër i njohur për policinë.
Në vitin 2012 Feriz Bardhi është arrestuar nga policia italiane në Ascoli, sepse së bashku me shqiptarin tjetër Arif Qelia, u kapën me 700 gramë kokainë të pastër dhe u akuzuan për trafik ndërkombëtar të kokainës, duke u cilësuar nga policia italiane si korrierë të drogës.
Kjo është dhe pista kryesore e hetimeve ku është përqëndruar policia, konfliktet e drogës.
Feliz Bardhi kishte dy fëmijë dhe më shumë jetonte jashtë Shqipërisë. Policia po heton konfliktet qe ai kishte pë drogën në Itali.
Autorët janë larguar pa lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes dhe policia nuk ka arrestuar ende asnjë person, pavarsisht se vrasja ndodhi në mes të qytetit.
Deri më tani policia ka shoqëruar 15 persona.
