Fansat e tij, e kuptojnë çdo ditë mungesën pasi e ndjekin vazhdimisht aktivitetin e Flori Mumajesit të paktën “online” dhe tashmë e kanë kuptuar që u bë kohë që kompozitori nuk është më aktiv. Por edhe të tjerët, teksa ndjekin dhe shohin artistët shqiptarë të angazhuar me koncerte dhe gjithë mundësitë që të jep vera për të qenë sa më pranë publikut, me siguri kanë pyetur veten: “Ku është dhe çfarë po bën Flori Mumajesi, përse është “zhdukur”?” Për të qenë të saktë, postimi i tij i fundit në Instagram është bërë në 6 prill dhe që prej asaj kohe,…
Author: tirana
Një nënën ‘materialiste’ vrau binjakët e saj pasi nuk mund ta përballonte faktin e të mos pasurit më një jetë luksoze në Katar pas lindje së tyre. Ngjarja ndodhi në Kent në Angli, ku nëna, 38-vjeçarja Samantha Ford i mbyti fëmijët e saj në banjën e shtëpisë. Pas kësaj ajo kishte dalë duke ulëritur në rrugë, ku u gjet nga dy oficerë policie e shtrirë në rrugë. Ajo u tregoi atyre se kishte vrarë fëmijët e saj. “Unë kurrë nuk do t’i lëndoja. Ato foshnje janë mrekullia ime. Është një ëndërr”, i tha ajo policëve. Në shtëpinë e 38-vjeçares oficerët…
Kreu i Partisë Demokratike, vijon t’i referohet drekretit të 10 qershorit të Presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve. Nga Saranda, ku ishte në një takim elektoral, Basha tha se nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit e ndërsa ka ripërsëritur kërkesën e tij për zgjedhje të parakohshme, pa kryeministër Edi Ramën. Sipas tij, ky është objektibi i PD-së dhe i opozitës së bashkuar. Kryetari i opozitës Lulzim Basha, deklaroi gjatë takimit me strukturat e partisë, se zgjedhjet e 30 qershorit janë të paligjshme dhe si të tilla çdo produkt i tyre është nul dhe antikushtetues. “30 qershori…
Socializmi gjasme “ngadhënjimtar”, që drejtonte vetëm nëpërmjet mashtrimit publik (propagandës) dhe krimit, i bëri shqiptarit atë që asnjë pushtues nuk e realizoi dot: e shpërfytyroi dhe e detyroi të gatuajë edhe në wc. Pikërisht në vendin modest të caktuar për të kryer nevojat personale sipas varianteve më mizerje të Spiro Kolekës, një kënd i caktuar ishte për gatimin. Gatuesi nuk ulej asnjëherë, por rrinte në këmbë. Kësisoj, gjella e varfër, grosha, apo zierja e një veze, detyrimisht shoqërohej me aromat që vinin nga wc-ja e betontë pak centimetra larg saj. Popullsia e Shqipërisë, duke jetuar në kushte primitive, si mjet…
Një tjetër aksident ka ndodhur gjatë pasdites këtë herë në aksin rrugor Elbasan-Tuneli i Krrabës. Në këtë aksident mësohet se janë përfshirë tre automjete. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të tunelit. Për shkak të kaosit të krijuar, aksidenti është shoqëruar me bllokim të rrugës dhe radhë të gjatë automjetesh 300 deri 400 metra. Shkak për aksidentin mësohet të jetë bërë një defekt i automjetit në lëvizje. Situata tashmë po shkon drejt normalizimit, ndërsa nga aksidenti nuk ka pasur pasoja në njerëz.
