Pas postimit te reagimit të bërë disa kohë më parë nga Raimonda Bulku, kryeministri Edi Rama ka publikuar në ‘Facebook’ opinionin e regjisorit Leka Bungo për çështjen e Teatrit Kombëtar. Rama ka postuar një pjesë nga intervista e Bungos, në emisionin ‘Zonë e Lirë’, ku ai shprehet se duhet të prishet teatri dhe të ndërtohet një i ri. ‘Ja çfarë mendon për çështjen e teatrit një protagonist i njohur i skenës kombëtare, regjizori Leka Bungo – i cili, sa për ta ditur, njësoj si Raimonda Bulku e shumë të tjerë, jo vetëm s’ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste, po përkundrazi’,…
Author: tirana
Pas dënimit me burgim të përjetshëm të Fatjon Karmeshtnës, Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë brenda pak kohësh vendimin për Sadetin Sulën. Karmeshtna u shpall fajtor për vrasjen e Sule Sulës, veprim që dyshohet se e ka kryer me urdhër të bashkëshortit të saj, Sadetinit, që ishte edhe punëdhënësi i autorit. Babai i biznesmenit nga Shkodra, Fadil Sula, pretendon se të birit po i bëjnë padrejtësi. 81- vjeçari shprehet se për këtë arsye, Sadetini ka paralajmëruar edhe vetëvrasjen nëse dënohet nga Gjykata, raporton Panorama. Ai thotë se kjo është frika më e madhe e tyre pas frikës për…
Katër vjet më parë aktorja dhe autorja e disa librave rreth mirëqenies e jo vetëm, Gwyneth Paltrow deklaroi se të gjitha gratë duhet t’i bënin avull organit të tyre gjenital! Trajtim me avull, po po… ashtu si e lexuat. Njësoj si bëni avull për fytyrën për të hapur poret, apo avull për të liruar rrugët e frymëmarrjes, miliona gra po bëjnë avull për vaginën e tyre. POR për shumë arsye mjekët pohojnë se nuk duhet t’i besoni këtij “trajtimi” që nuk pastron vaginën nuk rigjallëron mitrën, nuk relakson muskujt e legenit dhe nuk lehtëson dhimbjet menstruale (ashtu si Paltrow pretendon)…
Policia Kufitare bllokon dy motorë uji, të cilët kryenin manovra të rrezikshme brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve. Pas njoftimit të marrë nga pushuesit se dy motorë uji po kryenin manovra të rrezikshme lundrimi duke rrezikuar jetën e plazhistëve, Policia Kufitare e Durrësit menjëherë ka bërë të mundur bllokimin e dy motorëve të ujit. Në përfundim të veprimeve dy drejtuesit e motorëve të ujit, shtetasit S. Xh. dhe S. J., janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 100 000 të reja lekë secili, për Shkeljen e rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese në plazhe e sporte ujore.
Një studim i më shumë se 4500 njerëzve zbuloi se ata që konsumonin 50g ushqime pikante në ditë kishin dy herë më shumë gjasa të ankoheshin për të pasur një kujtesë më të dobët. Ky lloj ushqimi lidhej gjithashtu me një rënie prej 56 për qind të kujtesës përgjatë 15 viteve zbuloi studimi. Shkencëtarët nuk janë të sigurtë përse ekziston lidhja, me disa studime që sugjerojnë që kapsaicina aktive përbërës kryesor në ushqime pikante, mund të na mbajë të mprehtë në të menduar. Megjithatë doza të larta të kapsaicinës janë përdorur për të “çaktivizuar” nervat që shkaktojnë dhimbje. Shkencëtarët në…
Ditën e sotme djali i vogël i kryeministrit Edi Rama, Zaho bën 5 vjeç. Ishte 25 korriku 2014 kur Edi Rama, pasi kishte përfunduar një seancë të gjatë parlamentare një natë më parë, ishte nisur drejt Italisë, ku bashkëshortja e tij Linda Rama, po sillte në jetë djalin e tyre, Zahon.
Pas marrjes së drejtimit të 61 bashkive të vendit pas zgjedhjeve të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama mori në dorë veriun e vendit. Në kuadër të kësaj lëvizje, kreu i qeverisë mësohet se do të zhvillojë një takim me drejtuesit e rretheve në 4 qarqet që ai mbulon, përkatësisht Lezhë-Shkodër-Dibër-Kukës. Ky takim vjen pas Asamblesë së Partisë ku u bënë disa ndryshime në organizimin e punës brenda PS-së.
Emri i tij është Brynjar Karl, “djali i LEGO”, një djalë autik i cili u bë i famshëm në të gjithë botën për ndërtimin e një anije gjigande. Djali 16-vjeçar islandez filloi ndërtimin e anijes kur ishte vetëm 10 vjeç. Ai përdori 56 mijë copë Lego, e cila më pas u bë 65 mijë. Në 11 muaj punë të vështirë, me mbështetjen e familjes, miqve, ai arriti të përfundojë Titanikun, e cila është 8 metra e gjatë dhe 1.5 metra e lartë. Pasioni i tij për tulla të ngjyrosura filloi që që 5 vjeç, kur ai ishte akoma shumë i…
Në kuadër të sezonit turistik, AKU ka shtuar kontrollet në biznese, ku tre janë gjobitur, e ndërsa dy prej tyre u është bllokuar aktiviteti. Përkatësisht në qytetin e Korçës është mbyllur një pastiçeri pasi në ambientin e prodhimit kishte prani të papastërtive si dhe prezencë ndryshku tek mjetet e punës të cilat ishin dhe tejet të amortizuara, me ndryshk si dhe tregtonte produkte të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit si karamele, çokollata, amita, biskota, kikirika, oriz, pije freskues. Për pasojë, ky biznes u mbyll dhe u gjobit me 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare. Për të njëjtin motiv,…
Perberesit:5-6 kunguj2-3 feta bukë 4-5 lgj vaj ulliri3 lgj uthull2-3 thelpinj hudhërKripëpiperKos Kungujt i presim në feta të rrumbullakëta dhe i skuqim me pak vaj, i spërkasim me kripë dhe i mbulojmë me kapak që të zbuten. Fetave të bukës u heqim koret dhe i thërrmojmë në një makinë grirëse. Kullojmë vajin që ka mbetur nga skuqja e kungullit dhe e përziejmë me uthullën, hudhrat të grira në rende dhe bukën e thërrmuar. E servirim masën e përgatitur në një pjatancë së bashku me kungujt të cilët i shoqërojmë dhe me një kupë kos.
Interi ka kohë që po kërkon Romelu Lukakun megjithatë duket se kjo telenovelë nuk ka në plan të përfundojë. Në lidhje me këtë situatë dhe për drejtuesit e Interit, ka reaguar legjenda e klubit zikaltër, Luis Suarez i cili u shpreh se në shoqërinë e klubit të Interit, nuk dihet kush është presidenti, duke vënë në dyshim edhe Suning. “Ikardi? Është e vështirë të gjykohet pasi nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Klubi i hoqi shiritin por nuk e dimë pse, megjithatë mund edhe të rregullohet. Nëse largohet, duhet të mendojnë për një sulmues, sepse Lukaku mund të vinte te…
Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, nektarina renditet edhe si një frutë kuruese. Në mjekësinë popullore përdoren frutat e nektarinës, të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Frutat e nektarinës përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu. Fruti i freskët ka vlera të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, vitaminë B1, B2, PP, C etj. Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60…