Author: tirana

Një nënë iu nënshtrua seancave të kimioterapisë pasi mjekët gabimisht e diagnostikuan me kancer. 28-vjeçarja Sarah Boyle, ka kaluar një periudhë të vështirë që kur u diagnostikua me kancer gjiri në fund të vitit 2016, por më vonë rezultoi se nuk kishte patur këtë sëmundje. Ky “gabim njerëzor” u zbulua pasi nëna e dy fëmijëve i ishte nënshtruar seancave me kimioterapi, deri dhe ndërhyrje kirurgjikale. “Vitet e fundit kanë qenë tepër e vështirë për mua dhe për familjen time. Ishte e tmerrshme kur më thanë se kisha kancer”,tha 28-vjeçarja. Nëna e dy djemve, përveç trajtimit të rëndë në Spitalin Universitar…

Read More

Presidenti Ilir Meta është kthyer pas në kohë, 9 vite më parë kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë njohu aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Meta thotë se si Ministër i Jashtëm, ai dhe qeveria i asaj kohe bënë më të mirën për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës. “Nëntë vite më parë, pretendimit serb mbi paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha fundin e merituar, duke njohur aktin e shpalljes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Ky vendim historik ishte njëkohësisht njohje dhe vlerësim ndaj…

Read More

Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka treguar hapat që do të ndjekë opozita për ti rikthyer paratë e vjedhura nga qeveria përmes kriminelëve dhe oligarkëve në xhepat e shqiptarëve. “Ndiq Paranë” : 4 Hapa për zhdukjen e ndikimit dhe pasojave të grabitjes së vendit nga Rama me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh”, shkruan Basha në postimin e tij.

Read More

Mësohet se deputetja e opozitës së re do të zhvillojë më datë 31 korrik në mbrëmje ceremoninë martesore, e cila do të realizohet në një prej restoranteve në autostradën Tiranë-Durrës. Burime bëjnë të ditur se deputetja ka ftuar në këtë ceremoni shumë kolegë të Parlamentit, ku nuk mungojnë dhe përfaqësues të maxhorancës. I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë dhe kryetari i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Majlinda Halilaj ishte kandidate e PD-së në listën e kryeqytetit, renditur më numrin 47. Halilaj ka hyrë në listën e PD-së si pjesë e partive aleate. Ajo është anëtare e Partisë…

Read More

Publikimi dhe shpërndarja e regjistrimeve dhe videove që përmbajnë aspekte të jetës private të viktimave, të cilat në shumicën e rasteve janë gra dhe vajza, ose edhe të mitura, do të dënohet deri me tre vjet burg. Parlamenti ka miratuar ndryshimet e fundit të kodit penal, neni 121 duke kriminalizuar këtë akt që ka pasoja të rënda në jetën e grave dhe vajzave, shpesh duke çuar deri në vetvrasje.

Read More

Nga Prof Dr Isuf Kalo Nuk kam pse ta fsheh që, reagimi mediatik i kolegut tim të mirënjohur Tritan Shehu ndaj meje si autor dhe librit BLLOKU më ka befasuar disi. Arsyeja është se, përveçse kolegë, kemi shumë vite që njihemi mes nesh, çka na ka mundësuar të shkëmbejmë mendime, ide, dëshira dhe miqësi me njëri-tjetrin. Madje edhe disa prej shokëve tanë të ngushtë i kemi të përbashkët. Dua të them që kemi dijeni për substancën etike, shpirtërore, profesionale dhe ideore të seicilit prej nesh. Pavarësisht këtyre, me sa u duk nuk na përputhen mendimet lidhur me natyrën e Bllokut,…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës pas gjobës që bëri publike ndaj një makine luksoze në Tiranë, nuk ka nguruar sot që të shpreh “faleminderit ndaj qytetarëve që raportojnë çdo ditë problematikat tek aplikacioni “Tirana Ime” – një mundësi që secili të sillet si kryetar bashkie për mëhallën e vet!” Veliaj ka paralajmëruar se nuk do të ketë më tolerime ndaj atyre që pretendojnë se kanë makina të bukura dhe për këtë arsye mund t’i parkojnë ku të duan.

Read More

Katër shqiptarë u gjetën të mbyllur në kuti kartoni në pjesën e pasme të kamionit. Ata kishin paguar 700 euro secili për të hyrë në mënyrë klandestine në Britani. Rojet ndaluan kamionin i cili ishte nisur nga Frankfurti. Operacioni i zbulimit u krye më 22 maj 2017. Kamioni ishte ndaluar në anën franceze dhe shoferit i ishte kërkuar që të hapte kutitë të cilat ishin të lidhura me një shirit blu. Brenda kutive policia zbuloi 4 shqiptarët. Njëri prej anëtarëve të bandës tashmë është i arrestuar dhe ndodhet në proces gjyqësor. Daily Mail e identifikon atë si Vladimir Tollumi, 39…

Read More

Ditën e sotme një prej lajmeve kryesorë në media ishte një takim i ndodhur para pak ditësh mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta në vilën e këtij të fundit te Gjiri i Lalzit. Sipas këtij lajmi, njësoj si 6 vjet më parë, kreu i Partisë Socialiste, i shkoi në shtëpi Presidentit, tani që kërkon ta shkarkojë. Por i pyetur nga portali “tirananeës.al” lidhur me këtë takim të supozuar mes Presidentit Meta dhe kryeministrit Rama në Lalëz, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi u shpreh se: “Ky është një thashethem plazhi!”.

Read More

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. FSHF sqaron se e drejta për të qenë sponsor në impiantin modern që është duke u ndërtuar në kryeqytet përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe përfitime të tjera. Çmimi dysheme i vendosur nga FSHF është 600 mijë euro në vit, teksa çdo kompani duhet të përmbushë disa kritere bazë. NJOFTIMI I FSHF-së: Federata Shqiptare Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të…

Read More

Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave për “Për kalimin në pronësi, të Bashkisë Tiranë, të disa pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 3292 (Kopshti Botanik)…”, ka bërë që të reagojë në një deklaratë publike Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Dekanati i këtij Fakultetit ka njofton se sot ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën ka diskutuar mbi këtë vendim të KM, të cilin e konsideron arbtitrar dhe në kundërshtim flagrant me VKM–në e datës 15.03.1965 për krijimin e Kopshtit Botanik, i vetmi institucion kërkimor-mësimor në vend në fushën e florës, unikal në llojin e tij në vend…

Read More