Ajo që bie në sy është fakti se mbretëresha e Britanisë, Elisabeta II me një pasuri prej 500 milionë eurosh, ka shumë diferencë në krahasim me monarkët e renditur në listë, të cilët janë kryesisht janë aziatikë. Mbreti Rama X i Tajlandës qëndron në krye të listës, ndërsa në vend të dytë renditet sulltani i Bruneit. Sulltani i Bruneit ka një pasuri rreth 16 miliardë euro, por brenda saj është futur dhe pallati i tij, i cili është më i madhi në botë. Ky sovran ka një garazh me mbi 7 mijë makina, 600 prej të cilave janë Rolls-Royce. Në…
Author: tirana
Paraditen e së premtes, pranë sheshit kryesor të Tetovës është gjetur i vrarë Fatmir Tahiri i datëlindjes 1962 banues në Tetovë. Trupi i pajetë është gjetur i vrarë me armë zjarri në veturën e tij në afërsi të shtëpisë ku ai banonte në Tetovë. Personi i vrarë ka qenë ish-shoferi ish-zëvendëskryeministrit Hazbi Lika dhe për momentin ishte i punësuar në Sektorin e Urbanizmit në komunën e Tetovës. Në xhamin e makinës është gjetur një vrimë e shkaktuar nga armë zjarri, por nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo vetëvrasje. Nga familjarët dhe komuna e Tetovës bëjnë…
Mediat e huaja shkruajnë se aktori latin që u bë shumë i njohur nga telenovelat, William Levy po kalon një periudhë shumë të vështirë ekonomike. Mediat latine shkruajnë se William është zhytur në borxhe dhe është detyruar të heqë dorë nga vilat dhe makinat e tij luksoze në Florida. Shtëpia e tij që po rikonstruktohej është lënë pa mbaruar ndërsa restoranti që premtoi se do hapte vazhdon të jetë i mbyllur. William ka edhe një borxh prej 2 milionë dollarësh të pa paguara që prej vitit 2017. Sipas mediave aktori prej 3 vitesh ka mbetur pa punë dhe nuk ka firmosur…
Në një reagim në faqen zyrtare , ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se do ta përcjellin për nga afër se si do të zgjidhet situata e krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, duke specifikuar respektimin e ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës. “Duke vëzhguar me vëmendje se si Kosova ballafaqohet për herë të parë me dorëheqjen e një kryeministri. Si do të trajtohet kjo çështje, do të tregojë forcën e institucioneve të Kosovës dhe gatishmërinë e zyrtarëve për t’iu përmbajtur Kushtetutës dhe ligjeve”, thuhet në reagimin e lëshuar nga Ambasada amerikanë që drejtohet nga…
Një e premte fantastike ishte kjo e sotmja në programin ‘Trokit’ me rrefimet e këngëtarve Erik Lloshi dhe Klajdi Musabelliu përballë moderatorit Ermal Peçi. Propozimet e fundit të tyre muzikorë nisën diskutimet e shumta, nga të cilat mësuam më shumë rreth jetës artistike dhe personale të këngëtarve të njohur. Të dy pranuan se dasmat janë një burim shumë i mirë për të ardhurat personale, edhe pse Eriku ka vite që këndon në to, kurse Klajdi jo. Nuk kishte si të mos mungonin pyetjet ngacmuese të Ermalit teksa pyet direkt Erikun për dasmat ku këndon: Ermali:A të ka pëlqyer ndonjëherë nusja…
Rreth bukurisë janë thënë, thuhen dhe do të vazhdojnë të thuhen shumë gjëra. Por përpara se t’i besoni të gjitha mitet që qarkullojnë duhet të informohuni fillimisht se çfarë është e vertetë dhe çfarë është e gabuar. Gjithsesi, pjesa më e madhe e bindjeve që qarkullojnë në lidhje me bukurinë janë kryesisht të pabazuara ose të paktën, të ekzagjeruar, kështu që kujdes nga mitet e mëposhtme. 1. Nëse përdor briskun, qimet rriten më të forta dhe më të zeza. Kjo metodë depilimi nuk ka ndikim tek rrënja e qimes, prandaj pohimi hidhet poshtë. 2. Njollat në thonj varen nga kalciumi…