Mendoni se çfarë do të kishte bërë nëse do i kishin thënë që makina e akulloreve nuk punon. Policia në Georgia, Shtete e Bashkuara të Amerikës, janë duke hetuar një ngjarje ku një grua ka gjuajtur me armë në ‘Mc-Donald’, që thuhet ka qenë përgjigje agresive për shkak se u shërbye me patate të ftohta. Konsumatorja ishte në Mcdonald, këtë të hënë (22 korrik), për të ngrënë drekë, raporton “Unilad”. Nuk e dimë sigurt se çka ka porositur, por le të themi se ushqimi që ju shërbye nuk e bëri të lumtur, sepse shumë shpejt shkoi tek punëtori dhe u…
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvilloi dje mbledhjen për verifikimin e kandidatëve për vendet vakante për në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. KED ka shpallur katër kandidatë për në Gjykatën Kushtetuese dhe një kandidat për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. Sipas njoftimit për shtyp, pas shqyrtimit të dokumentacionit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi lejimin për kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese të Arta Vorpsit, Besnik Muçit, Fiona Papajorgjit dhe Regleta Panajotit. Ndërsa iu ndalua kandidimi për në këtë Gjykatë 5 të tjerëve, Anila Gurit, Dedë Kasnecit, Ilir Mustafaj, pasi nuk kaloi vetingun, Mimoza Qinamit dhe Vladimir Gërmenjit.…
Zbardhet letra që Presidenti Ilir Meta i dërgoi kryetarit të radhës së OSBE-së, Miroslav Lajçak dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, duke kërkuar që të ndërhyjnë për të negociuar zgjidhjen e krizës në vend. Sipas Metës OSBE-ja është organizata e duhur për të ndihmuar në kapërcimin e situatës konfliktuale në vendin tonë, ndërsa në letër shkruan se Shqipëria po përjeton një situatë të rrezikshme politike. Letra e plotë: Shkëlqesi, Ishte kënaqësi të takohesha me ju në Tiranë, respektivisht më 3 qershor dhe 25 korrik. Teksa Shqipëria po përjeton një krizë institucionale dhe përfaqësuese serioze e në të njëjtën…
Është interesante se si shenja zodiakut mund të thotë aq shumë për personalitetin e dikujt. Nëse keni kohë që jeni në një lidhje dashurie dhe prisni të hidhni hapin e madh drejt një martese, prisni…ndoshta duhet të lexoni më parë këtë artikull! Ky parashikim me siguri do t’ju ndihmojë të kuptoni nëse po bëni zgjedhjen e duhur. Më poshtë janë renditur tre shenjat e zodiakut të cilat mendohet se femrat që u përkasin këtyre shenjave janë gratë më të mira. Mbretëresha GaforreGaforret përjetojnë emocione të forta dhe si mund t’ju dashurojë një gaforre nuk do të mundet asnjë shenjë tjetër.…
Në fshatin Velmisht, Rroskovec, shtetasi E.A, 27 vjeç, banues në Arapaj, Roskovec, dyshohet se ka djegur objekt (kioskë) në pronësi të xhaxhit të tij B.A.. 27 vjeçari gjatë djegies së kioskës, është dëmtuar edhe vetë i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
Pasi u çmontuan të gjitha bravat e dyerve të brendshme të bashkisë përfshirë atë të kryetarit, i zgjedhuri i ri i Devollit ka dhënë intervistën e parë nga zyra e tij. Eduard Duro tha se nuk do të largojë asnjë punonjës nga administrata. “Sot është dita kur iu dha fund janë procesi të stërgjatur. Kryetari i bashkisë nuk denjoi të na priste, prandaj u detyruam të hynim në këtë mënyrë. Ata punonjës që sot u terrorizuan dhe dolën të protestonin do të jenë pjesë e stafit tim të ri. Pres urim nga ish-kryetari, pasi unë e kam uruar kur ka…
Një 54-vjeçar shqiptar ka rënë sot në duart e autoriteteve greke në pikën kufitare të Kristalopigi, në përpjekje për të ikur nga Greqia dhe për të hyrë në Shqipëri. Sipas policisë greke, greke 54-vjeçari është person i rrezikshëm, anëtar i një bande kriminale, për të cilin kishte edhe një urdhër arresti e lëshuar nga hetuesi Kundravajtjeve në Kozani. 54-vjeçari shqiptar u shfaq në pikën e kalimit kufitar Crystallopigi në përpjekje për t’u larguar nga vendi, por nga kontrolli i dokumentacionit i ushtruar nga zyrtarët e Departamentit të Kontrollit Pasaportave gjetën kundër tij dokumentit e shpalljes në kërkim si person i…