Author: tirana

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi është një ndër personazhet më të ndjekur e të komentuar në Shqipëri dhe Turqi. Së fundmi Almeda ka publikuar në “Instastory” disa foto të vjetra të babait të saj, i cili nuk jeton prej 10 vitesh, duke kujtuar me mall babanë në përvjetorin e tij të lindjes. “Gëzuar ditëlindjen babi. Më mungon”, shkruan ajo e prekur. Pjesa më e madhe e fotove janë shkëputur nga momentet e lumtura familjare të shumë viteve më parë dhe duket qartë sa e bukur ka qenë fëmijëria e Almedës.

Read More

Unaza juaj e fejesës mund të ketë një kuptim të thellë psikologjik. Sipas ‘Brightside.com’  ja çfarë tregon modeli i unazës së fejesës që keni zgjedhur. Unaza klasike Një prerje e rrumbullakët është një stil tradicional dhe i përjetshëm që nuk del kurrë nga moda. Kjo prerje është një variant i përsosur për ata që përpiqen të ruajnë pamjen e tyre tradicionale, që është e përjetshme. Një çift që e zgjedh atë mund të jenë pak konservatorë dhe shumë besnikë ndaj njëri-tjetrit. Prerje smerald Një tjetër formë klasike e gurëve është prerja e smeraldit që është e dashur nga shumë çifte. Unaza në…

Read More

Shpejt shkoni para pasqyrës dhe me kujdes shikoni gjuhën tuaj, sepse ky organ është radar i vërtetë për zbulim të hershëm të sëmundjeve. Madje edhe kur ndiheni mirë në mëngjes, nuk do të thotë që disa sëmundje të fshehura nuk kanë filluar në organizmin tuaj. Nëse nuk keni kohë të shkoni në kontrollim mjekësor sistematik, kjo është diçka që mund ta bëni vetë. Thjesht, shikoni mirë gjuhën tuaj. Njolla të bardha Janë shumë të ngjashme me shtresën e bardhë të qumështit, e cila hiqet lehtë me lugë: fjala është për infeksion. Më së shpeshti paraqitet te fëmijët e vegjël apo…

Read More

Numri i aksidenteve rrugore këtë sezon veror ka pasur një trend në rritje krahasuar me muajt e parë të këtij vitit. Vetëm gjatë javës së fundit të muajit korrik u regjistruan 10 aksidente, ku ndër to, 3 u shënuan në Qarkun e Korçës ditën e shtunë, me pasojë 7 të plagosur. Gjashtë mujori i 2019-ës, ka regjistruar 714 aksidente në të gjithë vendin, me pasojë 858 të plagosur dhe 102 persona të vdekur. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, gjashtë mujori i këtij viti numëron 4 persona më shumë të vdekur dhe 113 persona të plagosur…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Salzburg, ku ka marrë pjesë në forumin “Convoco” një bashkëbisedim lidhur me artin dhe politikën. Rama foli edhe për rrugëtimin e vendit në BE, ndërsa tha se ndonëse Europa nuk po shkon mirë “ne prap e duam”. “Europa është së pari projekt Paqeje dhe për të mirën e gjeneratave të tjera, prandaj s’mund të heqim dorë. Europa nuk po shkon mirë, po ne prap e duam. Nuk të futemi që t’i shtojmë kokëçarjen e drejtuesve të Europës, por duam të ndërtojmë një vend Europian”, tha Rama. Duke u ndalur tek situata politike në vend,…

Read More

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka akuzuar kryeministrin Rama se “po tenton t’u grabisë studentëve kopshtin botanik”. Në një deklaratë për mediat, Vokshi tha se kryeministri Rama synon të ndërtojë kulla të tjera në tokën e Kopshtit Botanik, për të bërë, sipas saj, pastrim parash. Deklarata e plotë: Jam këtu me një grup të rinjsh dhe me studentë të Shkencave të natyrës, para Kopshtin Botanik, për shkak të një vendimi të fundit të Këshillit të Ministrave, me anë të të cilit Edi Rama vendosi që Kopshtin Botanik t’ia heqë nga administrimi Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Shkencave të Natyrës…

