Dua Lipa ka bërë një postim vërtet interesant sot në Instagramin e saj! Përmes një fotoje ku shfaqet e veshur me një bluzë me logo që lexon “Bond”, Dua Lipa shprehet se ndihet krenare për dy vëllezërit shqiptarë që besohet se janë krijuesit e markës. Dy të rinjtë shqiptarë që njihen me emrin Arben dhe Kuj në Instagram janë krijuesit e kësaj marke veshjesh me logo dhe dizajn të veçantë që me të thënë të drejtën, s’ka mbetur VIP pa e veshur. Po ti hedhësh një sy faqes BOND NYC në Instagram dhe zbuloi se emra të njohur të muzikës…
Author: tirana
Ajo që tashmë dihet po vërtetohet për çdo ditë se qendrat e masazhit janë lokale të prostitucionit. Express publikon Kallëzimin Penal të Policisë, se si dy punëtore ofronin shërbime seksuale, për të cilat klientët paguanin nga 20 deri në 100 euro. Policia kishte arrestuar pronarin dhe dy vajzat që po kryen shërbime të jashtëligjshme. Dy vajza ishin të punësuara në mënyrë të jashtëligjshme në një lokal masazhi në Ferizaj. Aty, kryenin edhe prostitucion. Ofronin shërbime seksuale për klientët varësisht prej vlerës së eurove. 100 euro kushtonte një shërbim seksual, 50 euro seksi oral ndërsa masturbimi me dorë kushtonte 20 euro.…
Lamtumirë serialeve turq dhe indiane! Tashmë Tv Klan do të rikthehet sërish në bazë duke risjellë për publikun shqiptar Brazilin. Drejtori i programacionit, Albert Dumani i ftuar tek Rudina është shprehur se përpos disa telenovelave turke që do të vazhdojnë të transmetohen në sezonin e ri televiziv në shtator, Tv Klan do të rikthejë telenovelat braziliane. Madje në Tv Klan do të transmetohen edhe prodhime të Netflix si “House of Cards”, “Blacklist” dhe “Narcos”.
Që prej fillimit të prillit të këtij viti, kantautori i famshëm Flor Mumajesi është zhdukur nga rrjetet sociale. Jo vetëm kaq, por ai këtë verë nuk ka bërë asnjë aktivitet muzikor, si p.sh. koncertet, të cilat çdo verë kanë qenë të shumta së bashku me kolegët e tij. Ndërkohë që Klajdi dhe Bruno, pjesë e “Thredoots”, tashmë e kanë filluar aktivitetin e verës duke publikuar koncertet e shumta, pyetja më e shpeshtë që iu bëjnë fansat është: “Po Florin, ku e keni?” Siç e dimë, Flori fitoi vjet çmimin e parë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën e tij “Plas”.…
Si një nga sferat më të suksesshme të këtij vendi, sporti i ka dhënë fytyrë të bardhë Kosovës edhe në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, në Baku të Azerbajxhanit. Ekipi Olimpik i Kosovës ka përfunduar në vendin e 26-të në këtë Festival, nga total 50 shtete pjesëmarrëse, përcjell lajmi.net. Ky sukses erdhi edhe falë meritave të sportistit Muhamet Ramadani, i cili me vete morri një medalje ari. Në këtë renditje, Kosova qëndron para vendeve si Serbia, Greqia, Hungaria, Zvicra etj.
