Kamera më e fundit drejto dhe shkrep e Sony është një përbindësh. RX100 VII zbuluar ditën e sotme është pajisur me disa prej teknologjive më të avancuara të gjurmimit dhe autofokusit. Varianti i 7-të i RX100 është një specie tjetër. Vjen me një portë për mikrofon të jashtëm dhe Modalitetin “Single Burst Driving Shooting” i cili mund të realizojë deri në shtatë foto me një të shkrepur. Kamera vjen me sensor imazh CMOS me tre nivele dhe gjeneratën e fundit të procesorit BIONZ X. Kjo dyshe bën të mundur që kamera të ofrojë shpejtësi dhe aftësi të larta AF që…
Author: tirana
Patatet e ëmbla dhe qepët e kuqe përfaqësojnë një kombinim shumë të mirë me gjoksin e pulësdhe mund të shoqërohen me sallata të ndryshme, kryesisht në ngjyrë të gjelbër, me mollë ose djathë. Përbërësit mustardë;trumzë të freskët të copëtuar ;vaj ulliri ekstra tëvirgjër;½ lugë çaji kripë;½ lugë çaji piper;rreth 1 kg gjoks pule me lëkurë të hequr;2 patate të ëmbla mesatare, të prera në copa1 qepë e kuqe e madhe, e grirë Përgatitja: Parangrohni furrën dhe vendosni një petë në të për t’u pjekur.Kombinoni mustardën, trumzën, 1 lugë vaj, kripën dhe piperin në një tas të vogël; përhapni përzierjen në…
Nëse jeni konsumues i rregullt i kafesë duhet të dini mirë shumë informacione, dhe gjëra interesante që lidhen me të.Por ndodh që jo të gjithë të dinë për kafen më shumë sesa ajo e ka origjinën nga Brazili. Ja 10 fakte interesante rreth kafesë: Kafeina mund të vrasë. Por nëse pi mes 80 deri në 100 filxhan kafeje në një kohë të shkurtër (rreth 3 orë). 2. Kafeja ka të paktën 1000 komponentë kimike. Disa nga këto vazhdojnë të studiohen nga shkenca dhe mund të përdoren në të ardhmen për të kuruar sëmundjet kardiake dhe pagjumësinë. Por sipas disa studimeve të…
Ka startuar në qytetin e Korçës edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës. Mbrëmjen e djeshme Mik Festival ka sjellë atmosferë me muzikë spanjolle. Ndërkohë në Pazarin e Vjetër të Korçës në një atmosferë të hareshme nuk ka munguar dhe ish zv/kryeministri Niko Peleshi. Si asnjëherë më parë ai është parë të këndojë me kitarë në një duet me sopranon Inva Mula duke kënduar këngën ‘ Moj e bukura more’.
Një ngjarje shokuese ndodhi në Australi, ku një baba shqiptar vrau vajzën e tij 20-vjeçare, Sabrina Lekajn me thikë teksa ndodheshin në makinë. Petrit Lekaj, 49 vjeç u gjet gjithashtu në makinë me lëndime në bark. Mediat e huaja shkruajnë se Sabrina kishte debatuar me të atin, pasi e kishte kaluar mbrëmjen me shoqen e saj në klub. Shoqja e Sabrinës ka thënë për mediat se e reja ishte e shqetësuar pasi i ati do i bërtiste kur të shkonte në shtëpi. E ëma e vajzës, Romina Lekaj ka vendosur shiritin e zi në profilin e saj në Facebook dhe…
Data 25 korrik është një ditë e veçantë për familjen e kryeministrit Edi Rama, pasi pikërisht në këtë datë ka ardhur në jete më i vogli i familjes, Zaho. Në orët e vona të mbrëmjes Rama ka publikuar imazhin më të bukur të vogëlushit me vëllain e tij të madh, Greg. Kryeministri ka postuar në profilin e tij zyrtar në ‘Instagram’ një foto shumë të veçantë të dy vëllezërve, në të cilën Zaho shihet i lyer në fytyrë si ‘Spiderman’ dhe i ulur në prehrin e Greg. Rama ka vënë në dukje faktin se mes tyre ka 25 vite diferencë, diçka që…
