Në një intervistë për emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri TV, kryeministri i dorëhequr i Kosovës Ramush Haradinaj komentoi aktualitetin në Kosovë e më gjerë, vendimin e tij për dorëheqje dhe atë çfarë pritet të ndodhë në vend. Por Haradinaj nuk la pa përmendur as temën e nxehtë të copëtimin të territoreve në sajë të marrëveshjes Kosovë-Serbi. I pyetur nga gazetari Çim Peka nëse, ka pasur një ofertë konkrete që të pranojë ndryshimin e kufijve, të hiqet taksa, Haradinaj nuk e mohoi diçka të tillë. “Është provuar në mënyra të ndryshme për dobinë e fleksibilitetit. Nuk kanë guxuar hapur me…
Author: tirana
Një sherr mes inspektorëve dhe pronarit të një lokali në zonën e 21 Dhjetorit në kryeqytet është përshkallëzuar në konfrontim fizik. Është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar tensionet mes palëve. Mësohet se lokali kishte marrë një gjobë para një muaji dhe ishte paralajmëruar edhe më herët nga inspektorët tatimorë por pronari i tij ka zgjedhur të hapë lokalin pa shlyer ende gjobat. Ai ka dhunuar inspektorët tatimorë dhe ka thyer duke thyer edhe objekte të lokalit. Patrulla e policia e cila është gjetur pranë lokalit ku ndodhi ngjarja ka ndërhyrë duke bërë të mundur shoqërimin e tre personave. Prej disa…
Pas dy dekadave te Zëri i Amerikës, ikona e televizionit, gazetarja, Laura Konda do të largohet. Teksa i dridhej zëri nga emocionet, Laura Konda i dha lamtumirë ekranit, ndërsa transmetohej edicioni i fundit i “Ditarit”. Ajo tha se, ky do të ishte edicioni i saj i fundit në “Zërin e Amerikës”. Ndërsa foli për intervistat me qytetarët, politikanët në Kosovë, Shqipëri dhe SHBA dhe karrierën e saj këto dy dekada në Zërin e Amerikës, Konda i ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin. Kronika që mbylli sot “Ditarin” te “Zëri i Amerikës” ishin disa momente të gazetares në televizion, intervistat me…
Vijon aksioni për lirimin e plazheve publike nga veriu në jug. Këtë të hënë në Darëzezë të Fierit, qytetarëve i rikthehet një hapësirë e konsiderueshme plazhi, e zaptuar prej vitesh, në shkelje të ligjit. “Jemi sot me prefektin dhe nënkryetaren e bashkisë, kryetaren e qarkut për të promovuar këto 3 aspekte. E para sigurimin e hapësirave publike për qytetarët e zakonshëm të cilët duan të frekuentojnë këtë plazh, sigurinë e jetës dhe këtu bashkia e Fierit ka bërë një punë të shkëlqyer duke krijuar vetë të gjithë sistemin e ruajtjes së plazhit dhe kabinave për këtë sezon. Po ashtu kemi…
Policia mori një telefonatë nga një vajzë e shqetësuar, e cila thoshte që i dashuri kishte hyrë brenda makinës së saj dhe refuzonte të dilte që aty. Pasi mbërritën, policët e Ohajos, SHBA, e pyetën 24-vjeçarin Kristian Kollins se pse ia kishte zaptuar makinën vajzës. Ai hapi xhamin pakëz fare dhe tha se e dashura kërkonte gjithë kohën seks, por në apartamentin e tyre ishte shumë vapë, ndaj ai ishte mbyllur në makinë që ajo ta linte të qetë. Vajza e konfirmoi versionin e djalit para policisë, por u kërkoi që ta nxirrnin, pasi makina mbetej pronë e saj. Pasi…
Inaugurohet shtëpia e re e drejtësisë. Godina te ish-Fusha e Aviacionit ku do të vendosen administrata e KLP-së dhe KLGJ-së do të quhet “Poli i Drejtësisë”. Inaugurimi u bë sot në 3-vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi. Në ceremoninë e inaugurimit merrnin pjesë shumë personalitete, e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë Leyla Moses-Ones, shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj si dhe drejtuesit e KLP, KLGj dhe Magjistraturës.
