Pesë efektivë të Policisë së Burgjeve janë vënë në pranga për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë kontrolluar siç duhet një të paraburgosur që e kanë transferuar nga Burgu i Peqinit, në Burgun 313, ku i është gjetur një celular.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve është sinjalizuar për rastin, duke nisur menjëherë verifikimet e nevojshme për policët e Burgjeve që kishin kryer transferimin e të paraburgosurit. I arrestuari është Dritan Velaj, një 30- vjeçar i akuzuar për plagosjen e rëndë të babait të tij disa ditë më parë në Lushnjë. Sipas një sinjalizimi të marrë nga SHKB, 5 efektivët e Burgjeve nuk kanë kryer në mënyrë korrekte detyrën e tyre, atë të kontrollit të të paraburgosurve apo të të dënuarve.