Një vajzë e bukur dhe mjaft e talentuar shqiptare u vra mizorisht nga babai i saj në Australi, duke tronditur opinion publik. 20-vjeçarja u ther më thikë në makinë nga i ati, pas një konflikti mes tyre. Mediat britanike kanë zbuluar detaje mbi jetën e Sabrina Lekajt dhe frikës që ajo kishte nga babai. Sipas disa mesazheve të publikuara nga “Daily Mail”, ajo ishte ankuar te shoqëria me mesazhe se familja e kishte cilësuar ku… dhe se ndihej nën presion për të shkuar në Universitet nga prindërit e saj Petrit dhe Romina Lekaj. Vajza u tha miqve për marrëdhënien e…
Një prej vajzave “sekrete” të Vladimir Putin u shfaq në një dalje të rrallë publike, për të zbuluar një projekt të ri, që synon të shërojë kancerin. Maria Vorontsova, e cila thuhet se jeton në një super shtëpi në Moskë, nga ku shihet Ambasada Amerikane, u shfaq në një intervistë televizive, për të folur për aventurën e saj në biznes. 33-vjeçarja zbuloi se është bashkëpronare e firmës gjigande shëndetësore Nomeko, aktualisht e përfshirë në projektin më të madh privat të investimit në sistemin shëndetësor rus. Fokusi kryesor i kësaj firme është gjetja e metodave për të kapur kancerin në një…
Imami i njohur Gazmend Aga, i cili tani predikon për komunitetin shqiptar në SHBA ka komentuar debatin për prishjen e Teatrit Kombëtar. “Mos e prishni teatrin! Ça e mirë vjen nga një teatër që ndan njerëzit dhe ngul beton? Teatri është art. Arti bashkon, flet, ndjen. Arti zbut zemrat. I kujton njeriut brishtësinë, bukurinë dhe përgjegjësinë e përkohshmërisë në këtë botë. Teatri duhet të sjellë kujtime, por jo si këto me gaz lotsjellës dhe polarizim të shoqërisë. Teatri mund të mos ketë më asnjë rëndësi nëse vazhdon boshatisja e vendit. Jeta e teatrit janë njerëzit, por po të vazhdojë në…
Kanceri është një nga sëmundjet më të rrezikshme dhe vdekjeprurëse në botë, prandaj këshillohet që kjo sëmundje të kurohet sa më shpejt.Për këtë arsye më poshtë ne do ju japim disa shenja që të dalloni menjëherë nëse jeni prekur nga kanceri në veshka apo jo, në mënyrë që ta parandaloni atë. Ja shenjat e kancerit në veshka: Gjaku më urinën tuajNdjeni dhimbje të vazhdueshme poshtë shpinësNjë gungë poshtë shpinësLodhje ekstremeHumbje e oreksitTension i lartëTemperaturë të lartë mbi 38CDjersitje natënBurrat, fryerje të venave në testikujtFryrje në qafën tuajDhimbje e kockavePështyni gjak.
Presidenti amerikan, Donald Trump, po jepte një fjalim përpara rinisë konservatore në Uashington DC, kur në ekranin pas tij u shfaq një sfond me logon presidenciale të hakuar me simbole ruse. Logoja që u shfaq ishte modifikuar në mënyrë të tillë që në vend të shqiponjës amerikane të shfaqej shqiponja e logos perandorake ruse. Kthetrat po ashtu ishin manipuluar, dhe në njërën ishin vendosur parà, në tjetrën shkopinj golfi. Në vend të motos së SHBA-ve në latinisht “e pluribus unum” ishte shkruar në spanjisht “45 është kukull”. Organizatorët e tubimit thanë se nuk e kishin idenë se si ishte bërë…
Policia e Kanadasë është vënë në alarm për kapjen e dy të rinjve adoleshentë, të cilët akuzohen për tre vrasje. Fillimisht, dy djemtë u akuzuan për vrasjen e një çifti të rinjsh, djali turist nga Australia, dhe vajza nga SHBA-të. Policia gjeti trupat e tyre të vdekur, dhe pas informacioneve se ishin parë duke bërë fjalë me dy djemtë, autoritetet ishin vënë në kërkim të tyre, por ata ishin larguar pa njoftuar as familjet. Për këtë arsye, forcat e ligjit në të gjithë vendin u vunë në alarm për ndjekjen e djemve, të cilët mendohet se janë arratisur në drejtim…