Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rrezikuan të mbyten në grykëderdhjen e Vilunit, shpëtohen 14 pushues, policia apel: Tregoni kujdes maksimal pasi…

15:52 / July 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ceket ne vilun
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy grupe turistësh, të cilët rrezikuan të mbyteshin në grykëderdhjen e Vilunit janë shpëtuar nga policia dhe FNSH ditën e sotme.

Sipas policisë, fillimisht kanë qenë 5 persona nga Shkodra e Kosova, të cilët rrezikuan mbytjen.

Ata u shpëtuan nga policia dhe u transportuan ën spital, ku ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Më pas janë shpëtuar edhe një grup turistësh nga Çekia, 9 persona, të cilët gjithashtu rrezikuan të mbyten në grykëderdhjen e Vilunit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Shtetit

Policia Kufitare dhe FNSH  ju vijnë  në ndihmë pushuesve  dhe turistëve,  duke ndërhyrë në tre raste të vështira.

Falë ndërhyrjes së shpejtë nga Policia Kufitare dhe FNSH,  u është dhënë ndihma e parë   5 shtetasve nga Shkodra dhe Kosova në  grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit, të cilët   rrezikuan mbytjen. Pesë shtetasit  u transportuan për në qëndrën spitalore, ku gjendja shendetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Po në të njëjtin vend u dha ndihma dhe 9 shtetasve  Çekë të cilet kishin ngelur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit,  jeta e tyre u vu në rrezik.  Falë ndërhyrjes së Policisë  të 9 shtetasit kanë dalë në breg pa asnjë problem për jetën.

Njëkohësisht edhe  në Sarandë,  Policia Kufitare ka shpëtuar një plazhist i cili u rrezikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit.

Policia e Shtetit, ju bën thirrje të gjithë pushuesve të tregojnë kujdes maksimal  pasi deti  aktualisht është  i trazuar dhe me dallë të mëdha.

Policia e Shtetit sygjeron pushuesit dhe turistët  që të shmangin lëvizjet me  mjete  lundrimi, si motorr uji apo varka deri në qetësimin e detit.

Policia Kufitare ka rritur patrullimin me mjetet e saj lundruese në det dhe është angazhaur maksimalisht  për t’i ardhur në ndihmë çdo pushuesi që i rrezikohet jeta në det.

Në ndihmë të Policisë Kufitare janë angazhuar maksimalisht edhe shërbimet e Policive Vendore si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me patrullim tokësor

Për çdo rast nevoje për ndihmë telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do jenë menjëherë në ndëhmën tuaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.