Author: tirana

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, në vijim të zbatimit të Planit Operacional Anti – Informalitet zhvilloi një inspektim në zonën bregdetare të Durrësit nga Currilat në Golem. Denaj vijoi thirrje në drejtim të bizneseve, që të deklarojn fitimet dhe të lëshojnë kuponin tatimor, duke rikujtuar se TVSH për hotelet me katër yje është ulur me 6%. “Në konstatimet e bllokimeve për kupon tatimor, për mosdeklarim të çmimit real të dhomës së hotelit, mospublikimin e çmimeve, sidomos në hotele me katër yje, duhet të kuptojmë drejt që qeveria shqiptare ka bërë përpjekje të mëdhaja për të stimuluar turizmin. Është…

Read More

Tanke ruse të cilat ishin të destinuara për të shkuar në Serbi, janë ndaluar në Rumani me arsyetimin se shkelej vendimi për sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj Rusisë për shkak të rolit të saj në Ukrainë. Rumania bllokoi një dërgesë ushtarake ruse të tankeve të luftës dhe automjeteve të blinduara të cilat ishin nisur drejt Serbisë, për shkak të sanksioneve ndërkombëtare që janë vendosur në vend kundër Rusisë lidhur me veprimet e saj në Ukrainë. Ministria e Jashtme rumune në një deklaratë për mediat për të qartë se nuk mund të jepte një leje tranziti për dërgesën për shkak të…

Read More

Zyra e Oficerit të Kontaktit të Policisë së Shtetit pranë Konsullatës së Përgjithshme në Bari i ka bërë thirrje të gjithë udhëtarëve që të mos bien pre e personave që përpiqen të shesin polica sigurimi në portin e Barit. Ajo njofton se nuk ka asnjë punonjës shteti shqiptar që ofron shërbime konsullore pasi ato ofrohen vetëm në Konsullatën e Përgjithshme në Bari. “Zyra e Oficerit të Kontaktit të Policisë së Shtetit pranë Konsullatës së Përgjithshme në Bari njofton të gjithë udhëtarët që lëvizin me automjete nga Bari për Durrës të mos bien prehë e mashtrimeve të personave të paligjshëm të…

Read More

Astrologia Meri Shehu ka lajme të mira për disa nga shenjat e horoskopit, e sidomos për Shigjetarin. Lexoni horoskopin e publikuar në Facebook e Meri Shehut: Dashi Do keni një përvojë të vështirë në një rreth shoqëror apo në një njohje në një ambient miqsh. Nuk do gjeni qetësinë dhe lumturinë e duhur Demi Do arrini të bëni për vete njerëzit e afërt të familjes dhe do i përkushtoheni më shumë se zakonisht. Në të njëjtën kohë në lidhje me punen dhe karrierën ka proleme Binjakët Mos merrni rriskun të futeni në një njohje me dikë që jeton larg pa…

Read More

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaron se ka ftuar homologun e tij rus, Vladimir Putin për bisedime muajin e ardhshëm. Bisedimet pritet të mbahen në kështjellën Breganco, që gjendet në brigjet e Detit Mesdhe. Macron tha se do të takohet me Putinin më 19 gusht, vetëm disa ditë përpara se të marrë pjesë në Samitin e G7-ës. Agjencia e shtetërore e lajmeve ruse TASS raportoi se Kremlini ka konfirmuar se po bëhen përgatitjet për vizitën e Putinit në Francë. Udhëheqësit e shtatë vendeve më të zhvilluara të botës pritet të takohen në qytetin francez Biarritz. Samiti do të nisë më…

