Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Detajet e vrasjes së presidentit të vetëshpallur të Çamërisë në Holandë, kush e futi në kurth

15:37 / July 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
festimlato
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sadrie Kasimi, një grua që ka bashkëpunuar për 5 vite me presidentin e vetëshpallur të Republikës çame, që u gjet i vrarë më 20 korrik nga policia holandeze, zbulon ekskluzivisht për Report Tv detaje nga ky krim i rëndë. Teksa ka dalë në aeroportin e Rinasit të presë trupin e pajetë të 44-vjeçarit vlonjat që mbërrin në atdhe. Kasimi tha se ishte një bashkëpunëtor holandez i Latos që e futi atë në kurth. Ajo nuk bën të ditur emrin e tij por thotë se këto informacione i ka mësuar nga të njohur të saj në Holandë dhe vetë kryeministri i vetëshpallur i republikës çame, Ali Aliu.

“E morën, e gënjyen me metodën e tyre që do shiste makinën, dhe e morën e vranë. ishte një djalë holandez që ka marrë pjesë në republikën e Çamërisë dhe ka ardhur 4 herë në Vlorë nga Holanda. Festim Lato ishte me dy njerëz të tij në makinë, e ka thirrur ky djalë i ka thënë do vish se jam me dy njerëz do e shesësh makinën, do vish në kafe? Ai i la të gjitha në makinë, me telefonë dhe ata e morën e vranë. Vec të mira i ka bërë popullit çam, na ka ndihmuar në çdo prizëm, na ka ardhur shumë keq, sikur më ka vdekur djali im, jo një president. Nuk e di si e mashtruan.  Të njëjtën gjë na tha edhe kryeministri i republikës Came, Ali Aliu na e sqaroi gjendjen. Në familjen e tyre ka rënë bombë e madhe. E kemi pritur këtë vrasje sikur ka vrarë të gjithë çamët. I lutem Ministrit të Punëve të Jashtme të mos e mohojë Çamërinë. Ne nuk do rrimë rehat tani që na bënë edhe këtë vrasje. Kush e vuri atë njeri që e vranë, dhe në fund t’i fusin thikën ashtu dhe ta lëshojnë rrugëve, është çudi e madhe”, u shpreh bashkëpunëtorja e Latos për çështjen çame, Sadrie Kasimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.