Author: tirana

Teksa sot bëhen tre vite nga miratimi me konsensus të gjerë i reformës në drejtësi, ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi shkruan se nuk ia kishte marrë mendja askujt që pas kaq kohësh, nuk do të ishin ngritur institucionet e reja të drejtësisë. Ai nënvizon se vendimi i Gjykatës së Durrësit për njohjen e mandatit për kryetaren e Bashksisë, Valbona Sako, është fruti më i fundit i hidhur i kësaj reforme. Reagimi i plotë: ‎”Gezuar” 21 korrikun! Si sot tre vite me pare ne keto ore, kujtoj ecejaket frenetike ne mes te vapes se Tiranes, hyrje-daljet ne zyrat e Kuvendit, takime…

Read More

Kurrë s’është vonë për të mësuar gjëra të reja! Ndonëse “të thjeshta” në dukje, është shumë e rëndësishme të informohemi rreth gjithçkaje që konsumojmë dhe mirëmbajtjes së tyre. Përshembull, jemi të sigurtë se në frigoriferin tuaj tani, ka plot ushqime që s’e kanë vendin aty! Madje, po i prishni nëse i lini edhe më. Cilat janë këto ushqime?! Qepët: Zënë myk dhe squllen Salca pikante: Shumica prej tyre mund të ruhen në dollap deri në 3 vjet Borziloku: Fishket dhe absorbon aromat e mjedisit përreth Patatet: Bëheni si me rërë, gjë që ndikon në shijen e tyre Alkooli: Duhet ruajtur…

Read More

Sezoni i ri televiziv që do të nisë këtë shtator pritet të sjellë ndryshime të mëdha si në programacion, ashtu edhe tek moderatorët e ekranit. Disa prej tyre do të ndryshojnë televizion e të tjerë priten me emisione të reja të cilat janë ende surprizë për publikun. “Indeksonline” ka zbuluar se dy moderatorët, Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli shumë shpejt do t’i shohim së bashku me një program të ri televiziv. Dyshja do të zëvendësojë Dajana Shabanin dhe Besmir Metanin në programin “Ditë e Re” në “Ora News”. Megjithatë, ende nuk dihet nëse emisioni do të mbajë të njëjtin emër…

Read More

Ceremonia e Donald Trump në nder të 50 vjetorit të momentit kur njeriu i parë shkeli në Hënë ka bërë xhiron e rrjetit. Pasi zëvendëspresidenti Mike Pence përfundoi prezantimin e të pranishmëve, Trump bëri një fjalim të çuditshëm rreth hapësirës dhe sigurisë. “Udhëtimet tona përtej Tokës nxisin zbulime shkencore që përmirësojnë jetën tonë në mënyra të panumërta këtu”, tha Trump. “Në një moment në të ardhmen, ne do të shohim prapa dhe do të themi se si ia kemi dalë pa hapësirën? Hapësira do të na bashkojë me njëri-tjetrin. Mendoja se do ta bënte politika por do ta bëjë hapësira.”,…

Read More

Abuzimi seksual me të mitur po kthehet në një fenomen shqetësues. Në Shqipëri mungojnë të dhënat e sakta sesa raste të tilla ndodhin, por sipas një Studimi Epidemiologjik në Ballkan për Abuzimin dhe Neglizhencën e fëmijëve rezulton se 12% e fëmijëve shqiptarë janë viktima të ngacmimeve seksuale, ndërsa 5% e tyre viktimë e abuzimeve seksuale. Në gjysmën e parë të këtij viti nuk kanë munguar rastet tronditëse. Një ndër ta ishte pak ditë më parë në qytetin e Durrësit ku një 8 vjeçare u tentua të abuzohej seksualisht nga disa të rinj brenda ambienteve të shkollës, rasti në qytetin e…

