Qeveria federale amerikane pritet të ekzekutojë të burgosurit e dënuar me vdekje, pas 16 vitesh që nuk kryhet një i tillë. Lajmi u bë i ditur nga Departamenti i Drejtësisë. Prokurori i Përgjithshëm, William Barr tha në një deklaratë se kishte udhëzuar Byronë e Burgjeve që të kryente ekzekutimet e 5 të dënuarve. Barr tha se ata janë të dënuar për vrasje, përdhunim të fëmijëve, apo të moshuarve. Ekzekutimet janë planifikuar për në Dhjetor të 2019-s dhe Janar të 2020-s. “Nën administrimin e të dyja palëve, Departamenti i Drejtësisë ka kërkuar dënimin me vdekje për kriminelët më të rrezikshëm”, tha Barr…
Author: tirana
Partizani vazhdon të tregojë se sulmi jo vetëm që nuk është pika më e fortë, por që skuadra e ndërtuar nga drejtuesit e kuq, bashkë me zgjedhjen e trajnerit italian Lerda, deri tani ka qenë plotësisht e dështuar. Nëse eliminimi ndaj Qarabag mund të ishte i justifikuar deri diku, në Champions League, përballja me Partizani të paktën në letër, duhet të ishte shumë më e lehtë. Por, në “Selman Stermasi”, të kuqtë bëjnë edhe më keq se sa ndaj kampionëve të Azerbajxhanit dhe humbasin 1-0 në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues. Trajneri italian bëri disa ndryshime në…
Gazetarja Valbona Mezini, e cila në zgjedhjet e 30 qershorit garoi për kryetare bashkie në Vlorë nga radhës e partisë Bindja Demokratike, ka habitur ndjekësit e saj në Instagram. Mezini krahas fotove të shumta, ka postuar së fundmi një paksa më të ekzagjeruar ku ekspozon gjoksin, ndërsa ndodhet me pushime. Ajo shihet e shtrirë duke shijuar rrezet e diellit, e ndërsa bashkangjitur fotos, shkruan: Perfeksion. Ndërkohë, ndjekësit e saj nuk i kanë kursyer komentet. “Blind fare”, “Ca ka humbur parlamentari”, “Dhe mos ta japesh voten ti, kur do vish te kandidosh ketej zona ime”, “Paska ren vese”, janë disa nga…
Pas shpërndarjes së mandateve të këshilltarëve nga Kolegji Zgjedhor nesër në orën 11:00 do të konstituohet këshilli i parë bashkiak, i Devollit. Në mbledhjen e këshillit do të betohet kryetari i ri i bashkisë që është zgjedhur në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Ai është Eduard Duro i zgjedhur nga Partia Socialiste. Por a do ta lirojë zyrën kryetari aktual në detyrë Bledjon Nallbati i zgjedhur para katër viteve si përfaqësues i Partisë Demokratike? Nëse do t’i referohemi deklaratës së djeshme të Lulzim Bashës që u shpreh se zyrat nuk lirohen, atëherë nesër pritet që të kemi një provë force…
Nga Dritan Hila* Në vitin 2004, Anastas Angjeli, ato mote ministër i Financave, vjen për vizitë zyrtare në Bari dhe ne si konsullatë dolëm dhe e pritëm. Pas takimeve, në darkë, ulemi në Torre a Mare,qytezë satelit e Barit, të pijmë një kafe. Ai na tregoi për negociatat që kishte pasur para ca kohësh me FMN-në. Rrëfeu se gjatë negociimit të kushteve, të cilat i ishin dukur të rënda, drejtuesi i delegacionit të FMN i thotë: Ndjesë por draftin nuk e kam bërë unë, por anëtarët e delegacionit, dy nga të cilët i ke shqiptarë. Për momentin, tha Angjeli, mendova…
Nga Anila Basha Pasditen e 2 korrikut 2005, një tufë burrash dhe grash të mbledhur në ambientet e dala boje të Selisë së Partisë Socialiste, prisin me ankth se çdo të ndodhte pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme. E majta kishte rënë duke i hapur rrugë Sali Berishës për të ardhur në pushtet. Namiku, Serveti, Gramozi, Fatmiri, Arbeni, Bashkimi, Ermelinda, Arta, Saemira etj prisnin gjithë ankth, të fillonte mbledhja e kryesisë. E drejtonte Fatos Nano. Ky i fundit, vjen 1 orë me vonesë. Për të justifikuar vonesën, (por që të gjithë mendonin se nuk kishte nevojë për justifikim) thotë: Më…
Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për të hequr vizat me Federatën e Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit. Vendimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe është bërë sot publik. Në njoftim thuhet: “me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Federatës së Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe të zakonshme, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.” Kjo federatë përbëhet nga dy ishujt e Shën Kristoferit dhe Nevisit, me një…
Nga Altin Ahmeti* Stërgjyshi i kryeministrit aktual të Britanisë së Madhe, Ali Qemajl, shqiptar me origjinë, me veprimet e tija, ka merita të drejtpërdrejta në shpalljen e pavarsisë me 1912. Sikur ai të mos paralajmëronte Ismail Qemailin, beu Vlora do të arrestohej. Dr Ryan Gingeras, i cili është profesor në Naval Postgraduate School në Monterey California, ekspert në historinë e Turqisë, Ballkanit dhe Lindjes së Mesme, thotë se gjyshi i Boris Xhonson ishte shqiptar. Në librin e tij “Sorrowful Shores: Violence, Ethnicity, and the End of the Ottoman Empire” ndër të tjera e përshkruan udheheqësin e organizatës anti-nacionaliste ‘Ingiliz’, zotëriun…
Një biznesmen 32-vjeçar nga Kosova, i cili jeton dhe punon në Finlandë ka plagosur tre shqiptarë në Hietalahdenkatu. Nuk dihen shkaqet e plagosjes dhe mediat nuk raportojnë të kenë qenë punëtorë të firmës së biznesmenit në fjalë. Tashmë policia ka arrestuar autorin dhe të premten do të dalë para Gjykatës së Qarkut në Helsinki. Një bashkëpunëtor i afërt i biznesmenit u ka thënë autoriteteve finlandeze se 32-vjeçari ishte person i mirë dhe shumë serioz sa i përket çështjes së punës. Po ashtu dhe disa punëtorë të tjerë, e kanë vlerësuar si person korrekt dhe të sjellshëm. Siç raportojnë mediat finlandeze,…
Qeveria ka miratuar sot një tjetër leje për ndërtimin e centraleve me erë. Leja për centralin e radhës është dhënë në njësinë administrative Topojë në Fier. Prej muajit prill të këtij viti qeveria ka dhënë disa leje për ndërtimin e centraleve të tilla gjeneruese të energjisë elektrike eolike.Vendimi i ploteMIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE EOLIKE DHE TË VEPRAVE NDIHMËSE NË NJËSINË ADMINISTRATIVE TOPOJË, QARKU FIER, NGA SHOQËRIA “MAX ENERGY”, SH.P.K. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, dhe të ligjit…
Tre punonjës në Bashkinë e Bulqizës janë proceduar penalisht pasi kanë shpërdoruar detyrën. Mësohet se është proceduar penalisht B.Ç, 25 vjeç Kryeinspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe dy inspektorët A.T, 42 vjeç dhe E.A, 24 vjeç. Mësohet se tre këta punonjës të Bashkisë kanë nuk kanë kryer me dashje marrjen e masave ligjore për prishjen e ndërtimeve të kundërligjshme ndaj subjekteve që kanë zaptuar hapësirat publike. Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim. Ndërkohë, po në kuadër të këtij operacioni kundër informalitetit janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre persona të tjerë në…
Një tragjedi ka ndodhur në ujërat e Mesdheut. Rreth 150 emigrantë kanë vdekur si pasojë e mbytjes së një anijeje në brigjet e detit të Libisë, raportojnë mediat ndërkombëtare. Ndërsa disa të tjerë janë shpëtuar dhe janë transportua në shtetin afrikano-verior. Denoncimi u bë nga UNHCR-së, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët. Kjo tragjedi është rast i përsëritur kur anije me refugjatë me diastinacion Europën janë mbytur në ujërat e Mesdheut.