Një ditë përpara mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, një nga figurat kryesore të së majtës, zv/kryeministri Erion Braçe ishte i ftuar në Top Talk, përballë gazetarit Denis Dyrnjaja. Braçe pranoi gjatë intervistës se kjo situatë nuk është komode për qeverinë por nga ana tjetër u shpreh i bindur që vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme sepse kjo do të kthehej në një precedent të rrezikshëm. “Nuk është komode, absolutisht nuk është komode. Të paktën unë jam mësuar ndryshe, por besoj edhe kolegët e mi e ndjejnë që kjo situatë nuk është komode. Duke nisur që…
Gramoz Ruçi është treguar i rreptë me deputetët të cilët nuk kanë marrë pjesë në veprimtaritë parlametare sikurse janë komisionet apo seancat plenare. Në dokumentet e siguruara nga tirananews.al mësohet se Ruçi u ka mbajtur pagën shumë prej deputetëve socialist të cilët janë fokusar në qarqet e tyre në kuadër të fushatës elektorale. Një nga më të penalizuarit është pikërisht Damina Gjiknuri, të cilit vetëm për muajin qershor i janë mbajtur 10 mungesa. Pas tij në këtë muaj vijnë Lefter Koka, Elda Hoti me 9 mungesa dhe Fatmir Xhafaj me 8. Ndaj dhe rroga e tyre nga gati 1.2 mln…
Aventura e dy çiklistëve në malet e Sharrit për pak sa nuk ka përfunduar keq. Dy të rinjtë kanë qenë duke ecur me biçikletë kur rrugën ia kanë prerë dy arushë të vegjël. Ata kanë rrëfyer se pas ka qenë dhe arusha e madhe e cila mesa duket do ketë menduar se do ia rrëmbenin këlyshët dhe i është vërsulur. “Ishim duke ecur në malet e Sharrit kur rastësisht hasëm në një arushë me dy këlyshë. Arinjtë e vegjël vetëm për disa centimetra shpëtuan nga perplasja me bicikleten ndërsa Arusha e madhe u tërbua pa mas dhe filloi të na…
Rritja ekonomike e Kinës është e paqëndrueshme. Parashikimi zyrtar prej 6% deri në 6.5% është më i ngadalshmi ndonjëherë dhe rritja prej 6.2% e raportuar në tremujorin e dytë është më e dobëta që kur qeveria filloi të lëshojë të dhëna tremujore në vitin 1992. Shkaku më i qartë dhe i fundit është lufta tregtare me SHBA, por ndikimi është global, me efekte negative në kompani dhe vendet në të gjithë botën. Ekonomia e 14 trilionë dollarëshe e Kinës, e dyta pas SHBA, përbën pothuajse një të tretën e rritjes globale çdo vit. Kjo e bën atë një ekonomi jetësore…
Teksa ndodhemi në kulmin e sezonit veror, konsumimi i një birrre të ftohtë mund të jetë aleati më i mirë i shumë njerëzve, për të luftuar temperaturat përvëluese. Por ndonëse mendohej se pijet alkoolike të forta janë të dëmshme, hulumtimet e fundit kanë treguar se edhe birrat ndikojnë keq në organizmin e njeriut. Që të keni një panoramë sa më të qartë, ekspertët kanë treguar se çfarë ndodh me trupin e njeriut nga 20 minuta deri në 24 orë pas konsumimit të birrave. Pas 20 minutave: Ndjesi ngazëllimi dhe lindja e emocioneve të tjera” Pas 1 ore – 1 ore…
Sonia Amairani Núñez, rreth të 20-ave, gjunjëzohet në trotuar dhe lutet që Erick Omar Diaz, të mos ndërrojë jetë. Dyshohet se ngjarja e rëndë ndodhi brenda një moteli meksikan të dielën në mëngjes. Por, pas plagosjes, Nunez duket se është penduar, teksa e thërret me fjalët: “Më falni dashuria ime, ju lutem mos vdis“, ndërsa partneri i saj i plagosur ishte shtrirë në tokë, duke “luftuar” me vdekjen. Fillimisht, Nunez doli nga moteli “Las Cascadas” në Iguala, një qytet në bregun meksikan të Paqësorit të Guerrero duke u përpjekur për të ndihmuar Diaz. Gjithashtu, i bënte thirrje njerëzve se ai…