Read More

Mbrëmjen e djeshme pushuesit në zonën e Jalës janë tronditur nga të shtënat me armë në ambientet VIP të një diskoje të njohur në zonë. Një grup personash janë përleshur për shkaqe të panjohura e më pas kanë përdorur armët në ambientet e lokalit. Policia ende nuk ka një njoftim përfundimtar për ngjarjen ndërsa mësohet se nga punonjësit e policisë lokale nuk kanë raportuar prova për të shtënat me armë. Nga incidenti një vajze është lënduar me mjete te forta gjatë përleshjes dhe nuk ka asnjë të ndaluar. Edhe më herët në lokalet e natës në plazhe kanë ndodhur ngjarje…

Read More

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar lidhur me debatin për Teatrin Kombëtar. Nishani shkruan i revoltuar në “Facebook” se artistët e duan një teatër të ri, por pa vjedhur pronën e kulturës sonë. Sipas Nishanit, të gjithë artistët janë kundër simbiozës pushtet-mafia mbi të drejtën, pronën shtetërore, trashëgiminë kulturore. Më tej, Nishani shkruan se korrupsioni mafioz dhe përdhosja e dinjitetit të shoqërisë nuk mund të fshihet më pas maskave të propagandës, që po shuhet me shpejtësi. “Loja e pushtetit monist e më okulti në 30 vitet e fundit, me artistët për ti përçarë, e njëjtë me sjelljen mafioze të tij ndaj…

Read More

Dy grupe turistësh, të cilët rrezikuan të mbyteshin në grykëderdhjen e Vilunit janë shpëtuar nga policia dhe FNSH ditën e sotme. Sipas policisë, fillimisht kanë qenë 5 persona nga Shkodra e Kosova, të cilët rrezikuan mbytjen. Ata u shpëtuan nga policia dhe u transportuan ën spital, ku ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Më pas janë shpëtuar edhe një grup turistësh nga Çekia, 9 persona, të cilët gjithashtu rrezikuan të mbyten në grykëderdhjen e Vilunit. Njoftimi i plotë i policisë: Policia e Shtetit Policia Kufitare dhe FNSH ju vijnë në ndihmë pushuesve dhe turistëve, duke ndërhyrë në tre raste të…

Read More

Një aksident i shumëfishte ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec, ku për pasojë është plagosur një fëmijë. Ngjarja ndodhi në segmentin Pogradec-Qafëthane, në afërsi të Gurit të kuq, ku u përfshinë tre makina dhe një autobus i linjës Shqipëri-Greqi. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa fëmija i plagosur ka marrë plagë të lehta.

Read More

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka pezulluar nga detyra punonjësin e Policisë së Durrësit, pasi akuzohet për komunikim jo etik me një pushues nga Kosova. Policia njofton se është pezulluar polici A. L. dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga një shtetas kosovar, i cili shprehet se është kërcënuar nga polici, pasi kishte denoncuar vjedhjen e 3 celularëve të tij në banesën me qira në Durrës. Njoftimi i Policisë së Shtetit: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezullon menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë së Komisariatit të Policisë Durrës,…

Read More

Pesë efektivë të Policisë së Burgjeve janë vënë në pranga për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë kontrolluar siç duhet një të paraburgosur që e kanë transferuar nga Burgu i Peqinit, në Burgun 313, ku i është gjetur një celular. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve është sinjalizuar për rastin, duke nisur menjëherë verifikimet e nevojshme për policët e Burgjeve që kishin kryer transferimin e të paraburgosurit. I arrestuari është Dritan Velaj, një 30- vjeçar i akuzuar për plagosjen e rëndë të babait të tij disa ditë më parë në Lushnjë. Sipas një sinjalizimi të marrë nga SHKB, 5 efektivët…

Read More