Read More

Kontrolli fizik i automjeteve tashmë nuk do të jetë i detyrueshëm në një sërë procedurash që kryhen pranë drejtorisë së shërbimit dhe transportit rrugorë. Kreu i kësaj drejtorie Blendi Gonxhe në një intervistë për Vizion Plus thotë se janë rreth 194 mijë praktika që realizohen në vit në sportele që tashmë me udhëzimin e ri të miratuar nga Ministria e Transportit nuk do të kryhen më. Kjo do të thotë që qytetarët do të shmangin jo vetëm pagesën prej 1500 lekësh që kushtonte ky shërbim, por do të reduktojnë edhe kohën e pritjes. “Ne i heqim vetes tonë rreth 2…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këtë të dielë të përcjellë një mesazh përmes një fotoje ku shfaqet vetë ai teksa në dorë mban një domate të papjekur. “Përshëndetje miq! Domatet duan ende kohë për t’u pjekur. Do durojmë edhe ca!”, tha Meta. Nuk dihet se për kë është ky është mesazh i presidentit të Republikës, por ai vjen pas replikave dhe sulmeve në distancë që ky i fundit ka pasur ndaj qeverisë. Për Metën, më shumë rëndësi, sikurse thotë edhe ai ka 17 dhe 18 tetori, kur merret vendimi për hapjen apo jo të negociatave me Shqipërinë. Por, për këtë…

Read More

Policia bëri të mundur realizimin me sukses të operacionit të koduar “çiklisti”, ndërsa vuri në pranga një 28 vjeçar nga Durrësi që kryente vjedhje biçikletash në Tiranë. Zbardhen 7 raste të vjedhjeve të biçikletave dhe janë sekuestuar 4 biçikleta, si dhe sendet që përdorte për të realizuar vjedhjet. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, nisur nga kallzimet e bëra nga disa qytetarë që u kishin vjedhur biçikletat, kanë organizuar punën për zbardhjen e këtyre rasteve dhe kapjen…

Read More

Statuset në rrjetet sociale janë një ndër aktivitetet që ndiqet më shumë nga të gjithë, si një mënyrë për të shpalosur atë se çfarë po bëjnë. Një ndër rrjetet që ka filluar të përdoret kohët e fundit është edhe ‘WhatsApp’ i cili ju lejon të ndani fotot dhe videot me njerëzit që përdorin shërbimin e mesazheve që janë bërë një platformë mediatike e përditshme. Kjo veçori është e ngjashme me storit në Instagram dhe Snapchat, ku gjërat që ngarkoni hiqen pas 24 orësh. Për të ruajtur statuset e publikuara ju duhet të ndiqni disa rregulla të njëpasnjëshëm si; Hapni aplikacionin…

Read More

Këngëtarja Luana Vjollca po shijon suksesin e këngës “Yalla Habibi”, një këngë që erdhi në bashkëpunim me këngëtarin e famshëm Faydee. Në vetëm ditë pas publikimit, kënga arriti mbi 3 milionë klikime, duke thyer kështu një rekord shikueshmërie. E sigurisht që pas disa projekteve të suksesshme, këngëtarja dhe moderatorja e njohur ka vendosur të bëjë disa ditë pushime. Fotoja tregon që ajo ndodhet momentalisht në Monte Carlo, Monaco, një qytet luksoz dhe ekstremisht i shtrenjtë. Por a është Krenari me të? Me siguri po sepse Marina dhe Getoari nuk janë pasi reperi është i angazhuar me koncerte. Edhe njëherë kuptohet që…

Read More

Partia Demokratike ka reaguar pas caktimin të dy gjyqtarëve të përkohshëm si anëtarë të Gjykatës së Lartë të cilët do të marrin vendime vetëm për çështjet e ekstradimeve. PD deklaron se ky akt bie ndesh me Kushtetutën, sipas së cilës siç thotë PD, duhet që për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të japë pëlqimin edhe Presidenti i Republikës. “Partia Demokratike e Shqipërisë shpreh shqetësimin për dhunimin flagrant të Kushtetutës dhe për degradimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor në një korporatë private të Edi Ramës, që nuk i shërben interesit publik, por vrasësve dhe kriminelëve. Caktimi i gjyqtarëve të përkohshëm në…

Read More