Autostrada Tiranë-Durrës u bllokua për disa minuta nga pjesa e Sukthit në drejtim të qytetit bregdetar. Nga të dhënat e para mësohet se ka ndodhur një aksident. Ende s’ka më tepër informacion më tepër. Drejt vendit të ngjarjes po shkojnë me shpejtësi autoambulancat. Qindra automjete qëndrojnë të bllokuara në trafik.
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë këtë pasdite. Një person nga fshati Vlashaj është qëlluar me armë zjarri në kokë dhe për rrjedhojë ka humbur jetën në spital. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje.
VIDEO/ “Qenin e kam gocë, si puna jote”, presidenti i Komitetit Olimpik thumbon “Zogun e Tiranës” Presidenti i Komitetit Teksa ishte për shëtitje me qenin e tij në Parkun e Liqenit, ishte Hermes Nikaj, apo i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, i cili teksa raportonte për emisionin “Ditë e Re” në “RTV Ora”, e pyeti për gjininë e qenit. Bezhani, në kontekstin e shakasë, u përgjigj: “Gocë, si ty”. Diçka e tillë shkaktoi të qeshura në studion e emisionit, ndërsa Viron Bezhani u kthye ta përshëndeste edhe pas pak metrash “Zogun e Tiranës”.
Moti i shoqëruar me temperature të larta dhe diell të fortë me sa duket do të ketë një ndërprerje pasi është parashikuar që në këtë fundjave të rikthehen sërish vranësirat dhe reshjet e shiut, kryesisht në zonat malore. Sipas Meteoalb, fundjava paraqitet me kthjellime gjatë paradites, por pasditet sjellin zhvillime të vranësirave dhe rrebeshe shiu në zonat malore. Gjatë natës së diel dhe mëngjesit të së hënës, do të vijojnë vranësirat dhe shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të territorit. Mesdita e së hënës sjell përmirësimin e kushteve atmosferike në vend. Temperaturat e ajrit në fundjavë mbeten të…
Puna e duhur ekziston. Është ajo është ajo që na bën të ndihemi të kënaqur pavarësisht nga lodhja. Ja se si të kuptoni nëse puna që bëni është e drejta për ju. E pamundur ta mohosh, një nga sferat më të rëndësishme të jetës sonë është puna. Në vendin e punës që kaloni shumicën e orëve të përditshme, krijohen lidhje urrejtjeje dhe dashurie, mund të kuptoni nevojën e thellë njerëzore për përmbushjen personale. Nëse pyesini veten se puna që po bëni është e drejta, ne ju japim udhëzime që do t’ju ndihmojnë të gjeni një përgjigje. Vlerat Për të qenë…
Violeta Donaj, gruaja që ekzekutoi me disa plumba pistolete bashkëshortin e saj Kujtim Donaj, është marrë e pandehur dhe çështja kundër saj, ka përfunduar në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Gjatë fazës së hetimit Donaj ka pranuar autorësinë e krimit, duke pohuar se disa ditë para ngjarjes së rëndë ka pasur konflikti me bashkëshortin e saj Kujtim Donaj, pasi ai herë pas herë e dhunonte dhe para krimit kishte lënë një sasi të konsiderueshme lekësh në loto. Burrë e grua punonin së bashku në tregun e Milotit, ku shisnin fruta-perime. Gjatë hetimit të kësaj vrasje ka rezultuar se gruaja e…
Gjatë muajit gusht, karburantet do të jenë objekt kontrolli nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, jo vetëm sa i takon deklarimeve tatimore, por edhe për cilësinë e karburantit që tregtojnë. Një lajm i tillë është konfirmuar nga ministrja Anila Denaj e cila sot ka zhvilluar një inspektim në subjekte të sektorit hidrokarbur në zonën e Vorës. Mungesa e cilësisë së karburantit ka qenë një nga pikat kyçe që shpesh qytetarët e kanë renditur si ndër problematikat kryesore që duhet gjendur zgjidhje të menjëhershme. Nisur nga kjo, por edhe nga fakti se sektori hidrokarbur është një sektorët me risk të lartë…
Mes shumë debateve në muajin Qershor, këshilltarët morën në konsideratë pretendimet e banorëve dhe këshilli vendosi me shumicë votash të mos miratojë kërkesën e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për heqje nga fondi pyjor e kollusor të sipërfaqes prej 0.56 hektar për shfrytëzim minerali gëlqeror të mermerizuar në objektin Qashtamë sipas lejes minerare nr.1826, datë 12.12.2016 të miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Duket subjekti ka marrë lejen e Bashkisë së Matit, për të prishur Fondin Pyjor duke vijuar për kërkimet dhe shfrytëzimin e hapësirave. Pasi siç shihet askush se ka vënë ujin në zjarr nga përfaqësuesit e firmës,…
Diçka krejt e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Devollit ditën e sotme, ku deri pak minuta më parë në zyrën e bashkisë së këtij qyteti ka qenë kryetari aktual nga radhët e opozitës, ndërsa pas largimit të tij nga zyra si duket me përfundimin e orarit zyrtar në orën 16:00 në zyrë ka hyrë i sapo betuari para Këshillit Bashkiak, Eduard Duro. Kryebashkiaku i zgjedhur ka deklaruar se e i ka kërkuar kryetarit aktuar Bledion Nallbatit të lironte zyrën teksa është shfaqur në ambientet e bashkisë së Devollit përkrah prefektit të qarkut të Korçës, Dhori Spirollari ndërkohë që punonjësit…
Ç’po ndodh në kryeqytet? Aksion i befasishëm, arrestohen në flagrancë 5 persona Pas kontrolleve të befasishme në të gjithë territorin e kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që kryejnë vjedhje apo vepra të tjera penale, policia ka vene ne pranga shtetasin S. D., banues në Tiranë. Ky persona akuzohet për veprat penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar për të urdhër ndalimi, sepse ky shtetas ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë të caktuar me shërbim, gjatë…
Në emisionin e fundit për këtë sezon të ‘Top Tolk’ në Top Channel, i ftuar i gazetarit Denis Dyrnjaja ishte Prof. Përparim Kabo. Biseda me prof. Kabon nisi nga politika pasi siç tha gazetari Dyrnjaja nga ajo varemi dhe nga ajo presim për shumëçka. Si ishte ky vit politik për Përparim Kabon? “Nuk ishte normal, të them atipik është e pamjaftueshme. Në disa drejtime ka qenë edhe anormal sepse humbi shumë nga pikërëndesat që duhet ta karakterizojnë një shoqëri që bazohet te sistemi, te ligji, te institucionalizmi. Besueshmëria e njerëzve ndaj politikës besoj se është në nivelet më të ulta,…
Kur vjen i lodhur nga puna dhe gjëja e fundit që do të bësh është gatimi, por në të njëjtën kohë ke uri, ushqimet në frigorifer duken zgjidhja më logjike në botë. Mund t’i ngrohësh dhe t’i shijosh njësoj sikur janë të sapobëra. Por bëni kujdes! Nëse ushqimi që zgjidhni të hani përmban oriz, ngrohja e tij në mikrovalë është veprimi më i gabuar që mund të bëni. Është thënë shumë herë se ngrohja e orizit rrezikon shëndetin tuaj, pasi mund ta helmojë atë , rrjedhimisht edhe ju. Ajo që të gjithë duam të dimë është nëse kjo është provuar…