Read More

Durrësi është sot për sot bregdeti më i frekuentuar, kjo falë kontratave të parapaguara që agjencitë e huaja kanë me disa struktura akomoduese. Hyrja në treg e disa hoteleve të reja ka rritur mesatarisht çmimet me 1-2 euro në këtë zonë gjatë këtij viti. Velipoja, nga ana tjetër, mbetet sot plazhi më i lirë në të gjithë Shqipërinë me çmime minimale, që nisin nga 25 euro për dhomat dyshe standarde. Dhërmiu dhe Jali ofrojnë çmime “të çmendura” deri në 300 euro nata për suitat. Për disa të huaj, si italianët, Shqipëria është ende e lirë, për shtetasit e Kosovës dhe…

Read More

Kinemaja, televizioni, bota e muzikës dhe kultura popullore në përgjithësi, kanë krijuar idenë se mashkulli i preferuar prej shumicës së vajzave është ai që ka shumë para, muskuj, etj. Por programet e sotme të celularëve që ofrojnë shërbime për njohje midis djemve e vajzave, krijojnë mundësinë e mbledhjeve të statistikave interesante, që nuk vërtetojnë pikërisht këtë mit. Ajo që është vënë re, djemtë që preferohen më shumë nga femrat, ose më mirë, që e kanë më të lehtë të krijojnë njohje me vajza në këto aplikacione, i përkasin më shumë pesë llojeve të mëposhtme. 1- Djemtë e mençur, jo thjesht…

Read More

Aktori i humorit Julian Deda është shumë aktiv në rrjetet sociale ku publikon foto dhe video nga përditshëmria. Ai ka treguar gjithmonë se është shumë i hapur dhe transparent me ndjekësit. Së fundmi Juli ka publikuar një foto me familjen e tij nga Shkodra. Aktori zbulon se stoli ku ata janë ulur është stoli ku është takuar për herë të parë me bashkëshorten e tij. Juli i kishte dërguar fëmijët atje për t’i njohur me këtë fakt, por reagimi i djalit nuk ishte ai që priste. “I them fëmijëve. “Eja dalim një foto tek ky stoli këtu. Është stoli ku…

Read More

Ambasadori i ri i Rusisë në Serbi, Aleksander Botsan-Kharchenko, nesër do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilit do t’ia dorëzojë një mesazh të presidentit rus Vladimir Putin, që ka të bëjë me Kosovën. Ambasadori rus, siç njofton gazeta serbe “Blic”, të hënën për herë të parë do ta takojë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, përcjell Telegrafi. Duke u thirrur në burime diplomatike, gazeta serbe shkruan se “Kharchenko do t’ia dorëzojë Vuçiqit një porosi urgjente të presidentit rus Vladimir Putin”. “Mesazhi ka të bëjë me Kosovën”, shkruan gazeta. Nga fillimi i karrierës së tij diplomatike, ambasadori i ri…

Read More

Nga të gjithë organizatat e botës, NASA padyshim është një prej më intrigueseve. Por ashtu si shumica e gjërave në botë, NASA ka disa sekrete të errëta që është më mirë të dihen. Nëse këto e bëjnë NASA-n më interesante apo më të frikshme, këtë vendoseni vetë. Ata e dinin që “Challenger” do të shpërthente Shpërthimi i Challenger në vitin 1986 tronditi botën. Ishim vetëkënaqur aq shumë me idenë e udhëtimit hapësinor, saqë të shihnim një anije kozmike që shpërthente në telecizion ishte gjë që as nuk e imagjinonim. Tragjedia ishte shumë e rëndë. Por më i keq është fakti…

Read More

“Dështim nuk do të thotë të rrëzohesh por të refuzosh të ngrihesh”, është shprehja që do i shkonte më përshtatë këtyre 14 VIP-ave shqiptarë që në jetën e tyre janë refuzuar, kanë dështuar, por sërish ja kanë dalë të ndjekin ëndrrën dhe të jenë sot të suksesshëm. Enca në The Voice Enca – Dikur këngëtarja konkurroi në “The Voice of Albania” por nuk u pranua. Ky refuzim nuk e ndaloi Encën të ecte përpara dhe t’i tregonte të gjithëve se mund t’ja dilte. Sot ajo konsiderohet si fenomen muzikor, këngët e saj arrijnë miliona shikime dhe është bërë e famshme…

Read More