Ramiz Alia siç nuk e kemi njohur. Pak a shumë, këtë rreket të na tregojë ndër të tjera Isuf Kalo, mjeku personal i Enver Hoxhës, në librin “Blloku”, botim i UET Press, kur përshkruan profilin e njeriut që trashëgoi pushtetin e Hoxhës, pas një karriere të gjatë në kupolën e Partisë dhe një mbijetese misterioze nga përplaset e forta e vdekjeprurëse në korpusin e lidershipit komunist për gati pesë dekada me radhë. “Për mbijetesën e vet,- shprehet Kalo- Ramizin e ndihmoi fakti se nuk ishte pasionant, ishte ‘inteligjent’, por emocionalisht refraktar, ishte ‘gjakftohtë’. Nuk ishte ‘pa dhëmbë e pa thonj’,…
Meshkujt dhe femrat nuk kanë të njëjtat zakone për sa i përket zgjedhjeve në ushqimet e përditshme. Ndërsa gratë këshillohen për t’u ushqyer me më shumë kalcium dhe hekur, meshkujt duhet më shpesh të konsumojë ushqime të pasura me proteina dhe kalori. Sidoqoftë, vera është koha e përkryer për të ndryshuar zakonet e këqija dhe të vendosni një dietë të shëndetshme. Meshkujt rekomandohen të hanë më shumë boronica, pasi ato janë të pasura me vitamina A, B dhe C, si dhe antioksidues që mbrojnë shëndetin mendor dhe trurin nga dëmtimi. Boronicat e errëta janë veçanërisht të dobishme për zemrën dhe…
Të dhënat personale, ato familjare, të karrierës, masat ndëshkuese, sjellja dhe etika, rezultatet e punës, lejet e marra për çdo gjyqtar do të jenë në një dosje fizike dhe kopje elektronike të cilën do ta mbajë Këshilli i Lartë Gjyqësor. Me një vendim të KLGJ, kopje e të cilit i është përcjellë, çdo gjyqtari do t’i mblidhen këto të dhëna për tu bërë pjesë e dosjes personale. Regjistri i dosjeve për është një bazë unike e të dhënave profesionale dhe personale të gjyqtarëve, që plotësohet mbi bazën e dosjes personale të çdo gjyqtari, shprehet KLGj në vendimin e saj. Në…
Finalizohen gjatë orëve të fundit dy operacione policore antikanabis të koduar “Ndëshkimi 3 “ dhe “Ndëshkimi 4”, ndersa në pranga kane rene 11 shtetas dhe një tjetër eshte shpallur ne kërkim. Operacioni në vijim të dy operacioneve të tjera të koduara “Ndëshkimi 1 dhe 2”, ku si rezultat i këtyre operacioneve u ndaluan 16 shtetas. “Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, pas një hetimi 2 mujor me Metoda Speciale të Hetimit, Komisariati i Policisë Krujë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë si dhe në bashkëpunim me Sherbimet e Drejtorisë së…
Është kongresi i vitit 1982. Vetëm 3 vjet para se diktatori Enver Hoxha të vdiste. Ky më poshtë është një nga fjalimet e fundit të mbajtur prej tij në publik. Duket në gjendje të rëndë shëndetësore, sa fjalim e mban i ulur. Çohet vetëm në fund të tij kur largohet. Është interesant të dëgjosh sot çfarë mendonte Hoxha për Serbinë dhe Rusinë dhe dëshirat e tyre për të dalë në Mesdhe.
“Bunkerët e Shqipërisë, dëshmia e triumfit mbi nënshtrimin” kështu e nis artikullin revista amerikane Wired për bunkerët që u ndërtuan në kohën e komunizmit në Shqipëri por që sot janë kthyer në një atraksion për turizmin. Ka qenë kryeministri i vendit, Edi Rama i cili përmes një statusi në rrjetet sociale ka publikuar artikullin e e revistës prestigjoze duke shkruar se vendi ynë me atraksionet e veçanta që ka është një destinacion për të mos u humbur. “MIRËMËNGJES dhe me këtë artikull të revistës amerikane Wired për Shqipërinë dhe atraksionet e veçanta që e bëjnë vendin tonë një destinacion për…
Çrregullimet e ankthit, janë grupi më i zakonshëm i çrregullimeve psikologjike dhe sipas OBSH niveli i ankthit është gjithnjë e më rritje, duke prekur dhe fëmijët. Ja cilat janë 7 hapat që “Psychology Today” iu këshillon që të ndiqni për të zhdukur ankthin që ju rrethon. Bëni nga një gjë ndryshe çdo ditë, pa ndonjë arsye speficifikeKjo është këshilla që jepte Uilliam Xhejms, një nga themeluesit e psikologjisë amerikane, në librin e tij të vitit 1890 “Zakoni”. Ajo është ende e zbatueshme edhe më shumë se 100 vjet më vonë. Një nga këto gjëra ndryshe, mund të jetë bërja dush…