Kryeministri i vetëshpallur i Çamërisë, Ali Aliu, ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Festim Latos, vrarë në Holandë. Ai thotë për Report Tv, se presidenti i vetëshpallur i Republikës çame, ishte një njeri që e dinte se një ditë ndoshta do të vritej për kauzën që mbronte. Edhe Ali Aliu ka dalë të presë në aeroportin e Rinasit trupin e pajetë të Latos, i cili do të prehet në qytetin e Vlorës. Ali Aliu thotë se Festim Lato është vrarë për qëllime të çështjes çame. “Unë të ndjerin Festim Lato e njoh mbi 4 vite punojmë bukur, afër…
Sadrie Kasimi, një grua që ka bashkëpunuar për 5 vite me presidentin e vetëshpallur të Republikës çame, që u gjet i vrarë më 20 korrik nga policia holandeze, zbulon ekskluzivisht për Report Tv detaje nga ky krim i rëndë. Teksa ka dalë në aeroportin e Rinasit të presë trupin e pajetë të 44-vjeçarit vlonjat që mbërrin në atdhe. Kasimi tha se ishte një bashkëpunëtor holandez i Latos që e futi atë në kurth. Ajo nuk bën të ditur emrin e tij por thotë se këto informacione i ka mësuar nga të njohur të saj në Holandë dhe vetë kryeministri i…
Gjashtëmbëdhjetë marinsa të SHBA janë arrestuar në një bazë në Kaliforninë Jugore për trafik qeniesh njerëzore dhe drogë Marinsat u arrestuan në kampin Pendleton të enjten në mëngjes. Tetë marinsa të tjerë u morën në pyetje rreth përfshirjes së tyre të mundshme në veprimtari. Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me akuzat. Një zyrtar amerikan i tha CNN se arrestimet kanë lidhje me një incident që ka ndodhur në fillim të muajit, kur dy marinsë nga Camp Pendleton u akuzuan për transportimin e emigrantëve pa dokumente, përgjatë kufirit me Meksikën, me qëllim përfitimi financiar.
Parma ka emëruar së fundmi si trajner të Primaverës ish-asistentin e De Biazit te Shqipëria, Marko Veroneze. 43-vjeçari ka marrë kështu një post shumë të rëndësishëm, i cili lidhet ngushtë me të ardhmen e një klubi me tradita si Parma. Ndërkohë, falë lidhjeve të tij më të hershme me Shqipërinë, Veroneze mund të ketë në vëmendje edhe të rinjtë shqiptarë, për t’i ofruar një mundësi më shumë. Është e ditur prezenca e shumë futbollistëve me origjinë shqiptare , në skuadrat e moshave të ekipeve italiane. Mjafton të përmendim rastin e Anxhelo Ndreckës, i cili në sezonin e kaluar edhe debutoi…
Një video skandaloze është shpërndarë nga “Joq”, teksa në të shihen dy të rinj që kryejnë marrëdhënie intime në mes të ditës në një rrugicë. Sipas “joq”, këto pamje janë filmuar nga qytetarët në Tiranë, ndërsa dy të rinjtë janë kolegë të një kompanie në kryeqytet. Pamjet janë parë edhe live nga disa persona, pasi vendi që kanë zgjedhur për të kaluar çaste intime, është mjaft i ekspozuar.
“La Casa de Papel” seriali që ka ngulitur para ekranëve miliona njerëz ka fituar edhe simpatinë e shumë shqiptarëve, të cilët tashmë kanë mundësinë të ndjekin sezonin e tretë të këtij seriali, të publikuar së fundmi. Pas dy sezoneve të sukseshme të transmetuara të këtij seriali, ku një grup i mirëorganizuar grabisin miliarda euro vjen dhe sezoni i tretë, i cili tregon rreth sakrificës dhe strategjisë që grupi duhet të ndjekë për t’ia arritur qëllimit, për të mos u kapur nga policia. Në këtë sezon të tretë është edhe një çështje e sistemit sesi duhet të funksionojnë deri në fund,…